Kozma Lara: Kompozitor shqiptar

Kozma Lara u lind më 4 Janar 1930 në Durrës.

Është kompozitor i mirënjohur shqiptar, autor i shumë krijimeve muzikore, si kuartete, trio, romanca, rapsodi, etj, dhe i shumë këngëve për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore "Tonin Harapi", i Festivalit të Romancës Shqiptare, si dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Kompozitorëve të Shqipërisë. U nda nga jeta më 18 janar 2019.

Kozma Lara
Kozma Lara

Biografia

Kozma Lara lindi më 4 janar 1930 në Durrësit.

Mësimet e para në piano i merr nga prof. Tonin Guraziu. Në vitet 1946-1949 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme "16 Shtatori" në Durrës. Ndjek liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, ku dhe diplomohet në degën e pianos me prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.

Në vitin 1958 studion në konservatorin "Pjotr Iliç Çajkovski", në Moskë (ish-BRSS), në degën e kompozicionit, student i profesorit Sergey Artem'yevich Balasanian.

Përgjatë viteve ka kontribuar në Ansamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe BaletitTiranë, si koncert-maestër, dhe në shkollën e mesme të muzikës "Mujo Ulqinaku", Durrës.

Gjatë viteve 1964-1972 kontribuon si pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Gjatë viteve 1972-1978 ka qenë inspektor, specialist për Muzikën në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, Tiranë.

Në vitin 1979 ka qenë mësues i Harmonisë, Analizës dhe Orkestracionit pranë shkollës së mesme të muzikës "Jan Kukuzeli", Durrës.

Nga 1979-a e më pas ka qenë shef i Katedrës së Teori-Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.

Nga 1995-a e më pas, edhe pse në pension, kontribuon si pedagog i jashtëm në lëndën e Analizës dhe Kompozicionit në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Krijimtaria

Vepra instrumentale Simfonike

  • Simfonia Nr. 1, në Fa Minor
  • Tri skica simfonike për orkestër, 1, 2, 3, 2011
  • Tri valle për orkestër simfonike, 1972

Suita

  • Suitë orkestrale për harqe, në 3 kohë, 2000
  • Suitë orkestrale për fëmijë, 1975
  • Suitë për flaut dhe piano, I, 1981
  • Suitë për flaut dhe piano, II, 1985
  • Suitë për flaut dhe piano, III, 1986
  • Suitë për piano e orkestër, 1988

Koncerte

  • Koncert për piano dhe orkestër, I, 1966
  • Koncert për piano dhe orkestër, II, 1970
  • Koncert për piano dhe orkestër, III, 1984
  • Koncert për piano dhe orkestër, IV, 1986
  • Koncert për piano dhe orkestër, V, 1991
  • Koncert për violinë dhe orkestër, 1971
  • Koncert për oboe dhe orkestër, 1982

Valle

  •  Valle për flaut dhe orkestër, 1978
  • Valle tokatë (piano), 1972
  • Valle për kuartet harqesh, 1984
  • Valle për fagot dhe piano
  • Valle e rëndë, 1993

Rapsodi

  • Dy rapsodi për piano dhe orkestër, 1976, 1983

Vepra Instrumentale

Sonata

  • Sonata për piano I, 1965
  • Sonata për piano II, 1974
  • Sonata për piano III, 1976
  • Sonata për piano IV, 1989
  • Sonata për piano V, 1995
  • Sonata për piano VI, 1998
  • Sonata për piano VII, 2001
  • Sonatë për violinë dhe piano
  • Meditim mbi një temë për piano, 2002
  • Temë me variacione, botim i Institutit të Lartë të Arteve
  • Ditë të Gëzuara, album për piano, 1969
  • Cikël pianistik, 1996
  •  Capriccio, botim i Institutit të Lartë të Arteve
  • 24 Pjesë pianistike, album me pjesë pianistike, 1998, Shtëpia Botuese Altas
  • Balada për piano I, II, III, IV,  botuar në Repertor Pedagogjik Pianistik, volumet 1,2,3,4 dhe 5
  • Tri pjesë për piano, 1978
  •  Përjetime Kanadeze, 8 prelude për piano, 2005
  •  Miniatura pianistike, botim i Institutit të Lartë të Arteve, 1966
  • Pastorale

Muzikë Dhome

  • Kuartet për harqe I, 1989
  • Kuartet për harqe II, 1998
  • Kuartet për harqe III, In memoriam për poetin L. Poradeci, 2000
  • Dy pjesë për kanto dhe kuartet harqesh, Fryma e fundosur, Ruaj frymën e lules tënde, me vargje nga Agim Isaku, 1993
  •  Trio për flaut, violonçel dhe piano, 1999
  •  Tre improvizime për flaut dhe piano, 1995, 2012
  • Meditim për violonçel dhe piano, 1999
  •  Meditim mbi një këngë popullore për violonçel dhe piano, 2013
  • Dialog nr. 1, nr. 2, për flaut dhe violonçel, 2001
  • Skerco për flaut dhe piano, 1966
  •  Rondo për violonçel dhe piano, 1986
  • Pjesë për violonçel dhe piano, I
  • Pjesë për violonçel dhe piano, II
  • Pjesë për violonçel dhe piano, III
  • Pjesë për violonçel dhe piano, IV
  • Andante për flaut dhe piano

Vepra Vokale

  • Cikël me pjesë korale a capella
  • Cikël me këngë popullore të përpunuara
  •  Këngë për fëmijë në festivale
  • Romanca vokale (të botuara)

Muzikë Skenike

  • Opereta për fëmijë Ditë të Gëzuara, 1956
  •  Opereta për fëmijë Shpendët e Pyllit, 1957
  • Baleti Fatosi Partizan, 1967

Nderime

  • 1965 – Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
  • 1985 – I akordohet Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të II
  • 1990 – I akordohet titulli Artist i Merituar
  • 1995 – I akordohet titulli Profesor nga Akademia e Arteve të Tiranës
  • 1998 – I jepet Çmimi i Karrierës i Fondacioni VELIA
  • 2010 – I jepet Çmimi Mirënjohje nga |Akademia e Arteve të Tiranës
  • 2012 – I akordohet titulli Nderi i Qytetit të Durrësit 

Veç këtyre, Kozma Lara ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1965, dhe President i Këshillit Kombëtar të Muzikës gjatë viteve 1992-1994.

Dhjetëra vepra të Kozma Larës janë vlerësuar me çmime ndër vite, në Dekadat e Majit dhe festivale kombëtare

Botime

  • Analiza e veprave muzikore, për shkollat e mesme të muzikës
  • Analiza e veprave muzikore për Universitetin e Arteve
  • Artikuj dhe studime për vepra apo veprimtari muzikore ndër vite
  • Simfonia Nr.1, në FA MINOR (Partitura), 1981
  • Romanca Shqiptare, 1999, (përzgjodhi dhe përgatiti për botim)
  • Sonata për piano dhe violinë, 2000
  • Muzikë Dhome - Vepra nga kompozitorë shqiptarë, 2001, (përzgjodhi dhe përgatiti për botim)
  • Album me pjesë pianistike, 2013
  • Romanca Vokale, 2013
  • Sonata për piano, 2013
  • Album me 20 romanca vokale për soprano, tenor dhe piano, 2013
  • Broshura me pjesë muzikore të ndryshme ndër vite, etj.

Referime

Tags:

Kozma Lara BiografiaKozma Lara KrijimtariaKozma Lara NderimeKozma Lara BotimeKozma Lara ReferimeKozma Lara10 korrik1930Durrës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TokaAlkooliAriuNikola TeslaDaulljaVendbanimiThomas EdisonIlir Shaqiri (këngëtar)Qarku elektrikMatematikaUjëvarat e MirushësElektricitetiHistoria e TokësKultura e ShqipërisëKromozomiAkiliTumori i truritButrintiAleksandër Stavre DrenovaVarësia nga substancat (droga)Ulçera në stomakQeniEnergjia kinetikeArmët e SkënderbeutSëmundjet e gjakutMarin BarletiLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësDita e VerësBifurkacioni i lumit të NerodimësGjeometriaLogopediaEmra pellazgëTulipaniThyesaMariana KondiHistoriaAntisemitizmiDrogaInfeksioni seksualisht i transmetueshëmDua LipaLista e vendeve sipas sipërfaqesNjerëz dhe FateArben TaravariEnergjiaDemokraciaMjedisiLista e shteteve të EvropësKëshilli i EvropësNeurologjiaPeshkuDielliMejozaTretësiratKara Mahmud pashë BushatiFusha magnetikeElefanti afrikanGjeniFieriIraniFoshnjaJezusiGjinitë letrareEgla CenoMetaforaHënaSami FrashëriDermatiti atopikFara e ZezëMuhamet KyçykuReal Madrid C.F.Mahatma GandiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriDemografia e KosovësKoreja e JugutFan NoliKubi (gjeometri)Faik bej KonicaHumanizmiBallkani🡆 More