Lorik Cana: Futbollist shqiptar

Lorik Agim Cana (lindur më 27 korrik 1983) është një ish-futbollist profesionist shqiptar.

Aktualisht është ambasador i Grassroots për futbollin e fëmijëve në Shqipëri, i emëruar nga Federata Shqiptare e Futbollit më 26 tetor 2017.

Lorik Cana
Lorik Cana: Karriera, Kombëtarja, Jeta personale
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLorik Agim Cana
Datëlindja (1983-07-27) 27 korrik 1983 (40 vjeç)
VendlindjaPrishtinë, RS Serbia, RSF Jugosllavia
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Mesfushor qëndre
Qëndër mbrojtës
Karriera me të rinjtë
1997–2000Dardania Lausanne
2000–2002Paris Saint-Germain
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2005Paris Saint-Germain69(2)
2005–2009Marseille122(6)
2009–2010Sunderland31(0)
2010–2011Galatasaray24(1)
2011–2015Lazio82(4)
2015–2016Nantes21(0)
Karriera ndërkombëtare
2003–2016Shqipëria93(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Cana luajti në divizionet më të larta të Francës, Anglisë, Italisë dhe Turqisë, duke përfaqësuar Paris Saint-Germain, Sunderland, Galatasaray, Lazio, FC Nantes dhe Olympique de Marseille, si dhe kombëtaren shqiptare për të cilin ai mbajti rekordin e paraqitjes për lojtarin më të luajtur në Shqipëri të të gjitha kohërave, me 93 paraqitje që nga debutimi i tij më 2003 deri në pensionimin e tij më 2016. Ai luante kryesisht si mesfushor mbrojtës dhe qendror, por më vonë kaloi në qendërmbrojtës. Ai mori pjesë në kompeticionin e parë të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, UEFA Euro 2016 të zhvilluar në Francë.

Në moshën 16-vjeçare, Cana u ftua në Arsenal për një provë, por nuk arriti të merrte pjesë sepse iu mohua viza britanike. Ai e filloi karrierën e tij të klubit duke luajtur për Paris Saint-Germain, përpara se të nënshkruante me rivalët Olympique de Marseille në 2004, të cilin e vazhdoi si kapiten. Në vitin 2009, Cana bëri debutimin e tij në ligë për Sunderland, duke u bërë lojtari i parë me origjinë shqiptare që luan në Premier League. Më vonë ai iu bashkua Galatasaray, klubi më i suksesshëm turk i futbollit. Dy vjet më vonë, Cana nënshkroi për klubin italian të Serie A Lazio ku kaloi katër vjet. Në vitin 2015, Cana u kthye në Francë, ku filloi karrierën e tij, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Nantes.

Cana kishte të drejtë të luante për Shqipërinë, Zvicrën ose Francën, pasi kishte të tre pasaportat. Ai zgjodhi Shqipërinë dhe bëri debutimin e tij ndërkombëtar në qershor 2003, në moshën 19-vjeçare. Cana është lojtari më i luajtur në Shqipëri i të gjitha kohërave me 93 paraqitje ku u emërua kapiten në vitin 2011. Pas përfundimit të UEFA Euro 2016 Cana njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.

Karriera

Karriera e hershme

Babai i tij e frymëzoi Lorikun që të bëhej futbollist. Në vitin 1997, ai bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadrër amatore e krijuar nga komuna shqiptare e Lozanës, që si trajnerë kishte babain e Lorikut. Ai luajti te Dardania deri në vitin 2000, ku më pas firmosi me klubin francez të Paris Saint-Germain.

Paris Saint–Germain

Ai ishte i ftuar për një provë nga skuadra angleze Arsenal në moshën 16 vjeçare, por nuk mundi dot të bashkoheshe sepse nuk iu dha viza britanike. Te Paris Saint-Germain, ai shpenzoi tre vite karrierë në divizionet e ndryshme franceze. Cana më në fund bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2003, dhe që atë herë, ai u bë lojtar i skuadrës së parë. Gjatë sezonit 2003–04, ai luajti 34 ndeshje dhe shënoi një gol, me skuadrën e tij që fitoi Coupe de France dhe përfundoi i dyti në Ligue 1, duke bërë një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Sezonin tjetër, Cana luajti 32 ndeshje dhe shënoi një gol. Në debutimin e tij për Parisin, ai u shpall lojtari i ndeshjes.

Marseille

Ndërkohë, në fillim të sezonit 2005-06, Paris Saint-Germain ndryshoi trajner dhe kjo gjë nuk ishte në avantazh të Canës. Kjo gjë bëri që ai të transferohej në jug të Francës, për tu bashkuar me klubin më të suksesshëm në historinë franceze, Marseille. Që kur u bashkua me Marseillen, ai forcoi vendin e tij në formacionin e parë, duke shënuar edhe golin e fitores në ndeshjen e parë midis Marseilles dhe ish–klubit të tij (Paris Saint-Germain). Ai gjithashtu u bë dhe kapiten pas largimit të ish–kapitenit Habib Beye tek skuadra e Newcastle United gjatë verës së vitit 2007.

Cana u largua nga klubi për të transferuar te klubi i Premier Ligës, Sunderland në gusht 2009. Duke luajtur për Marseillen, Cana kishte realizuar ëndërrën e tij të fëmirisë. Ndërkohë, gjatë katër viteve te Marseille, ai dështoi të fitonte ndonjë trofe. Një sezon pas largimit të tij, skuadra fitoi Ligue 1 dhe Coupe de la Ligue.

Sunderland

Më 24 korrik 2009, Cana u bashkua me Sunderland duke firmosur një kontratë katër vjeçare me një pagë pesë milion £. Ai e mori shumë shpejtë shiritin e kapitenit pasi ju dorëzua nga Steve Bruce, edhe pse më vonë Bruce deklaroi se akoma nuk ishte vendosur se kush do të ishte kapiten i skuadrës. Më 15 gusht, Cana bëri debutimin e tij me Sunderlandin duke kontribuar me një performancë fantastike me skuadrën e tij që fitoi me rezultatin 1–0 kundër Bolton Wanderers. Ai u emërua si kapiten i skuadrës për sezonin 2009–10 më 3 shtator. Në fund të sezonit 2009–10, ai ishte një nga lojtarët kyç për Sunderlandin. Ai u bë lojtari i parë shqiptarë që luan në Premier Ligë.

Galatasaray

Më 8 korrik 2010, Cana u bashkua me klubin turk Galatasaray për një shumë prej 4.5 milion €. Ai firmsoi një kontratë katër vjeçare me një pagë dy milion € në sezon + bonuset bazuar në paraqitjet e tij gjatë sezonit. Qëndrimi i tij te Galatasaray u pengua nga një dëmtim prapa mesit të sezonit. Cana dështoi të tregonte vetën dhe të linte gjurmë në Turqi, por gjithsesi ai ishte i preferuari i tifozëve për shkak të elasticitetit të tij në fushë.

Lazio

Më 3 korrik 2011, Cana firmosi me klubin italian Lazio, duke u bërë blerja e pestë në atë merkato për klubin, pas mbërritjeve të Miroslav Klose, Djibril Cissé, Senad Lulić dhe Abdoulay Konko. Ai u mor si një shkëmbim për 50% të të drejtave të portierit Fernando Muslera, i cili shkoi te Galatasaray. Galatasaray pagoi një shumë shtesë 6.75 milion € te ish klubi i tij, Montevideo Wanderers, e cila zotëronte 50% e të drejtave të mbetura të portierit. Gjithashtu për Canën, Lazio pagoi 6.75 milion €.

Cana bëri debutimin e tij me klubin më 21 shtator 2011 në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Cesenës, ku ai hyri në fushë si zëvëndësues në minutën e 87 në vend të mesfushorit Cristian Brocchi. Ai shënoi golin e parë me Lazion më 10 dhjetor 2011 në fitoren 3–2 kundër Lecces, pasi ai hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Giuseppe Biavës. Pasi pësoi disa dëmtime gjatë sezonit, më 31 janar 2012, Lazio konfirmoi se Cana do të qëndronte jashtë fushave të lojës për gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në stërvitje. Pasi u rikthye nga dëmtimi, Cana filloi shpejt për të rikuperuar formën e tij. Me lojtarët e Lazios që dëmtoheshin shpesh, Cana mori shancin e tij dhe u vendos në mesfushë. Kjo lëvizje rezultoi e goditur pasi Cana zhvilloi performanca fantastike në atë pozicion, duke shënuar një gol nga 25 metra në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Atalantës më 6 maj 2012, duke mbajtur shpesat gjallë për një kualifikim në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër. Ai e përfundoi sezonin e parë me Lazion duke luajtur 15 ndeshje në Serie A, me Lazion që e mbylli në vendin e katërt.

Cana filloi sezonin e tij të dytë me Lazion në ndeshjen hapëse të Serie A për sezonin 2012–13 kundër Atalantës më 26 gusht 2012, e cila përfundoi me fitoren 1–0, ku Cana luajti vetëm gjashtë minutat e fundit pasi zëvëndësoi Álvaro Rafael González. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar për sezonin e ri në barazimin 1–1 kundër Torinos më 31 tetor, ku ai luajti në të gjithë ndeshjen. Më 23 shkurt 2013, Cana ishte zgjedhur nga UEFA në formacionin më të mirë të javës pas performancës së tij në raundin e 16 të Ligës së Europës, ku Lazio mposhti me rezultatin 2– gjermanët e Borussia Mönchengladbach; ai ishte vendosur si qëndër mbrojtës. Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2012–13, ai i luajti të gjitha ndeshjet si titullar. Ai e përfundoi sezonin 2012–13 duke luajtur 24 ndeshje në ligë, 5 ndeshje në Coppa Italia dhe 9 ndeshje në Ligën e Europës.

Në sezonin 2013–14 në Serie A, Cana shënoi golin e parë më 24 nëntor 2013, një gol që shpëtoi Lazion nga humbja kundër Sampodrias jashtë fushe. Ai shënoi golin e barazimit në minutën e 94të. Ai shënoi golin e dytë të sezonit më 3 Mars 2014 në fitoren 1–0 jashtë fushe kundër Fiorentinës; Cana shënoi një gol spektakolar me rrofeshatë pas vetëm katër minutave lojë duke i dhuruar tre pikë skuadrës së tij.

Kombëtarja

Cana kishte të drejtë të luante me tre kombëtare (Zvicra, Shqipëria & Franca), pasi i kishte të tre pasaportat. Cana ka qënë pjestar i kombëtares shqiptare që nga viti 2003, pasi u thirr nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai e pranoi thirrjen dhe bëri debutimin e tij me kombëtaren më 11 qershor, që në moshën 19 vjeçare.

Jeta personale

Loriku është djali i futbollistit të pensionuar Agim Cana. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës në Kosovë te skuadra e Prishtinës. Për shkak të luftës në Kosovë, Loriku dhe familja e tij u larguan për të shkuar në Lausanne, ku qëndruan për nëntë vite. Në një intervistë, Cana ka deklaruar se arkeologjia është një nga interesat e tij më të mëdhaja dhe se ai ka në plan për të punuar në fushën Albanologjik pas karrierës së tij të futbollit, pasi ndjek një diplomë universitare në Histori. Ne 23 shtator 2016 ai u be baba per here te pare.

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 6 tetor 2013

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Paris Saint-Germain 2002–03 3 0 - - - - - - 3 0
2003–04 32 1 - - - - - - 32 1
2004–05 32 1 - - - - 6 0 38 1
2005–06 2 0 - - - - - - 2 0
Total 69 2 0 0 0 0 6 0 75 2
Marseille 2005–06 28 3 - - - - 8 0 36 3
2006–07 33 2 - - - - 5 0 38 2
2007–08 34 2 - - - - 9 0 43 2
2008–09 27 1 - - - - 3 1 30 2
Total 122 8 0 0 0 0 25 1 147 9
Sunderland 2009–10 31 0 - - - - - 31 0
Total 31 0 0 0 0 0 0 0 31 0
Galatasaray 2010–11 24 1 4 0 0 0 3 0 31 1
Total 24 1 4 0 0 0 3 0 31 1
Lazio 2011–12 15 2 0 0 0 0 6 0 21 2
2012–13 19 0 4 0 - - 8 0 31 0
Total 34 2 4 0 0 0 14 0 51 2
Karriera në total 280 13 0 0 0 0 48 1 335 14

Kombëtarja

Kombëtarja Shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2003 6 0
2004 5 0
2005 8 1
2006 4 0
2007 6 0
2008 6 0
2009 6 0
2010 6 0
2011 6 0
2012 7 0
2013 5 0
Total 70 1

Golat me kombëtaren shqiptare

# Data Vendi Kundërshtari Golat Rezultati Kompedicioni
1. 17 August 2005 Stadiumi Qemal Stafa, Tirana, Shqipëria Lorik Cana: Karriera, Kombëtarja, Jeta personale  Azerbajxhani 2-1 Fitore Ndeshje Miqësore
Redaktuar më 7 tetor 2013

Shiko

  • Futbollist shqiptar në botë

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Lorik Cana KarrieraLorik Cana KombëtarjaLorik Cana Jeta personaleLorik Cana StatistikatLorik Cana ShikoLorik Cana ReferimeLorik Cana Lidhje të jashtmeLorik Cana198327 korrikFederata Shqiptare e Futbollit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lasgush PoradeciMuzika shqiptareAcidet dhe BazatHekuriHidrografia e ShqipërisëRobert NdrenikaPula (shpend)TeatriMetodat e mësimdhëniesKanuni i Lekë DukagjinitLigjiTrashëgimia kulturoreLuigj GurakuqiNjerëz dhe FateHimni i FlamuritADHDDëboraËLigjet e NjutonitKoloseumiNdërtimi i brendshëm i TokësNeptuniPërmbytjaMbiemriFunksionet trigonometrikeNdotjaBakteriProblem globalPranveraPeshkopiaQeni i SharritFjalë të urtaPyjet tropikaleInjorancaOrkideaKalaja e PetrelësFadil NimaniRajoni JuglindorZorra e hollëLista e presidentëve të ShqipërisëRilindja Kombëtare ShqiptareSarandaRrezet ultravjollcëSkizofreniaTrombocitiEgjipti24 PrillDiarrejaDante AligieriKundrinori-kryefjala-kallëzuesiAstronomiaReal Madrid C.F.SokratiAgim RamadaniQarku elektrikLëvizjaShtatë mrekullitë e botës së lashtëTurqiaDreriPërrallaSeksi oralLiqeni i PrespësNënrajoni VerilindorLista e festave në KosovëEklipsiAventurat e Tom SojeritMetaletTurizmi në ShqipëriVajguriShpataKoço GliozheniHistoria e futbollit shqiptarKultura në KosovëQershiaLufta e Dytë BotëroreThethiNatriumi🡆 More