Leopardi: Mace e madhe e familjes së Felidëve

Leopardi (Panthera pardus) është një nga pesë llojet e gjinisë Panthera, një anëtar i familjes Felidae.

Shtrihet më së shumti në Afrikën nën-Sahariane, në pjesë të vogla të Azisë Perëndimore, në Indi, në Azinë Juglindore dhe në Azinë Lindore. Ai është listuar si specie e RrezikuaraListën e Kuqe të BNRN-së pasi popullatat e tij janë të rrezikuara nga humbja dhe fragmentimi i habitateve dhe janë në rënie në pjesë të mëdha të rangut global. Në Hong Kong, Singapor, Kuvajt, Siri, Libi, Tunizi dhe më së shumti në Marok, leopardi është i zhdukur tashmë. Të dhënat bashkëkohore sugjerojnë se leopardi ndodhet vetëm në 25% të vargut historik global. Leopardët janë gjuajtur ilegalisht dhe pjesët e tyre të trupit janë kontrabanduar në tregtinë e kafshëve të egra për praktikat mjekësore dhe dekorimi.

Leopardi
Leopardi: Etimologjia, Taksonomia, Lidhje të jashtme
Një leopard Afrikan në Serenget, Tanzani
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Feliformia
Familja: Felidae
Nënfamija: Pantherinae
Gjinia: Panthera
Lloji:
P. pardus
Emri binomial
Panthera pardus
Linnaeus, 1758
Nënllojet

Shiko tekstin

Leopardi: Etimologjia, Taksonomia, Lidhje të jashtme
Shtrirja historike dhe prezente e leopardit

Krahasuar me macet e tjera të egra, leopardi ka këmbë relativisht të shkurtra dhe një trup të gjatë me një kafkë të madhe. Gëzofi i tij është i mbushur me njolla. Ai është i ngjashëm fizikisht me jaguarin, por ka një trup më të vogël dhe më të lehtë, dhe njollat e tij janë përgjithësisht më të vogla, më të dendura dhe pa pika brenda tyre. Të dy, leopardi dhe jaguari janë melanikë, të njohur si panthera të zeza. Leopardi dallohet për aftësinë e përshtatjes me mjedisit me anë të gëzofit të tij, të qënit oportun gjatë gjuetisë dhe për fuqi e aftësi që ka për t'u përshtatur në një shumëllojshmëri habitatesh, në zona të thata e malore. Mund të vrapojë me një shpejtësi deri në 58 kilometra në orë.

Etimologjia

Fjala "leopard" mendohet të jetë një bashkim i fjalëve greke λέων leōn që do të thotë luan dhe πάρδος pardos. Pardus rrjedh nga greqishtja πάρδαλος pardalos që do të thotë "me njolla", pra "luani me njolla" per t'iu referuar leopardit.

Taksonomia

Leopardi: Etimologjia, Taksonomia, Lidhje të jashtme 
Harta tregon gamën e nënllojeve të leopardit

Felis pardus ishte emri shkencor i propozuar nga Karl Lineu në 1758. Emri gjinisë Panthera u përdor për herë të parë nga Lorenz Oken në 1816, i cili përfshinte të gjitha macet e njohura në këtë grup. Klasifikimi i Oken nuk u pranua gjerësisht, dhe Felis ose Leopardus u përdorën si emra të gjinisë deri në fillim të shekullit XX.

Një lloj leopardi ishte ekzemplari për analizimin e gjinisë Panthera nga Joel Asaph Allen në vitin 1902. Në vitin 1917, Reginald Innes Pocock përfshiu gjithashtu tigrin (P. tigris), luanin (P. leo) dhe jaguarin (P. onca) në gjininë Panthera.

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Leopardi EtimologjiaLeopardi TaksonomiaLeopardi Lidhje të jashtmeLeopardi ReferimeLeopardiAfrikaAzia JuglindoreAzia JugperëndimoreFelidaeGjiniaHong KongIndiaKuvajtLibiListën e Kuqe të BNRN-sëLlojet e cënuaraLloji (biologji)MarokPantheraPopullataSingaporSiriTunizi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FolkloriLeje DrejtimiFan NoliUshtria Çlirimtare e KosovësFaqja kryesoreBurimet natyroreHistoriaEritrocitiAcidet dhe BazatMozaiku i TiranësKadri RoshiAmerika QendroreDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Vasfije KrasniqiPashallëku i JaninësLejlekuDynymRuandaTurkmenistaniLuigj GurakuqiMuzeu Historik KombëtarOrganizata e Kombeve të BashkuaraLista e shteteve të EvropësTë drejtat e njeriutPerandoria RomakeGjenetikaPoseidoniEnergjia dielloreBiosinteza e proteinaveF.C. Internazionale MilanoShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreDelfiniMasturbimi i ndërsjelltëMatematikaGreqiaNamazi i IqindisëSpondiliartrozaHistoria e TiranësSëmundja infektiveAlfabeti shqipDitar (Anne Frank)Kalaja e BeratitTumori i truritTeorema e PitagorësVjosaBimët mjekësore në KosovëSistemi periodik i elementeveMali i KorabitMuji dhe HaliliHënaVirusiJava (gjuhë programimi)PrrenjasiNjësia matëseMartin CamajNatyraFC BarcelonaNaum VeqilharxhiHarry PotterIkametiShqiptarëtThomas EdisonNdotja e ujitLiqeni i ShkodrësFusha magnetikeDita e ÇlirimitFluturaDializaMusine KokalariIlirëtEgjiptiLugina e ValbonësPrishtinaElefantiPerandoria BizantineFizikaDialektet e gjuhës shqipeShenjat e Urdhërave të PreraDaullja🡆 More