Korja e Tokës - litosfera (litos-shkëmb,sphaira-sferë) ka trashësi të ndryshme: është më e trashë në pjesën kontinentale (korja kontinentale) rreth 70 - 100 km dhe më e hollë në pjesën nën oqean (korja oqeanike) rreth 5-8 kilometra.
Trashësia mesatare e litosferës është rreth 70 km, në pjesën kontinentale ku gjendet male të larta, ka vende që trashësia është më e madhe.
Korja kontinentale përbëhet nga silici, alumini, natriumi etj., ndërsa korja oqeanike nga silici, magnezi, hekuri etj.
Litosfera, (Korja e Tokës) - ( nga gre. litos-shkëmb) paraqet mbështjellësin e jashtëm të ngurtë me trashësi mesatare afro 70 km. Shprehja “kore” ka burimin nga hipoteza kozmogjene e disa mendimtarëve, sipas të cilëve Toka është krijuar nga një materie e zjarrtë, me ftohjen e së cilës u formua shtresa e ngurtë. Dallohen dy tipa të Korës së Tokës:tipi kontinental dhe oqeanik.
Tërësia e masës së fortë të planeti Tokë është litosfera , mirpo organizmat e gjallë e shfrytëzojnë vetëm një pjesë të vogël të saj.Në biosferë është kyçur pjesa sipërfaqësore, në të cilën jetojnë kafshët dhe bimët tokësore, dhe shtresa e dheut e cila përfshin disa metra nën sipërfaqen e tokës.Vetëm rrënjët e disa bimëve zhvillohen në thellësi prej disa dhjetra metrash në kërkesë për jetë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Litosfera, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.