Princi Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johannesburg, Afrika e Jugut në Sandton Clinic.
Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.
Leka Zogu II i Shqiptarëve | |||||
---|---|---|---|---|---|
Mbret i shqiptarëve | |||||
Kryetar i Shtëpisë së Zogut | |||||
Mbretërimi | 30 Nëntor 2011 – sot | ||||
Kurorëzimi | 30/09/2011 | ||||
Paraardhës | Leka Zogu I | ||||
Pasardhës | Mbretëron tani | ||||
Bashkëshort | Elia Zaharia (8 Tetor 2016) | ||||
Fëmijë | Princeshë Geraldina Zogu | ||||
| |||||
Shtëpia | Zogu | ||||
I ati | Leka Zogu I | ||||
E ëma | Susan Cullen-Ward | ||||
U lind | 26 Mars 1982 (Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme vjeç) Sandton Clinic, Johannesburg, Republika Jugafrikane | ||||
Punësimi | Politikan | ||||
Nënshkrimi |
Naltësia e Tij Mbretërore Leka II Anwar Reza Baudoin Msiziwe Zog, Princ i Shqiptarëve.
NTM u pagëzua me emrin Leka nga Mbretëresha Suzanë, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anwar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.
Vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese private, para se të vijonte shkollimin në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.
Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore"Royal Military Academy of Sandhurst" në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: "The King Hussein Price" dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si "The Sovereign's Platoon". Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.
Shqip dhe Anglisht
Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Leka Zogu II, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.