Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840 nga Haxhi Etëhem bej Mollaj së bashku me Xhaminë e Et'hem Beut.
Kulla e Sahatit (Tiranë) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Tiranë, Shqipëri |
Koordinatat | 19°49′11″N 41°19′40″E / 19.819647°N 41.327717°E |
Ndërtuar | në shekullin XIX midis viteve 1822-1840 |
Organi drejtues | DRKK Tirane |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 609 (24.05.1948.) |
Nr. i referencës | TR088 |
Tipologjia | Vendstrehim |
Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948. Ka 90 shkallë në formë spiraleje. Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit. Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venediku e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit San Marko.
Ai është ndërtuar në Perandorinë Osmane nga djali i Molla Mehmet beut. Në vitin 1928 Bashkia e Tiranës bleu një orë nga Gjermania. Kjo orë u shkatërrua gjatë luftës së Dytë Botërore dhe u zëvendësua në vitin 1946 me orën e sjellë nga kisha e Shkodrës, e cila kishte shifra romake. Ora e sotme është vendosur në vitin 1970. Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996. Ajo është gjithashtu simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës. Ne vitin 2009-2010 afer festave kulla e sahatit do te pastrohet nga brenda dhe nga jashte do te behet me pllaka mermeri.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kulla e Sahatit, Tiranë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.