Kongresi i Përmetit ishte një takim i liderave komunistë shqiptarë në 24 maj 1944.
Takimi u zhvillua në Përmet dhe zgjodhi qeverinë provizore. Kongresi ndoqi të njëjtin model si Këshilli Anti-Fashist për Çlirimin Kombëtar të Jugosllavisë.
Në kongresin e Përmetit morën pjesë 188 delegatë, ku me përjashtim të 5-6 prej tyre, të gjithë të tjerët ishin nga Shqipëria e Jugut: 18 delegatë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e të Këshillit nacionalçlirimtar; 25 delegatë nga Korça, 48 nga zona e I Operative Vlorë-Gjirokastër, 15 nga zona e Berati, 8 nga zona e Elbasani, 10 nga Tirana, 3 nga Peza, 2 delegatë nga Durrësi. Të tjerët ishin: 10 delegatë nga Rinia antifashiste, 5 nga Gruaja antifashiste, 6 nga Brigada e I, 4 nga Brigada II, 4 nga Brigada III, 4 nga e IV, 7 nga Brigada e V, 5 nga Brigada VI, 6 nga Brigada VII, 3 nga Brigada VIII dhe 5 delegatë nga Brigada XII; përfaqësuesit e brigadave partizane ishin krerët e tyre. Me përjshtime të rralla, po thuaj se të gjithë ishin antarë të PKSH.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kongresi i Përmetit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.