Lidhja E Lezhës

Lidhja e Lezhës ka qenë një aleancë ushtarake që u themelua në Lezhë, asokohe territor venedikas, më 2 mars 1444, me Skënderbeun si kryeprijës të prijësve krahinor arbëror dhe zetas (serb apo malazezë) të bashkuar kundër Perandorisë Osmane.

Lidhja e Lezhës
1444–1479
Coat of arms e Lidhja e Lezhës
Stema
Location of Lidhja e Lezhës
GjendjaPrincipatë
Gjuhët e zakonshmeArbërishtja
Besimi
Qeveria
Lloji i qeverisjesPrincipatë
Zoti i Arbërise 
• 1444–1468
Gjergj Kastrioti
• 1468–1479
Lekë Dukagjini
Epoka historikeMesjeta
• Themeluar
1444
• Shpërbërë
1479
Të dhëna të tjera
Pasuar nga
Perandoria Osmane Lidhja E Lezhës


Anëtarët kryesorë të besëlidhjes ishin Arianitët, Balshajt, Muzakajt, Spanët, Zahariajt dhe Gjurashët. Barleti e quan generalis concilium ose universum concilium (këshilli i përgjithshëm); termi "Besëlidhja e Lezhës" u farkëtua nga historianët e mëpasëm.

Sfondi historik

Pas vdekjes së perandorit serb Stefan Dushanit më 1355, manjatët arbërorë vendosën zotërimet e tyre. Kur fuqitë osmane hynë në Arbëri, iu përshfaqën principata të vogla të përfshira në beteja të vogla njëra me tjetrën. Beteja e parë kundër fuqive osmanëve në Arbëri u krye nga Balsha II, zot i Zetës, kur një tjetër zot feudal arbër, Karl Topia, i ftoi osmanët që mposhtën dhe vranë Balshën II në betejën e Savrës që ngjau më 18 shtator 1385.

Pasi u vendos në Ballkan pa shumë kundërshtim nga fisnikët e krishterë, Perandoria Osmane ra në luftëra të brendshme. Shumë prej fisnikëve vendas nuk e shihnin si fuqi armike dhe vijonin të luftonin mesvete. Madje bullgarët, hungarezët dhe serbët e ndihën Sulltan Mehmedin I të ngadhënjente ndaj të vëllait në konfliktin që kishin. Pasi lufta civile osmane u mbyll me fitoren e Mehmedit, trupat e tij i morën Krujën më 1415 prej Topiajve, Beratin më 1417 prej Muzakajve, po atë vit Vlorën dhe Kaninën prej vejushës së Balshës III dhe Gjirokastrën më 1418 prej Zenebishëve. Disa zotër arbër ngritën krye në vitet 1432-1436.

Pas viteve shërbimi në radhët osmane, më 1443 Skënderbeu dezertoi nga beteja e Nishit. Me të marrë Krujën, hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë. Me ndihmën e tyre Skënderbeu çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë. Në veri të zotërimeve të Kastriotëve shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve, të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve dhe të Gjurashëve, kurse në jug ishin zotërimet e Arianitëve, të Topiajve, të Gropajve dhe të Muzakajve.

Përbërja

Besëlidhja e Lezhës u themelua më 2 mars 1444, fisnikët pjesëmarrës qenë:

Delegatë venedikas qenë të pranishëm në mbledhje. Aleanca ushtarake u përbë nga zotërit feudalë të Arbërisë, e cilësuar sipas Georges Castellan "një aleancë e pasigurt". Skënderbeu u zgjodh kryetar dhe komandanti në fuqi i forcave të kombinuara që numronin rreth 8,000 luftëtarë. Të gjithë zotërit feudalë kishin zotërimet dhe punët e brendshme të pacënuara; "Skënderbeu nuk kishte tagër të ndërhynte në çështjet e brendshme të zotërimeve të fisnikëve të tjerë", por ishte komandant i përgjithshëm ushtarak, duke vepruar si primum inter pares. E nisur dhe e organizuar nën patronazhin e Republikës së Venedikut, përmes traktateve, besëlidhja kaloi nën Alfonsin V, me Skënderbeun si kapidan i përgjithshëm.

Historia

Forcat e aleancës korrën fitore kundër osmanëve në Torvioll (1444), Mokër (1445), Otonetë (1446), Oranik (1448), humbën në Svetigrad (1448) dhe fitore në Krujë (1450). Më 1447-48, Skënderbeu nisi disa pretime ndër fshatrat arbërore në zotërimet venedikase, ku u përplas me Dukagjinët, që mbronin Venedikun. Lufta kundër tyre pushoi më 4 tetor 1448, kur Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini nënshkruan një traktat paqeje me Venedikun, i cili do të mbante zotërimet e veta në Arbëri, përfshi Danjën, nën kushtet që Fort e Kthjellta t'u paguante një shumë vjetore prej 1,400 dukatesh dhe disa anëtarë të Besëlidhjes do të gëzonin privilegje të caktuara tregtare, etj.

Trashëgimia

Lidhja e Lezhës çmohet si pikënisje e krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar nga Skënderbeu. Sipas historianit rumun Francisc Pall, si shumë ndodhi të tjera mbi historinë e Skënderbeut, edhe të dhënat e Lidhjes duhet të konsiderohen fantazira të Biemmit.

Referime

Literatura

Tags:

Lidhja E Lezhës Sfondi historikLidhja E Lezhës PërbërjaLidhja E Lezhës HistoriaLidhja E Lezhës TrashëgimiaLidhja E Lezhës ReferimeLidhja E Lezhës14442 MarsLezhaMalazezëtPerandoria OsmaneSerbëtShqiptarëtSkënderbeuZeta

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Burimet natyrore të KosovësEli FaraLekë DukagjiniVenaIbrahim RugovaPerandoria MongoleEgjipti i lashtëEpoka para gjyqitShkollat e para shqipeCraig NewmarkAutobiografiaLista e presidentëve të ShqipërisëMësonjëtorja e KorçësVaso pashë ShkodraniBioteknologjiaAriDiskriminimiMatilda MakoçiAtlantidaKurban BajramiAristoteliTeatri në ShqipëriKlima e ShqipërisëDemografia e ShqipërisëPellazgëtMitozaLufta e Parë BotëroreRebelimi i vitit 1997Të drejtat e fëmijëveDelfiniMbipeshaRomeo VeshajAziaHalil BudakovaEkosistemiPërmbytjaZana e malitMartin Luther KingLeukocitDukuritë kapilareHarta e BotësDante AligieriQeni i SharritLufta e ÇanakalasëNënrajoni VerilindorStalaktitet dhe stalagmitetKalendari katoliko-romak i shenjtorëveShqipëriaMonarkia kushtetuesePerandoria OsmaneKlimaLëvizjaPenisi i njeriutShpikje te ndryshmeMitrush KuteliPankreasiHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Adi KrastaDurrësiLiqeni i PrespësZhurmat në veshSistemi operativDializaLidhëza bashkërenditëseTërmetiSyri i kaltër, DelvinëMigrenaEmblema e TiranësShumë zhurmë për asgjëVushtrriaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëKlitoriKostandin KristoforidhiVjosaTeorema e PitagorësLeonardo da VinçiLigjet e Njutonit🡆 More