Lech Kaczyński

Lech Aleksander Kaczyński (shqiptimi Leh Aleksandër Kaçinjski) (Varshavë 18 qershor 1949 – Smolensk 10 prill 2010) - Politikan polak i fillimit të viteve 2000.

President i Republikës së Polonisë (2005-2010). Ishte kryetar bashkie i Varshavës në periudhën 2002 - dhjetor 2005. Ai u zgjodh president i Polonisë në vitin 2005 si kandidat i Partisë Ligj e Drejtësi, pol: Prawo i Sprawiedliwość.

Lech Kaczyński
Lech Kaczyński

Biografia

I biri i një inxhinieri, veteran i Luftës së Varshavës dhe i një filologeje të Akademisë polake të Shkencave, ai ishte dhe vëllai binjak i Jarosław Kaczyński (Jaroslav Kaçinjskit), ish- kryeministër i Polonisë 2006 - 2007 nga i cili, fizionomikisht dallohej vetëm falë një nishani ne faqen e majtë. Dy vëllezërit u bënë të njohur edhe falë interpretimit më 1962, në moshën 12 vjeçare, në filmin "Dy djemtë që vodhën hënën" (pol: O dwóch takich, co ukradli księżyc) të Kornel Makuszyńskit.

Lech Kaczyński 
Jarosław Kaczyński

Lech Aleksander Kaczyński u diplomua në Drejtësi në Universitetin e Varshavës dhe më vonë më 1976 mori doktoratën në Gdańsk ku dhe punoi në fillim si studiues e më pas si profesor.

Në vitet 70 u bë aktivist i lëvizjes demokratike antikomuniste polake dhe në fillimet e viteve '80, në kohën e lëvizjes së Solidarnosh-it (pol: Solidarność), konsulent i komitetit të grevave në portin e Gdańsk-t. Në 1981 u internua si element antisocialist. Dy vëllezërit Kaczyński u përfshinë në rrjedhën politike të vendit në fillim të viteve ’90.

Gjatë fushatës presidenciale Kaczyński nguli këmbë në faktin që Polonia kishte nevojë për një president që të mbronte interesat e qytetarëve. Ai tha se Polonia post-komuniste, e cilësuar shpeshherë si "Republika e Tretë", kishte nevojë për ndryshime radikale për t'u shndërruar në një "Republikë të Katërt", të bazuar tek drejtësia shoqërore e një shteti të fortë.

Partia Ligj e Drejtësi, e cila e vuri theksin tek vlerat tradicionale të Kishës Katolike, u themelua prej tij dhe vëllait, Jaroslav, në vitin 2001.

Vdekja

Lech Kaczyński 
Maria Kaczyńska
Lech Kaczyński 
Tupolev Tu-154M i Presidencës së Republikës polake

Lech Kaczyński vdiq tragjedikisht më 10 prill 2010 në një aksident ajror teksa po ulej me avionin presidencial Tupolev Tu-154M në bazën ajrore të Smolensk-ut në Rusi. Së bashku me të vdiqën 96 persona midis të cilëve gruaja e tij Maria Kaczyńska dhe tetë zyrtarë të lartë të Republikës së Polonisë, të gjithë në një vizitë përkujtimore për të nderuar viktimat e masakrës staliniane të pyllit të Katynit. Për ironi të fatit, avioni u rrëzua dhe u shkrumbos mbi të njëjtin pyll.

Tituj Nderi

  • Urdhri i Mbretit Tomislav - (Kroaci)

Lidhje të jashtme

Tags:

Lech Kaczyński BiografiaLech Kaczyński VdekjaLech Kaczyński Lidhje të jashtmeLech Kaczyński10 prill18 qershor1949200220052010DhjetorPoloniaPolonishtShqiptimiSmolenskVarshavaVitet 2000

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ViolinaOksigjeniSpartak NgjelaKongresi i ElbasanitFyelliMitologjia grekeEnergjiaKarakteristikat e zeritFitër BajramiMusaiDibraTenisiFruthiRomeo VeshajGjuha shqipeMetriMbrojtja e mjedisitLista e shkrimtarëve shqiptarëTeoria e probabilitetitDiarrejaEdi RamaDritaDendësiaMëlçiaSëmundja e LeukemisëAdem JashariLufta e KosovësNesër do të jetë ndryshePenisiRënia e komunizmit në ShqipëriTotalitarizmiKisha katolikeHistoria e arteveInstrumenti muzikorFibra optikeSokratiHolokaustiHistoria e BallkanitDante AligieriPrinc Vidi, Shqipëria gjashtë muaj mbretëriKonferenca e Paqes e Parisit (1919–1920)Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutZinxhiri ushqimorAnemiaLetërsia e vjetër shqiptareSkizofreniaTargat e automjeteve të ShqipërisëReaksioni kimikKatrori14 vjec dhëndërPrenk JakovaArteriaHIV/AIDSFluturaBeni ecën vetëLista e sureve në KuranLidhja e PrizrenitNënrajoni VerilindorPresidenti i ShqipërisëShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëPashallëku i JaninësLidhëza bashkërenditëseYndyraLeukocitLojërat OlimpikeHistoria e ShqipërisëPosta elektronikeAventurat e Tom SojeritLista e fjalëve në IslamRomeo dhe ZhuljetaShpikje te ndryshmeZvicraKallëzuesiGreqia e lashtëDaulljaPikësimiZemraLuiza Xhuvani🡆 More