Kënga E Halilit: Këngë

Kënga e Halilit është një këngë e vjetër popullore dhe qytetare që këndohej në tokat veriore shqiptare e që tregon gadishmërinë e motrës shqiptare për familjen konkretisht në këngë për vëllezërit.

Deri në vitet 2007 në festat familjare të njohura si Bankete në Gjakovë është pjesë e repertorit standard të grupeve muzikore që përkujdesen për argëtimin e të ftuarve. Tekstet e këngës dallojnë njëri nga tjetri duke mos i ikur kuptimit. Një nga këto tekste është edhe ky më poshtë i kënduar nga Zenel Doli dhe Shkëlzen Jetishi i njohur si Xeni. Siç duket kjo ka një traditë pasi që repertori i këngëve të Banketeve nuk ndryshon shumë (ka edhe përjashtime) nga Banketi në Banket dhe pothuajse radhitja e këngëve ka mbetur e njëjtë si në kohërat e Qamilit të vogël , Ymer Rizës e më vonë Ismet Pejës, Njazi Nikoliqit etj .

Si do që të jetë është interesante radhitja e përmbajtjes po si të ishte film kriminalistik. Bile, bile edhe hapet skena me vargun "Fryni era, na u çel taraba" e më tutje përshkruhet me shumë pak fjalë kapja, paraburgimi i dy vëllëzërve dhe tentimi për rezistencë të armatosur deri tek të e cila nuk mund të vije sepse ka ndodhur diçka më parë. Më tutje jepen shpjegimet se si ka ardhur deri tek kurtha e cila kur merren parasysh normat shoqërore shqiptare të asaj kohe merret për tradhti. Në pjesen tjetër paraqitet jehona e arrestimit dhe përshkruhen karakteristikat e pashallarëve, feudalistëve shqiptarë dhe traditat ndërfamiljare shqiptare në moton mbi familje vetëm Perëndia mund të vendosë se Pasha është i vogël për këtë punë.

    Fryni era na, u çel taraba
    Çou Halil se Avdi Aga
    O çu Halil se Avdi Aga
    O me treqin o sejmer1, o përmrapa
    O me treqin o sejmer1, o përmrapa
    Ton n`aponga e pa çorapa
    Ton n`çorapa, o pa aponga
    O Musa i vogë u çu o n`kamë
    O Musa i vogël, o na u çue n`kame
    Kërkon armët, jataganë e
    O kërkon armët o, jataganë e
    Naj ka m`shefë çaj miku pramë e
    Bejta Syla o qenë çafiri
    Boni gostin, çoj na thirri
    O boni gostin, çoj na thirri
    Çoj për myzhde2 tu veziri
    O çoj myzhde o tu Veziri
    Myzhde, Pashë se na u zu Halili
    Zu Halili o tuj këndu
    E gjith Shkodra n`kam jan çue
    E gjithë Shkodra n`kam jan çue
    O fol moj Shodër, një fjal për mue
    Fol moj Shkodër një fjal për mue
    Spo ju lutna me m`shpëtue
    Spo ju lutna me m`shpëtue
    O, me pre Musen, jo para mue
    Mus`n e vogël, na fali Pasha
    O pa Hallin, gjallë mos paça
    Xhelatëgjia e mrehi shpatën
    O Musa i vogël, e shtrini çafën
    Xhelatëgjia o, po bonë be
    O kurr ksi trima nuk kam pre
    Ç`boni motra, o për Halilin
    Preu të shoqin me gjith t`birin
    Ç`boni motra o për të vllan, e
    Preu t`shoqin me gjithë djal, e
    Preu t`shoqin me gjithë djal
    E mur martinen3, dul kaçak, e

1. Sejmer - persona të cilët nuk hynin në klasifikimin e "të bardhëve" as "të zive" (S.Godeni)
2. Myzhde - lajmërim i mir, risi (Hipi)
3. Martina - lojë arme (Hipi)

Tags:

Ismet PejaQamili i VogëlYmer Riza

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Arti i RilindjesSistemi muskulorAvni RustemiBashkimi EvropianAminoacidetLista e shteteve të EvropësKarnavalet brazilianeIliadaVlerësimi i nxënësveDita e TokësShkencaMercedes-BenzNeptuniThethiBeratiKoloseumiSinonimiKultura në KosovëDemokraciaBosnja dhe HercegovinaMuhammediMbreti Zogu IMikroorganizmatShpella e GadimësMeningjitiFjodor DostojevskiKosova dhe bukuritë e sajLidhëzat në gjuhën shqipePlisi (lashtësi)Balli KombëtarMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutPeshkuNënrajoni VerilindorLista e Kryeministrave të ShqipërisëAeroplaniHepatitiOrkideaAmerika VerioreMajmuniBurimet natyrore të KosovësBig Brother Albania 3Pjetër BogdaniDante AligieriLibriLigji i ArkimeditYlberiInteligjenca artificialeVideosexGjyste VulajFiset shqiptareMetaletNamazi i IqindisëVajguriNumrat natyrorëMigrimetLista e bimëveAutizmiZana e malitKalaja e KrujësLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeAcidet dhe BazatTenisiKurban BajramiZhurmat në veshNumrat dhjetorDiskriminimiKlitoriHalil BudakovaHendbollLista e shkrimtarëve shqiptarëPozicioni mbrapshtInsulinaThyesaTepelenaGjitariArqile Boti🡆 More