Kujtim Alija

Kujtim Alija (Kujtim Alia) (Shkodër, 18 qershor 1961 - 27 gusht 2021) ishte muzikant, profesor e dirigjent i njohur shkodran.

Ai ishte edhe drejtues i qendrës kulturore të fëmijëve në Shkodër dhe organizator për shume vite i "Festivalit Mbarëkombëtar Të Fëmijëve" si dhe festivalit "Bilbilat E Vegjël Të Shkodrës Këndojnë". Ai drejtoi edhe Orkestrën Frymore të Qytetit të Shkodrës me të cilën organizoi shumë evente si: "Ndërmendja" dhe fitoi shumë cmime në konkurse Kombëtare e Ndërkombëtare.

Kujtim Alija
Foto nga Programi Festiv "Profeti Muhamed"

Artisti është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë dhe nga Bashkia e Shkodrës me titullin “Mirënjohje e Qytetit” dhe me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” pas organizimit të 32 festivaleve, në qershor 2017 nga presidenti i Republikës: Bujar Nishani. Më 27 gusht 2021, në moshën 60-vjecare u nda nga jeta.

Biografia

U lind në Shkodër në një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin më 18 qershor 1961, i biri i Hamdi (Zooteknik) dhe Myrvete Alija (ekonomiste).

Lidhjen me muzikën e filloi si iniciativë të prindërve. Në 1969 filloi klasën e parë në shkollën e muzikës për violinë dhe në 1980 u diplomua. Gjatë shkollimit të mesëm Kujtimi merrej shumë edhe me futboll dhe kishte shumë dëshirë të bëhej sportist por zgjodhi të vazhdonte rrugën e muzikës. Gjithashtu gjatë shkollës së mesme, në vitin e tretë ai zbuloi talentin për dirizhim nga lënda "dirizhimit koral" me Elsa Kolen dhe në maturë drejtoi orkestrën simfonike të shkollës për koncert të fundvitit.

Pas maturës u emërua në Pukë tek shkolla e Muzikës që u hap atëherë dhe jepte mësime violine. Pastaj ëndrra për të qenë drejtues e shtyvi për tu angazhuar me grupet artistike të qytetit. Ai ndërtoi një ansambël në shkollën e mesme, me të cilin në një takim kombëtar zuri vend të dytë.

Më 16 gusht 1981 filloi studimet e larta për dirizhim me prof. Rifat Teqja në Akademinë e Arteve në Tiranë. Koncertin e diplomimit e bëri me orkestrën e simfonisë së Shkodës me anë të kontributit të dirizhentit Jetmir Barbullushi.

Pastaj u emërua mësues muzike në shkollën "11 Janari" dhe ndërtoi një ansambël me 130 veta, një kor 3-zërash. Në 1986 filloi pune si shef muzike në Shtepinë e Pionerit dhe ishte drejtues artistik i shumë eventeve të njohura si "Festivali Kombëtar i këngës për fëmijë". Në 1987 u bë drejtues i bandës së qytetit.

Festivali i parë shqiptar i këngës për fëmijë u zhvillua në Shkodër, më 10-11 maj 1963 dhe që atëherë u bë një traditë si festivali i Shkodrës. Drejtuesi Kujtim Alija, pati fatin të ishte edhe drejtues artistik dhe nga ana tjetër, ai ia rriti klasin këtij Festivali me zgjerimin e pjesëmarrjes së krijuesve dhe interpretuesve të vegjël nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi duke e bërë këtë festival Mbarëkombëtar (në vitin 1993) dhe duke e drejtuar cdo vit pa ndalim deri në edicionin e 59.

Në 1990 ai kompozoi këngën për fëmijë "Në rrugën e dijes" me të cilën u përfaqësua në Festivalin e 28-të Kombëtar, Shkodër 1990.

Në 1991 u martua me pedagogen e letërsisë: Ermira Alija, dhe sot kanë 3 vajza: Xheneta, Memela dhe Jeta Alija nga të cilat Memela ka zgjedhur rrugën e artit si profesion por të treja e kanë muziken pjesë të kulturës së tyre.

Në 1995, 96 themeloi festivalin e zërave: Bilbilat e vegjël nga ku u zbuluan shumë talente që shfaqen edhe sot në skena kombëtare.

Në takimet kombëtare të orkestrave frymore që u zhvilluan në Sarandë, Orkestra Frymore e Shkodës nën dirizhimin e prof. Kujtimit u vlerësua me cmim të parë për 4 vjet me radhë. Gjithashtu Orkestra e Shkodrës u vlerësua në tetor 2009, me cmim të parë në konkursin: ”X Festival internacionale Bande Musicali” në Itali.

Pas viteve ’90, ai u angazhua edhe në drejtimin e evenimente të ndryshme artistiko-fetare. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i besoi atij drejtimin artistik të disa programeve festive në Teatrin “Migjeni”, në skenat e Maqedonisë dhe në Tiranë për disa vjet me radhe për koncertin: “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”, që u organizua në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Gjatë viteve është angazhuar edhe me mësimdhënie në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Universitetin e Arteve në Tiranë si pedagog i jashtëm dhe në shkollat e qytetit të Shkodrës.

Referime

Tags:

18 Qershor1961202127 GushtShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

StatistikaEfekti serrëBifurkacioni i lumit të NerodimësNapoleon BonapartiLiqeni i OhritParahistoriaLista e elementeve kimike sipas numrit atomikArben TaravariVendbanimiAlpet ShqiptareGravitetiHistoria e gjeometrisëParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaSerie ANdihma e parëEnergjia kinetikeSportiNëna surrogatePrizreniQarqet e ShqipërisëHistoria e arteveKoreja e VeriutVideosexMirush KabashiLista e elementeve kimikëLiqeniNjohja ndërkombëtare e KosovësNumrat romakëRrethiPashallëku i JaninësPHNënrajoni VerilindorPanairi i botësRobin HoodHixhameTurizmi në TiranëTë drejtat e fëmijëveKolitiHistoriaKimiaMercedes-BenzKaratiDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeEkuatoriJaponiaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Arti në ShqipëriParafjalaNdre MjedaKanuni i Lekë DukagjinitHistoriku i gjuhes letrare shqipeDita Botërore e LibritKëndiParalelogramiEnver HoxhaDhelpraMahatma GandiGjinitë letrareShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreZgjebjaAli AhmetiMeshariApoloniaRilindja Kombëtare ShqiptareSateliti natyrorRilindjaMikroorganizmatFan NoliKallëzuesiShkencaTumori i truritMatematikaLumiFigura stilistikeRryma elektrikeIsmail KadareElektricitetiProdhimi i elektricitetitHebrenjtë🡆 More