Kosta Rika

Kosta Rika, zyrtarisht e njohur si Republika e Kosta Rikës (spanjisht:: Costa Rica ose República de Costa Rica, Stampa:IPAes), është republikë në Amerikën Qendrore, që kufizohet me Nikaraguan në veri, Panamanë në lindje dhe jug-lindje, me Oqeanin Pacifik në jug dhe me Detin Karibik në lindje.

Kosta Rika ishte shteti i parë në botë i cili e shpartalloi ushtrinë e vetë. Në mesin e shteteve të Amerikës Latine Kosta Rika radhitet e katërta në listën e shteteve të Indeksit të Zhvillimit Njerëzorë dhe e 48-ta në mbar botën. Sa i përket Indeksit të Performancës Ambientale, Kosta Rika radhitet e pesta në botë, duke u ngjitur nga vendi i 15-të në të cilin gjendej në vitin 2006. Në vitin 2007 qeveria e Kosta Rikës deklaroi se duan që të jetë shteti i parë The government of Costa Rica stated that they want to be the first country to become [[karbon neutral]] duke filluar në vitin 2021.

República de Costa Rica
Kosta Rika Emblema - Kosta Rika
Kosta Rika Kosta Rika
Moto Kombëtare: Pura vida!
Spa.: Vetëm jeto1
Vendndodhja - Kosta Rika
Vendndodhja - Kosta Rika

Historia

Periudha para-Kolombiane

Historianët i kanë klasifikuar njerëzit indigjene të Kosta Rika si popull që i përkasin Zonës Ndërmjetëse, ku mbivenoseshin periferitë e kulturave Mezoamerikane dhe Andeane. Kohët e fundit, periudha para-kolombiane e Kosta Rikës ka qenë gjithashtu e përshkruar si pjesë e Zonës Isthmo-kolumbiane.

Dëshmia më e vjetër e vendosjes së njeriut në Kosta Rika është e lidhur me ardhjen e grupeve të ndryshme në rreth 10,000 deri në 7000 vjet para Krishtit, me dëshmi të lashtë arkeologjike (vegla guri) ​​të ndodhura në Luginën Turrialba. Kishte prani shtizave dhe shigjetave të kulturës Clovis nga Amerika e Jugut, që tregom mundësinë e bashkëjetimit në këtë zonë të dy kulturave të ndryshme.

Bujqësia u bë e qartë në popullsitë që kanë jetuar në Kosta Rika rreth 5.000 vjet më parë. Gjatë mijëvjeçarit të dytë dhe të parë para Krishtit u stabilizuan tashmë bashkësi bujqësore. Këto ishin të vogla dhe të shpërndara, edhe pse koha e kalimit nga gjuetia në bujqësi si mjet kryesr jetese në zonë është ende i panjohur.

Përdorimi më i hershëm i qeramikës shfaqet rreth viteve 3.000 deri në 2.000 P.K.. Janë gjetur pjesë kupash, vazosh cilindrike, pjatancave, dhe forma të tjera vazosh të zbukuruara me vijëza, vizatime, dhe disa të modeluara sipas kafshëve.

Ndikimi i popujve indigjenë në kulturën moderne të Kosta Rikës ka qenë relativisht i vogël në krahasim me kombet e tjera, sepse vendit i mungonte një qytetërim i fortë i vendasve. Shumica e popullsisë vendase u integrua në shoqërinë koloniale spanjisht-folëse përmes martesave, me përjashtim të disa mbetjeve të vogla, më të rëndësishmet e të cilave janë Bribri dhe Boruka, fise të cilët ende jetojnë në malet e Kordiliereve të Talamankës, në pjesën jugore të Kosta Rikës, në afërsi të kufirit me Panamanë.

Kolonizimi spanjoll

Ka dy supozime për emrin e Kosta Rikës. Njeri supozim është që emri la costa rica ("bregu i pasur") u përdor për herë të parë nga Kristofor Kolombi, që zbarkoi në brigjet lindore të Kosta Rikës në fund të udhëtimit të tij në vitin 1502 dhe vuri re praninë e sasive të mëdha të bizhuterive prej ari të vendasve. Supozimi tjetër është që emri la costa rica u përdor nga pushtuesi Gil González Davila, i cili zbarkoi në bregun perëndimor në 1522, u takua me vendasit, dhe grabiti sasira nga ari i tyre.

Kosta Rika 
Vendi historik Ujarrás në Luginën Orosi, Provinca Cartago. Kisha koloniale është ndërtuar midis viteve 1686 dhe 1693.

Gjatë pjesës më të madhe të periudhës koloniale, Kosta Rika ishte krahina më jugore e Kapitenerisë së Përgjithëshme të Guatemalës, që ishte fillimisht pjesë e Nënrojaltisë së Spanjës së Re (dmth, Meksikës), por që, praktikisht, funksiononte si një entitet kryesisht autonom në kuadër të Perandorisë Spanjolle. Distanca e Kosta Rikës nga kryeqyteti në Guatemalë, ndalimi i saj ligjor sipas ligjit spanjoll të tregtisë, me fqinjët e saj jugore në Panama, atëherë pjesë e Nënrojaltisë së Granadës së Re (dmth, Kolumbisë), dhe mungesa e burimeve, të tilla si ari dhe argjendi, e bënë Kosta Rikën një rajon të varfër, të izoluar, dhe me popullsi të rallë, brenda Perandorisë Spanjolle. Kosta Rika u përshkrua si "kolonia më e varfër dhe më e mjerueshme spanjolle në të gjithë Amerikën" nga një guvernator spanjoll në 1719.

Një tjetër faktor i rëndësishëm për varfërinë në Kosta Rika ishte mungesa e një popullatë të konsiderueshme indigjene në dispozicion për "Encomiendën" (punën e detyruar), që do të thoshte që shumica e kolonëve kostarikanë duhej të punonin tokën e tyre, duke parandaluar krijimin e pronave të mëdha. Për të gjitha këto arsye, Kosta Rika ishte, në përgjithësi, e pavlerësuar dhe e neglizhuar nga Kurora Spanjolle dhe u la të zhvillohej vetë. Rrethanat gjatë kësaj periudhe besohet se kanë çuar në shumë nga veçantitë për të cilën Kosta Rika është bërë e njohur, dhe njëkohësisht kanë përgatitur zhvillimin e Kosta Rikës si një shoqëri më egalitare se fqinjët e saj. Kosta Rika u bë një "demokraci rurale" pa klasë indigjene ose mestizo të shtypur. Kjo ishte vetëm pak kohë më parë se kolonët spanjollë tu ktheheshin kodrave, ku ata gjenden toka të pasura vullkanike dhe një klimë më të butë se ajo e ultësirës.

Pavarësia

Pjesa veri-perendimore e vendit, Gadishulli Nikoja, ishte pika më jugore e vendit Nahuatl. and mistreatment by the Spaniards.

Gjeografia

Politika

Njësit administrative

Kosta Rika 
Provincat e Kosta Rikës.


Kosta Rika është e përbërë nga shtatë provinca të cilat janë të ndara në 81 kantone (spanjisht: "cantón", shumës: "cantones"). Kantonet janë të udhëhequr nga kryetarët e kantoneve të cilët zgjidhen çdo katër vite nga banorët e kantoneve. Nuk ka legjislatura provinciale.

    Provincat
  1. Alajuela
  2. Cartago
  3. Guanacaste
  4. Heredia
  5. Limón
  6. Puntarenas
  7. San José

Ekonomia

Demografia

Kultura

Referime

Lidhje të jashtme

    Qevria dhe administratat
    National anthem lyrics


Tags:

Kosta Rika HistoriaKosta Rika GjeografiaKosta Rika PolitikaKosta Rika Njësit administrativeKosta Rika EkonomiaKosta Rika DemografiaKosta Rika KulturaKosta Rika ReferimeKosta Rika Lidhje të jashtmeKosta Rika2006Amerika LatineAmerika QendroreGjuha spanjolleNikaraguaOqeani PacifikPanamaja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloPrinc Vidi, Shqipëria gjashtë muaj mbretëriPosta elektronikeDante AligieriAvullimiSokratiNacionalizmiAfërditaKanuni i Lekë DukagjinitEvropaKiliQeveria e Përkohshme e ShqipërisëFitër BajramiHendbollAlegoriaAstrit GashiEnergjia elektrikeZbulimi i elementeve kimikeLlojet e vargjevMerkuri (planet)Zënia e Diellit (Eklipsi)HidrokarburetShqipëriaZgjebjaEgjipti i lashtëPula (shpend)RusiaKuvendi i ShqipërisëGjergj FishtaVolejbolliNesër do të jetë ndrysheKontaminimi i tokësDisneylandSintaksa e gjuhes shqipeGjon BuzukuKalciumiTë drejtat e fëmijëveEfekti serrëHistoria e DurrësitVaginaTrashëgimia natyroreMatilda MakoçiPlaku dhe detiSkulpturaHidrocentraletKarizmaZemraIliriaRevolucioni FrancezShpella e piratëve (roman)Puna (fizikë)OrganizmiGalileo GalileiEnergjia dielloreRiciklimiBalli KombëtarNumrat romakëTretjaDemokraciaBabë Dudë KarbunaraUjëvarat e MirushësGjirokastraÇMineraliBimëtPushtimi italian i ShqipërisëForca e Sigurisë së KosovësTigriDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)GjeorgjiaTeknologjiaFosforiFan NoliDemografia e GjeorgjisëBektashiMbiemriEpoka e Iluminizmit🡆 More