Kylian Mbappé: Futbollist francez

Kylian Mbappé Lottin i lindur më 20 dhjetor 1998 është një futbollist profesionist francez i cili luan rolin e sulmuesit në Paris Saint-Germain dhe për kombëtaren franceze.

Kylian Mbappé
Kylian Mbappé: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Mbappé në 2019
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKylian Mbappé Lottin
Datëlindja (1998-12-20) 20 dhjetor 1998 (25 vjeç)
VendlindjaParis, Francë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri7
Karriera me të rinjtë
2004–2013AS Bondy
2013–2015Monaco
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–2016Monaco B12(4)
2015–2018Monaco41(16)
2017–2018Paris Saint-Germain (huazim)27(13)
2018–Paris Saint-Germain80(78)
Karriera ndërkombëtare
2014Franca U-172(0)
2016Franca U1911(7)
2017–Franca48(17)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Mbappé u shfaq në moshë të hershme, duke luajtur për akademinë rinore në AS Bondy para se të zhvendosej në Monako, ku bëri debutimin e tij më 2015. Mbappé shpejt u bë një golashënues për ekipin e Monakos 2016-17, duke ndihmuar klubin të fitojë titullin e parë të Ligue 1 në shtatëmbëdhjetë vjeç. Ai më vonë u transferoi në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm për 180 milionë euro, më pas duke formuar një treshe sulmuese me Neymar dhe Edinson Cavani. Ne debutimin me PSG shenoi golin e pare kundra Metz.

Mbappé bëri debutimin e tij të lartë ndërkombëtar për Francën në mars 2017, pasi i përfaqësonte më parë ato në nivelet nën 17 dhe nën 19. Në Kampionatin Botëror 2018, Mbappé u bë lojtari më i ri francezë që ka shënuar golën në Kupën e Botës, dhe u bë i dyti më ri pas Pelé që shënoi gol në finalen e Kupës së Botës. Pas fitores së Francës, Mbappé morri çmimin “Lojtari i Ri më i Mirë” për performancën e tij.

Jeta e hershme

Mbappé u lind në Paris, Francë. Babai i tij, Wilfried Mbappé, është kamerunas dhe poashtu agjenti i tij, është trajner i futbollit, ndërsa nëna e tij, Fayza Lamari është algjeriane dhe ish-hendbolliste. Ai ka një vëlla të vogël, Ethan Mbappé, i cili luan për PSG nën 12. Vëllau i tij i adoptuar Jirès Kembo Ekoko është gjithashtu futbollist.

Karriera me klube

Mbappé filloi karrierën e tij në AS Bondy trajnuar nga babai i tij, Wilfred Mbappé dhe Antonio Riccardi. Ricardi ka thënë për Kylian,

“Ai ishte lojtari më i mirë që kam parë në 15 vite si trajner. Këtu në Paris ka shumë të talentuar, por asnjë të talentuar nuk kam parë më të mirë se ai”.

Atmane Airouche, president i AS Bondy thoshte për Mbappé kur ishte fëmijë: “Ai ka pasur teknika dhe vizione jo sikur fëmijë tjerë. Ai ka luajtur sikur të kishte sy edhe mbrapa kokës. Ai dinte edhe si të parashikoj ku topi do të lëvizte. Ai kur nuk ka luajtur me fëmijë të moshës së tij, por gjithmonë ka luajtur me fëmijë që ishin më të vjetër se ai.”

Monaco

Mbappé bëri debutimin e tij më 2 dhjetor 2015 në ndeshjen kundër SM Caen, duke zëvendësuar Fábio Coentrão pas 88 minutave. Ai u bë lojtari më i ri në Monaco në moshën 16 vjeç, duke thyer rekordin e Thierry Henry i cili ishte 21 vjeç.

Më 20 shkurt 2016, Mbappé shënoi golën e tij të parë për skuadrën. Më 6 mars, Mbappé nënshkroi kontratë tre vjeçare, që do të luaj me Monakon deri në qershor 2019.

Më 21 shkurt 2017, Mbappé shënoi golën e dytë të Monakos në minutën e 40 në ndeshjen kundër Manchester City në raundin e 16 të fazës eliminuese të UEFA Liga e Kampionëve, ku Monako humbi 5-3. Më 5 mars, Mbappé shënoi dy gola në pjesën e parë në 4-0 kundër FC Nantes. Mbappé përfundoi sezonin 2016-17 të Ligue 1 me 26 gola në 44 ndeshje..

Paris Saint-Germain

Më 31 gusht 2017, Paris Saint-Germain bëri publike nënshkrimin e Mbappé prej Monakos si huazim. Tarifa e kërkuar për një transferim të mëvonshëm të plotë u vendos në 145 milionë euro plus 35 milionë euro në shtesa, duke e bërë atë të riu më të shtrenjtë ndonjëherë dhe potencialisht lojtarin e dytë më të shtrenjtë, pas shokut të tij Neymar. Atij i'u dha numri 29 pas mbërriti në kryeqytetin francezë.

Ai bëri debutimin e tij më 8 shtator në ndeshjen 5-1 kundër Metz, në të cilin Benoît Assou-Ekotto u nxorr jashtë loje pasi e rrëzoi atë. Katër ditë më vonë, Mbappé shënoi golën e tij të parë evropiane Les Parisiens në ndeshjen kundër Celtic në fazë e eliminit UEFA Liga e Kampionëve. Më 6 dhjetor, Mbappé shënoi golën e tij të dhjetë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich dhe u bë lojtari më i ri që arriti këtë qysh në moshën 18 vjeç.

Karriera ndërkombëtare

Mbappé u thirr për herë të parë për të luajtur për Francën kundër Luksemburgut dhe Spanjës në mars 2017. Më 31 gusht, Mbappé shënoi golën e tij ndërkombëtare në ndeshjen kualifikuese e Kampionatit Botëror 2018 kundër Holandës. Ai shënoi dy herë kundër Rusisë në ndeshjen miqësore në mars 2018.

2018 Kupa e Botës

Kylian Mbappé: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Mbappé duke mbajtur trofeun e Kupës së Botës

Më 17 maj 2018, Mbappé u thirr nga kombëtarja franceze për Kupën e Botës 2018 në Rusi. Më 21 qershor 2018, ai shënoi golën e tij të parë për Francën kundër Perusë. Kjo e bëri atë golësheënuesin më të ri francezë në historinë e Kupës së Botës në moshën 19 vjeç. Më 30 qershor 2018, ai u emërua Njeriu i Ndeshjes në raundin e 16 kundër Argjentinës, duke shënuar dy herë. Mbappé ishte lojtari i dytë më i ri që shënoi dy gola në një ndeshje të Kampionatit Botëror pas Pelé në vitin 1958. Pas ndeshjes, Mbappé deklaroi në një konferencë shypi: "Është e kënaqshme të jesh i dyti pas Pelé, por le t'i vendosim gjërat në kontekst - Pelé është në një kategori tjetër".

Më 15 korrik, Mbappé shënoi me një goditje të fuqishme nga 22 metra distancë kundër Kroacisë në finale, duke ndihmuar Francën të fitojë 4–2. Ai u bë adoleshent i dytë, pas Pelés, që shënon në një finale të Kupës së Botës, dhe me katër golat e shënuar në turnament mori çmimin e lojtarit më të mirë të ri. Pelé e përgëzoi në rrjetet sociale, duke shkruar "mirëseerdhe në klub".

Stili i lojës

Mbappé është përshkruar nga Arsène Wenger si një "talent i madh futbolli" i cili "i ngjan Thierry Henry". Talenti dhe paraqitjet e tij pozitive në Kupën e Botës 2018 për Francën bën që mediat ta krahasonin atë me legjendën braziliane Pelé. Një sulmues i shkathët, Mbappé luan shpesh si anësor, pozit të cilët ai mund të luaj në të dyja krahët, për shkak se është lojtar që gjuan me të dyja këmbët. Ai është i aftë të depërtoj për në qëndër nga ana e majtë me këmbën e tij të djathtë, duke qënë i aftë të dhuroj asiste dhe të krijoj mundësi shënimi për shokët e skuadrës falë vizionit të tij.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Kylian Mbappé Jeta e hershmeKylian Mbappé Karriera me klubeKylian Mbappé Karriera ndërkombëtareKylian Mbappé Stili i lojësKylian Mbappé ReferimeKylian Mbappé Lidhje të jashtmeKylian MbappéParis Saint-Germain F.C.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Mbreti LuanBakriFahri FazliuVlerësimi i nxënësveDiklofenakuKosova në Luftën e Dytë BotëroreFluturaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiArmët e SkënderbeutLepuriDendësiaLista e liqeneve në KosovëHarta e BotësForcaOksigjeniNepotizmiLasgush PoradeciKosovaDante AligieriTestosteroniValbona SelimllariShkretëtiraKontaminimi i tokësFaqja kryesoreKrishtërimiRepublika Popullore e ShqipërisëLigjiDiabetiAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianAriu polarKarnavalet brazilianeLetërsia romantike shqiptareKarboniArbëreshët në ItaliFormat e shtjelluara të foljesGjuha shqipeStalaktitet dhe stalagmitetGjeniMamuthi leshatorDeti AdriatikPingpongShkupiNatyraGjeometriaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutNeurologjiaTërmetiMartin CamajPopullsia botëroreBimët me farëFigura stilistikeKafshët e zhdukura në BallkanDubaiNeptuniArteriaMali i DajtitUEFA Liga e KampionëveHepatitiDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeBujqësiaArsimi në ShqipëriRrezet rentgenEnergjia dielloreBombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe NagasakitDokumentet e Gjuhes ShqipeShoqëriaShqipëriaShkollat e para shqipeVaçe ZelaKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeAriSistemi riprodhues femërorRevolucioni industrialMejozaKërpudhatMorfinaAbdyl FrashëriPashkët🡆 More