Në gramatikë, lidhëza (shkurt L ose LIDH) është një pjesë e ligjëratës që lidh fjalë, sintagma ose klauza.
Termi shenjues i diskursit përdoret më së shumti për lidhëzat që bashkojnë fjalitë. Ky përkufizim mund të përputhet me atë të pjesëve të tjera të ligjëratës, kështu që ajo që përbën një "lidhëz" duhet të përcaktohet për secilën gjuhë. Në shqip një fjalë e dhënë mund të ketë disa kuptime, duke dalë herë si përemër, herë si lidhëz në varësi të sintaksës së fjalisë. Për shembull, "që" është një përemër lidhor në "ai që doli ishte student", por është një lidhëz në "ai doli që të tregonte se ishte student". Në përgjithësi, një lidhëz është një klasë gramatikore e pandryshueshme dhe mund të qëndrojë ose jo midis pjesëve që lidh.
Një lidhëz mund të vendoset edhe në fillim të një fjalie: "Por disa gjëra nuk kanë ndryshuar."
Lidhëzat bashkërenditëse, të quajtura edhe koordinatore, janë lidhëzat që bashkojnë, ose bashkërendojnë dy ose më shumë pjesë (fjalë, klauza kryesore ose fjali) me rëndësi të barabartë sintaksore. Lidhëza bashkërenditëse mund të jenë lidhëzat këpujore (shtuese), lidhëzat kundërshtuese, lidhëzat veçuese dhe lidhëzat përmbyllëse.
Ka 14 lloje lidhëzash 4 bashkërenditëse (shtuese, vecuese, kundërshtuese dhe përmbyllëse) dhe 10 nënrenditëse (ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore, mënyrore,kushtore, rrjedhimore dhe lejore).
- vendore dhe kohore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që, para se, posa që, që kur, që se, , sa herë (që), sa kohë (që), përpara se;
- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.
- qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që, me të vetmin qëllim që;
- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.
- mënyrore: si, siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse, etj.;
- kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.;
- rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;
- lejore: megjithëse, megjithëqe, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.
Lidhezat shtuese:as,dhe,edhe,ashtu,etj.
Lidhezat vecuese:a,apo,o,qofte,etj.
Lidhezat kundershtuese:kurse,megjithate,megjithkete,mirepo,ndersa,teksa,etj.
Lidhezat permbyllese:andaj,ndaj,pa,pra,prandaj,domethene,etj...
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Rrëfimet
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lidhëza, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.