Lojërat Olimpike Antike

Lojërat olimpike antike (greqishtja e lashtë: Ὀλυμπιάς - Olympias Olimpiada) fillimisht ishin një festival, ose festë për nder të Zeusit; ndërsa aktivitetet si gara në ecje, vrapim dhe ndeshjet e mundjes u shtuan më vonë.

Lojra Olimpike Antike ishin një seri garash atletike midis përfaqësuesve të qyteteve-shteteve dhe një prej Lojërave Panelenike të Greqisë antike. Ato u mbajtën për nder të Zeusit, e ku grekët u dhanë atyre një origjinë mitologjike . Olimpiada e parë datohet tradicionalisht në 776 para Krishtit. Ato vazhduan të festoheshin edhe kur Greqia ra nën sundimin Romak, derisa perandori Theodosius I i ndaloi ato në vitin 393 si pjesë e fushatës për të imponuar krishterimin si fe shtetërore të Romës. Lojërat (olimpiadat) mbaheshin çdo katër vjet, duke u bërë një njësi e kohës në kronologjitë historike. Lojerat olimpike perbenin manifestimin me madheshtor te grekeve te lashte*

Lojërat Olimpike Antike
Palaestra e Olimpisë, një vend kushtuar stërvitjes së mundësve dhe atletëve të tjerë

Historiku

Lojërat Olimpike Antike 
Olimpia antike (Përshtypjet e një artisti)

Për Grekët e lashtë, ishte shumë e rëndësishme që Lojërat Olimpike të rrënjoseshin në mitologji. Gjatë kohës së lojërave antike, origjina e tyre u atribuohej perëndive gjersa legjendat flisnin se kush ishte në të vërtetë përgjegjës për gjenezën e lojërave.

Këto tradita të origjinës janë bërë gati të pamundura për t'u zhvendosur, megjithatë ato kanë prezantuar një kronologji dhe modele të tilla që ndihmojnë njerëzit të kuptojnë historinë që qëndron pas lojërave olimpike.

Gjatë festimit të lojërave, miratohej një armëpushim olimpik në mënyrë që atletët të mund të udhëtonin nga qytetet e tyre në lojëra në mënyrë të sigurt. Çmimet për fituesit zakonisht ishin kurora me gjethe ulliri ose diçka e ngjashme. Lojërat u bënë një mjet politik i përdorur nga qytetet-shtete për të mbrojtur dominimin ndaj rivalëve të tyre. Politikanët do të shpallnin aleancat politike në kohën e lojërave, ndërsa në kohë lufte, priftërinjtë do të ofronin flijime perëndive për fitoren. Lojërat u përdorën gjithashtu për të ndihmuar në përhapjen e kulturës helene në të gjithë Mesdheun. Në Lojërat Olimpike organizoheshin festime me karakter fetar. Statuja e Zeusit në Olimp llogaritej si një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Skulptorët dhe poetët do të mblidheshin në secilën olimpiadë për të shfaqur veprat e tyre të artit te klientët e mundshëm.

Lojërat Olimpike Antike kishin më pak aktivitete sesa lojërat moderne, dhe vetëm meshkujt grekë të lindur të lirë lejoheshin të merrnin pjesë, edhe pse kishte pronarë të qerreve mund të ishin edhe gratë. Për sa kohë që ata plotësonin kriteret e hyrjes, atletët nga çdo qytet-shtet ose mbretëri greke lejoheshin të merrnin pjesë, megjithëse Hellanodikai, zyrtarët në krye të organizimit, mbretin Aleksandër I të Maqedonisë, e lejuan të merrte pjesë në lojëra vetëm pasi kishte provuar prejardhjen e tij greke. Lojërat u mbajtën gjithnjë në Olimp e jo duke lëvizur midis lokacioneve të ndryshme siç është praktika me Lojërat Olimpike moderne. Fitorët në Lojërat Olimpike u nderuan dhe bëmat e tyre u kronikuan për gjeneratat e ardhshme.

Pjesmarrës në këto organizime kanë qenë edhe atletët nga qytetet dhe koinonet ilire.

Shih edhe

Literatura

Shënime

Tags:

Lojërat Olimpike Antike HistorikuLojërat Olimpike Antike Shih edheLojërat Olimpike Antike LiteraturaLojërat Olimpike Antike ShënimeLojërat Olimpike AntikeAtletikaGreqia e lashtëGreqishtja e lashtëMitologjia GrekePerandoria RomakePolisiTeodosi IZeusi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kristofor KolombiMetodat e kërkimitTurizmiÇrregullimi bipolarBakteriEzaniPylliQeniFieriLista e lumenjve në ShqipëriNikola KopernikuLënda djegëse fosileUjkuGjirafaKundrinoriGjeniDrini i BardhëTargat e automjeteve të KosovësVeshkaMuzika popullorePedagogjiaSyri i kaltër, DelvinëJustiniani IEgla CenoFoljaBiologjiaItaliaLidhëzat në gjuhën shqipeLista e liqeneve në ShqipëriTruriBeteja e KosovësËHolokaustiStema e ShqipërisëPrincesha ArgjiroPitagoraAkiliEvropa VerioreTemperaturaMaqedonia e VeriutBimët me farëAlkooliVitamina ELista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëPejgamberët në IslamFlamuri i ShqipërisëSkënderbeuPranveraHistoria e ShqipërisëVitamina B12Kalaja e ElbasanitLasgush PoradeciSlloveniaGjergj FishtaKalaja e KrujësDafina Zeqiri (këngëtare)NarcisizmiSuediaMargarita TutulaniBosnja dhe HercegovinaAli Pashë TepelenaGrupet e gjakutFan NoliShpikje te ndryshmeBashkimi SovjetikLufta e KosovësPerandorët IlirëFloraShpallja e Pavarësisë së KosovësDemokraciaVideosexVitamina CEkrem KryeziuGjakuQeni i SharritBurimet natyrore të KosovësRomaUltësira Perëndimore e ShqipërisëAnemia🡆 More