Vorri I Ashikut

Vorri i Ashikut është një varr në fshatin Zhurije, tashmë lagje e Ndroqit, jo larg lumit Erzen, mënjanë rrugës Tiranë-Durrës, për të cilën është treguar një rrëfenjë e që me të janë shkruar përralla dhe romane.

Vendi turistik i Legjendës së Ashikut
Vorri i Ashikut, kartolinë e viteve '20.

Pranë varrit ka patur një teqe, një han dhe një çinar, aty pari kalonte edhe rruga.

Rrëfenja

Sipas Hahnit, varri i kushtohej një çifti të dashuruarish që kishin rënë në ujdi të arratiseshin ngase fiset e tyre ishin në hasmëri. Para se t'i gjenin djali vrau të dashurën dhe pastaj veten dhe teksa lëngoi u la amanet ndjekësve t'i varrosnin së bashku. Sipas Hahnit nuk diheshin hollësi të tjera mbi ngjarjen, duke qenë se detaje si koha kur kishte ndodhur, emrat e fiseve apo të të dashuruarve kishin humbur në kohë dhe kishte ngelur vetëm gojëdhëna si jehonë.

Sipas Gopçeviqit, rrëfenja ishte gati e harruar në Shqipëri të Mesme. Në kohën kur Kruja dhe Tirana kishin hasmëri mes njëra tjetrës, jetonte në Krujë një musliman i varfër, i biri i të cilit Bedriu kishte përparuar në ushtri dhe ishte bërë yzbash. Kur qytetet u paqtuan edhe ushtria u zvogëlua, kështu që shumë burra u kthyen në shtëpitë e veta. Mes tyre edhe Bedriu, i brengosur po kthehej në qytetin e lindjes, me merak se si do të siguronte jetesën.

Yzbashi në një zabel e zgjon një zanë dhe ajo e porosit që t'i ruhej traut dhe drenushës dhe të mos harronte se është më i sigurtë te kroi (Krujë) se në rrënjë (Ndërrenjes, siç quhej Ndroqi asokohe). Në një çezme gjatë rrugës njihet me Drenushën kur po e ushtarët po e dërgonin nuse për martesë me guvernatorin e Tiranës. Të dashuruarit vendosin të arratisen por ushtarët i kapin dhe kur Bedriu e kupton se kaq ishte, ai vendos të vras të dashurën dhe veten e tij, dhe i përgjërohen që t’i varrosin bashkë.

Trajtime të tjera

Më 1885 Naum Voilla shkroi një romanin me temë shqiptare Vorri i dashnisë në greqisht, i cili i dha leje më pas Simon Shuteriqit që t'ia shtypte në shqip me titullin Vorri i dashnorëvet (Manastir, 1911), duke qenë se ky i fundit e kishte përkthyer. Më 1902 Shtjefën Gjeçovi shkroi Mnera e Prezës, fillimisht e titulluar Besë e dashtni, që ngjan po me ngjarjen në fjalë. Më 1943 Simon Shuteriqi e riboton Vorrin e Ashikut tek e përkohshmja "Shkëndija" e Ernest Koliqit si tregim origjinal vetin, dhe u vendos emrat personazheve Faqebardhi (i biri i Bajramit nga fshati Bozanxhi) dhe Bukurija e Selman Agës.

Shkrimtari Riza Lahi i kushtoi një roman në katër vëllime, me titullin Vorri i Ashikut botuar më 2005. Më 2014 u shkrua po ashtu një roman me këtë titull nga Spiro Mëhilli.

Referime

Tags:

Lumi i ErzenitNdroqZhurje

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MolosëtFizikaUjiMbiemriFitër BajramiRebelimi i vitit 1997Musine KokalariSulejman PitarkaSerbiaFruthiUEFA Liga e Kampionëve - statistikatSadri RamabajaSëmundja e ParkinsonitMajat më të larta malore në KosovëFerma VIPShpella e GadimësMenopauzaKromozomiRrafshi i DukagjinitPopullsia e BotësKoreja e JugutShtetet anëtare të NATO-sElefanti afrikanOrganizata e Kombeve të BashkuaraEgjipti i lashtëGaddarTelefoniShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraOperacioni Shqiponja (Kosovë)Dita e Shën GjergjitGjeniHaxhillëkuShkollat e para shqipeMariana KondiKafshëtPneumoniaAmerika VerioreProlaktinaLufta e KosovësHormonet e gjëndrave mbiveshkoreSarandaPashallëku i ShkodrësLindja e MesmeIslami në botëDemencaLista e vendeve sipas sipërfaqesJordaniaKokainaNamaziUshtria Popullore ShqiptareNumrat romakëRamush HaradinajGjyste VulajDielliVitamina ELira osmaneShkupiCikli menstrualAnatomia e njeriutEnergjia dielloreRrotullimi i TokësGjirafaNamazi i IqindisëKanabisi (Drogë)Krishtërimi në ShqipëriPozicioni mashkulli-sipërKronikë në gurDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)FluturaKrishtërimiArbëria në MesjetëEmpatiaPinokuTrashëgimia kulturoreShefqet KrasniqiSistemi i organeve të frymëmarrjesLista e kalave në ShqipëriFerizajiElbasani🡆 More