Letërsia Gojore: Naim frasheri

Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore.

Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, mitologjike, kanonore, ndërnjerëzore dhe morale por ndonjëherë dhe përdoret dhe trillimi (zanat, orët, sibilat, etj). Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar një jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jetë ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht.

Vështrim

Letërsia gojore ka një periudhë historike shumë të gjatë. Fillimet e saj janë qe ne kohën e egërsisë kur njeriu ka pasur nevojë ti komunikoj tjetrit përvojën e fituar në luftë me kafshët apo natyrën dhe duke ua transmetuar të tjerëve ne fillim me gjeste e me vonë edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerrë veten në sipërfaqe prandaj dhe janë quajtur krijues anonim.

Të gjitha krijimet gojore i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e popullit për ta transformuar të keqen në të mirë, vuajtjen në lumturi, robërinë në liri, etj. Krijuesit popullor kanë një imagjinatë të bujshme dhe e paraqesin realitetin e kohës në mënyre besnike dhe përmes të kaluarës dhe të tashmes ndërtojnë vizionin për një të ardhme të mirë apo të lumtur.

Pasi që folklori bën pjesë në jetën e gjallë të popullit ai është ngushtë i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe kjo bën që shkenca e folkloristikës të këtë nevojë për disiplinat shkencore ndihmëse si në: etnografi-shkencë e mënyrës së jetesës së popullit, muzikologjinë-shkencë mbi kulturën e muzikës, ortografinë-shkenca mbi vallëzimin e popullit dhe dialektologjinë-shkenca mbi te folurin e popullit sidomos këngët lirike/epike.

Në këtë letërsi hynë krijimet si: legjendat, përrallat, gojdhënat, këngët, ninullat, gjëegjëzat, etj. Krijimtaria gojore ka lindur më herët sesa krijimtaria e shkruar. Asaj nuk i njihet autori. Në të vërtetë, secili krijim popullor ështe krijim i mendjes së një njeriu , por me kohë ai zakonisht shkon duke u plotesuar dhe duke u pershtatur varesisht nga mjedisi ku përhapet. Pra krijimtaria gojore nuk krijohet përnjëherësh nga turma, por duke u shtrirë gjithnjë e më gjerë dhe duke pësuar ndryshime, përshtatje dhe modifikime, ajo humb autorësinë e saj dhe bëhet krijim popullor. Madje në letërsinë gojore ekzistojnë edhe variantet e ndryshme të të njëjtit krijim, të njohura si motërzime.

Shih edhe

Literatura

  • Finnegan, Ruth (2012), Oral Literature in Africa. Cambridge: Open Book Publishers. CC BY edition doi:10.11647/OBP.0025
  • Ong, Walter (1982), Orality and Literacy: the technologizing of the word. New York: Methuen Press.
  • Tsaaior, James Tar (2010), "Webbed words, masked meanings: Proverbiality and narrative/discursive strategies" in D. T. Niane's Sundiata: an epic of old Mali. Proverbium 27: 319–338.
  • Vansina, Jan (1978), "Oral Tradition, Oral History: Achievements and Perspectives", in B. Bernardi, C. Poni and A. Triulzi (eds), Fonti Orali, Oral Sources, Sources Orales. Milan: Franco Angeli, pp. 59–74.
  • Vansina, Jan (1961), Oral Tradition. A Study in Historical Methodology. Chicago and London: Aldine and Routledge & Kegan Paul.

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëLufta e Dytë BotëroreHistoria e Jehudëve në ShqipëriParafjalaPashallëqet shqiptareDemografia e ShqipërisëHistoria e TokësMetaletBallkaniOrgazmaNamazi i IqindisëLufta e FtohtëKanceriPankreasiViolinaLista e vendeve sipas sipërfaqesLista e lumenjve në KosovëLuigj GurakuqiThethiNdryshimi i klimësMona LizaMozaiku i TiranësDhiaLufta e TrojësNumrat dhjetorOutlook.comHistoria e DurrësitAzotiShqipëria e PavarurEnergjia kinetikeMarin BarletiKalaja e KaninësLiqeni i ShkodrësRoma e lashtëHarta e BotësKometaPlastikaKalendari katoliko-romak i shenjtorëveMajlinda KelmendiKaratiArmët e SkënderbeutVeshjet popullore shqiptareZgjoi /Hive (film)KlimaDardanëtLionel MessiFaqja kryesoreSportiShkupiKulla EiffelFahrije HotiTeuta e IlirisëKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeInstrumenti muzikorNumri piFlamuri i ShqipërisëZhurmat në veshSistemi i organeve të frymëmarrjesKampionët e Seria APikësimiKinaHistoria e TiranësJelekuRrethi i TropojësMalësorjaMaltaSulfuriDita Botërore e LibritLahutaKuzhina shqiptareBimëtPolicia e KosovësLea YpiDramaIndiaÇamëriaRrethiFoshnja🡆 More