Lojërat Olimpike Dimërore 2006

Lojërat olimpike dimërore 2006 në Torino ishte edicioni i XX i tyre ishte zhvillua nga data 10 shkurt deri më 26 shkurt 2006 në Torino dhe në 8 qytete të tjera të krahinës së Piemontes.

Nga 10 deri më 19 mars u zhvilluar dhe edicioni i nëntë i Paraolimpiades. Lojërat e fundit dimërore janë zhvilluar në Salt Lake City ndërsa për herë të fundit në Itali në 1956 në Kortina D’Ampeco.

Gjatë zgjedhjes për edicionet e viteve 1998 dhe 2002 kishte pasur shumë debate mbi korrektuesin ne procesin e votimit. Skandalet e korrupsionit kishin përfshire dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ashtu që u pa e drejte krijimi i një sistemi te ri votimi sipas te cilit :

Më 19 qershor 1999 pas kryerjes se votimit komiteti olimpik zgjodhi Torinon si organizator te Lojërave Olimpike Dimërore për vitin 2006. Qyteti italian verior mori 53 vota kundër 36 të kandidaturës tjetër që ishte qyteti i Sion-it, Zvicër.

Janë 65 vendet, impiante sportive, infrastruktura te ndryshme, fshatë olimpike për atletet dhe media. Vetëm ne qytetin e Torinos janë ndërtuar dy salla te reja dhe janë rikonstruktuar 4 ambiente ku do te zhvillohen ndeshje hockey apo gara patinazhi. Për komitetin organizativ te këtyre lojërave detyra nuk ka qenë gjithnjë e thjeshtë. Punimet janë ndërprere shpesh nga shoqata te ndryshme ambientaliste te cilat ne fillim te këtij viti themeluan dhe “Comitato Nolimpiade” (Komitetin Jo-Olimpiada).

Ne këto lojëra do te jene te pranishëm 85 Komitete Olimpike Kombëtare midis te cilave është për here te pare ne historinë e saj edhe Shqipëria. Skiatori ynë Erion Tola ka arritur kualifikimin duke kapur normat olimpike dhe ne Torino do te garoje ne Sllallomin Gjigant dhe atë Supergjigant.

Ekzistenca e lojërave olimpike ka çuar ne lindjen e dy betimeve atë te gjyqtareve dhe te atleteve.

Betimet olimpike

Betimi olimpik i atleteve është shkruar nga Pier dë Kubertë’ (Pierre de Coubertin), dhe është përdorur për herë të parë në Lojërat e vitit 1920 të zhvilluara në Anversa (Antverpen). Në 1920 teksti i betimit u lexua nga sportisti belg Viktor Boin (Victor Boin). Aty thuhej :

Betohemi se do te marrim pjese ne Lojërat Olimpike, me një shpirt kalorësiak, për nder te vendit tone e për lavdi te sportit.

Disa vite me vone, "BETOHEMI" u zëvendësua nga "PREMTOJMË" ndërsa "VENDIT" nga "SKUADRA". Me rastin e Olimpiadës se vitit 2000 qe u zhvillua ne Sidnei, për shkak dhe të çështjeve te dopingut u shtua teksti i betimit olimpik te atleteve.

Betimi i atletit aktualisht është

Në emër të të gjithë sportistëve, premtoj se do te marrim pjese ne këto Lojëra Olimpike duke mbajtur parasysh rregullat dhe duke respektuar ato, për te ruajtur shpirtin e vërtete te sportivitetit, për një sport pa doping, pa drogë, për lavdi te sportit e për nder te skuadrave tona.

Betimi i gjyqtareve u përdor për here te pare ne Olimpiadën e 1972 ne Munih. Ai sot është : Ne emër te te gjithë gjyqtareve dhe zyrtareve te garave, premtojmë se ne këto Lojëra Olimpike do te përmbushim detyrat tona me paanshmëri te plote, duke mbajtur parasysh rregullat dhe duke respektuar ato për te ruajtur shpirtin e vërtete te sportivitetit.

Flaka Olimpike

Flaka Olimpike e Olimpiadës se Torinos u ndez ne qytetin e Olimpia, ne Greqi, me 27 nëntor te 2005 me ceremoninë tashme te zakonshme qe paraprin çdo zhvillim te Lojërave Olimpike qofshin këto dimërore. Flaka ndodhet ne altarin e tempullit te Estia-s, kalon përpara monumentit te Pier dë Kubertë’ (Pierre de Coubertin).

Flaka ka shkuar ne Itali me 8 dhjetor. Tedofori i pare për flaken e lojërave dimërore te Torinos ishte Presidenti i Italisë Carlo Azeglio Ciampi i cili pas një ceremonie te mbajtur ne sheshin Kuirinale (Quirinale) ja dorezoi ate, Stefano Baldini-it. Pasi te ketë qarkulluar ne shume qytete italiane ne shkurt te 2006, do te ndizet dhe pishtari i madh Olimpik. Ceremonia e rastit do te zhvillohet ne Stadiumin Bashkiak te Torines qe për shkak te Lojërave ka marre emrin Stadiumi Olimpik.

Pishtari Olimpik

Pishtari olimpik, është prej çeliku dhe ka formën e një ski-je. Ajo është e gjate 77 cm e gjere 10,5 cm, ndërsa peshon 1,9 kg. Nga jashtë është lyer me një boje te veçante qe mundëson rezistence te madhe termike qe shkon nga -20 °C deri 25 °C. Pishtari ka një autonomi prej 15 minutash dhe mund te funksionoje deri ne 5.000 m lartësi. Flaka e tij ushqehet nga një përzierje hidrokarburesh (40 % propilen, 60 % butan) qe ndodhet brenda pishtarit ne një lloj bombole prej alumini.

Disa te dhenë interesante qe kane te bëjnë me Lojërat Olimpike Dimërore qe do te zhvillohen vitin e ardhshëm ne qytetin e Torinos.

  • 17 janë ditët qe ky eveniment do te zgjasë : 10 deri 26 shkurt;
  • 15 janë disiplinat : biatlon, bob, kombinimi nordik (ecje dhe hedhje me ski), kurling, stil i lire snoubord, hokei ne akull, patinazh artistik, gara shpejtesie ne akull, hedhje me ski, ski alpin, maratone me ski, short track, skeleton, gara me slite, gara ne snowboard.

7 qytete do të presin ekipet olimpike, ku do të zhvillojnë garat: Torino, Bardonekia, Kazana, Pinerolo, Praxhelato, Soz d'uls, Sestrie.

3 janë fshatrat olimpike qe do te presin atletët pjesëmarrës (Torino, Bardonekia e Sestriere).

85 komitete olimpike kombëtare do të ndjekin nga afër Lojërat Olimpike "Torino 2006".

84 janë titujt qe do te jepen ne 17 ditët e këtij aktiviteti.

2.500 është numri i atleteve do të përfaqësojnë vendet e tyre në 15 disiplinat e Lojërave Olimpike Dimërore.

2.300 është numri i përfaqësuesve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, komiteteve olimpike kombëtare dhe federatave qe do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të lojërave.

650 janë gjyqtarët do t'i gjykojnë garat ne 15 disiplinat sportive.

10.000 përfaqësues të mediave nga gjithë bota do të transmetojnë ngjarjen më të rëndësishme të vitit, Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006".

1 milion mendohet te jete numri i spektatorëve qe mendohet se do ta ndjekin nga afër zhvillimin e lojërave. 1,7 miliardë euro është shifra e investuar për këto lojëra.

Tags:

Lojërat Olimpike Dimërore 2006 Betimet olimpikeLojërat Olimpike Dimërore 2006 Flaka OlimpikeLojërat Olimpike Dimërore 2006 Pishtari OlimpikLojërat Olimpike Dimërore 200610 Mars10 shkurt19 mars1956200626 shkurtItaliLojërat olimpikeSalt Lake CityTorino

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Plazma e gjakutRiciklimiBakriIsmail KadareDita e Shën GjergjitGjyste VulajItaliaLëvizjaBajram CurriKonferenca e Londrës (1912–1913)Mbreti Zogu IArmët e SkënderbeutBeteja e KosovësMasakra e TivaritPubertetiKundrinoriHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Andon Zako ÇajupiPranveraMëlçiaBarnatBeni ecën vetëDritëro AgolliRilindja Kombëtare ShqiptareTumori i truritGjeografia e ShqipërisëFizikaSali BerishaMuzika shqiptareADNEnergjia dielloreFeminizmiNdajfoljaKosova dhe bukuritë e sajSinjalet rrugore në ShqipëriLista e fiseve ilirePashallëku i ShkodrësJustiniani IRelieviButrintiAnton PashkuLetraDitar (Anne Frank)Sistemi i frymëmarrjesAutobiografiaADHDLetërsia shqipeDramaEnergjia elektrikeLogopediaAeroporti i PrishtinësFacebookProteinaAli Pashë TepelenaPedagogjiaGjenerali i ushtrisë së vdekurFeja në ShqipëriKanceriAzotiViolinaShqiponjaEgjiptiLetërsia e vjetër shqiptareLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësAlfabeti shqipKompjuteriDante AligieriPejgamberët në IslamShahuBarack ObamaMerkuri (planet)BullizmiPula (shpend)IlirëtBimësiaZvarranikëtHistoria e DurrësitElefanti afrikan🡆 More