Konflikti I Karabakut Të Sipërm

Konflikti i Nagorno-Karabakhut është një konflikt territorial dhe etnik midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut dhe shtatë rretheve përreth, të cilat kontrollohen de fakto nga Republika e vetë-deklaruar e Arcah, por janë njohur ndërkombëtarisht si pjesë de jure të Azerbajxhanit.

Konflikti ka origjinën e tij në fillim të shekullit të 20-të. Nën Bashkimin Sovjetik, Josif Stalini vendosi ta bënte rajonin e Nagorno-Karabakhut një zonë autonome të Azerbajxhanit Sovjetik. Konflikti i tanishëm filloi në vitin 1988, kur armenët e Karabakhut kërkuan që Karabakhu të transferohej nga Azerbajxhani Sovjetik në Armeninë Sovjetike. Konflikti u përshkallëzua në një luftë në shkallë të gjerë në fillim të viteve 1990.

Një armëpushim i nënshkruar më 1994 mundësoi dy dekada të stabilitetit relativ, i cili u përkeqësua ndjeshëm së bashku me zhgënjimin në rritje të Azerbajxhanit me status quo-në, në kundërshtim me përpjekjet e Armenisë për ta çimentuar atë. Një përshkallëzim katër ditor në prill 2016 u bë shkelja më vdekjeprurëse e armëpushimit deri më 2020 kur plasën luftime më të gjëra.

Sfondi

Me Perestroikan dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik më 1989, tensionet etnike midis armenëve dhe azerbajxhanasve u rritën në rajonin e Nagorno-Karabakhut.

Që nga viti 2017, opinioni publik nga të dy palët është vërejtur si "gjithnjë e më i ngulitur, luftarak dhe pa kompromis". Në këtë kontekst, lëshimet e ndërsjella që mund të ulin tensionet në afat më të gjatë mund të kërcënojnë stabilitetin e brendshëm dhe mbijetesën e elitave në pushtet, duke lënë kështu pak nxitje për kompromis.

Kohështrirja

Lufta e Nagorno-Karabakh (1988–94)

Lufta e Nagorno-Karabakut, e njohur edhe si Lufta Çlirimtare e Arcahut në Armeni dhe në Nagorno-Karabakh, ishte një konflikt i armatosur që u zhvillua në fund të viteve 1980 deri në maj 1994, në enklavën e Nagorno-KarabkahutAzerbajxhanin jugperëndimor, midis shumicës etnike armene të Nagorno-Karabkahut të mbështetur nga Republika e Armenisë dhe Republika e Azerbajxhanit. Ndërsa lufta përparonte, Armenia dhe Azerbajxhani, të dyja ish-republika Sovjetike, u përfshinë në një luftë të zgjatur, të padeklaruar në lartësitë malore të Karabakhut ndërsa Azerbajxhani u përpoq të frenonte lëvizjen secesioniste në Nagorno-Karabhakut.

Parlamenti i enklavës kishte votuar në favor të bashkimit me Armeninë. Referendumi i mbajtur, u bojkotua nga popullata azerbajxhanase e Nagorno-Karabkahut, ku shumica e votuesve votuan në favor të pavarësisë. Kërkesa për t'u bashkuar me Armeninë, e cila filloi përsëri në 1988, filloi në një mënyrë relativisht paqësore. Ndërsa u afrua shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, tensionet gradualisht u shndërruan në një konflikt gjithnjë e më të dhunshëm midis armenëve etnikë dhe azerbajxhanasve etnikë. Të dy palët kanë bërë pretendime për spastrim etnik dhe pogrome të kryera nga ana tjetër.

Përplasjet ndëretnike midis të dyjave shpërthyen menjëherë pasi parlamenti i Oblastit Autonom të Nagorno-Karabakut (NKAO) në Azerbajxhan votoi për unifikimin e rajonit me Armeninë më 20 shkurt 1988. Rrethanat e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik lehtësuan një lëvizje separatiste armene në Azerbajxhanin Sovjetik. Deklarata e shkëputjes nga Azerbajxhani ishte rezultati i fundit i një konflikti territorial në lidhje me territorin. Ndërsa Azerbajxhani shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik dhe hoqi fuqitë e mbajtura nga qeveria e enklavës, shumica armene votoi të shkëputet nga Azerbajxhani. Në këtë proces, ata shpallën Republikën e panjohur të Nagorno-Karabakut. Një armëpushim me ndërmjetësim rus u nënshkrua në maj 1994 dhe bisedimet e paqes, të ndërmjetësuara nga Grupi i Minskut i OSBE-së, u mbajtën që nga atëherë nga Armenia dhe Azerbajxhani.

Disa përleshje ndodhën në vitet pas armëpushimit të vitit 1994.

Përplasjet kufitare (1994–2016)

Konflikti I Karabakut Të Sipërm 
Situata në zonë pas armëpushimit të 1994

Përleshjet në Mardakert filluan më 4 mars pas protestave të zgjedhjeve armene të vitit 2008. Ato përfshinë luftimet më të rënda midis armenëve etnikë dhe forcave azerbajxhaniane mbi rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakhut që nga armëpushimi i vitit 1994 pas Luftës së Nagorno-Karabakhut.

Burimet armene akuzuan Azerbajxhanin se po përpiqej të përfitonte nga trazirat e vazhdueshme në Armeni. Burime azerbajxhanase fajësuan Armeninë, duke pretenduar se qeveria armene po përpiqej të largonte vëmendjen nga tensionet e brendshme në Armeni.

Pas incidentit, më 14 mars Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi 39 vota pro, 7 kundër Rezolutës 62/243 duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të të gjitha forcave armene nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit.

Dhuna e vitit 2010

Luftimi i shkurtit 2010 në Nagorno-Karabakh ishte një shkëmbim i shpërndarë të shtëna armësh që u bë më 18 shkurt në vijën e kontaktit që ndan forcat ushtarake azerbajxhanase dhe karabakh-armene. Azerbajxhani akuzoi forcat armene për gjuajtje në pozicionet e Azerbajxhanit afër fshatrave Tap Qaraqoyunlu, Qızıloba, Qapanlı, Yusifcanlı dhe Cavahirli, si dhe në malet e Agdam Rayon me armë të vogla zjarri përfshirë snajperë. Si rezultat, tre ushtarë azerbajxhanas u vranë dhe një u plagos.

Luftimet në Mardakert të vitit 2010 ishin një seri shkeljesh të armëpushimit të Luftës së Nagorno-Karabakhut. Ato u zhvilluan përgjatë vijës së kontaktit që ndante Azerbajxhanin dhe forcat ushtarake etnike armene të Republikës të panjohur, por de-fakto, të pavarur të Nagorno-Karabakhut. Të dy palët akuzuan tjetrën për shkelje të regjimit të armëpushimit. Këto ishin shkeljet më të rënda të armëpushimit (i cili ka filluar që nga viti 1994) në dy vjet dhe i la forcat armene me viktimat më të rënda që nga përleshjet në Mardakert të marsit 2008.

Midis viteve 2008 dhe 2010, 74 ushtarë u vranë nga të dy palët.

Vazhdimi i luftimeve 2011–2013

Në fund të prillit 2011, përleshjet kufitare lanë të vdekur tre ushtarë të Nagorno-Karabakhut, ndërsa më 5 tetor, dy ushtarë azerbajxhanas dhe një ushtar armen u vranë. Gjatë gjithë vitit, 10 ushtarë armenë u vranë.

Një vit më pas, përleshjet kufitare midis forcave të armatosura të Armenisë dhe Azerbajxhanit ndodhën nga fundi i prillit deri në fillim të qershorit. Përleshjet rezultuan në vdekjen e pesë ushtarëve azerbajxhanas dhe katër armenë. Gjatë gjithë vitit 2012, 19 ushtarë azerbajxhanas dhe 14 ushtarë armenë u vranë. Një raport tjetër e vendos numrin e të vdekurve azerbajxhanas në 20.

Përgjatë vitit 2013, 12 ushtarë azerbajxhanas dhe 7 armenë u vranë në përleshjet kufitare.

Përplasjet e vitit 2014 dhe sulmet me helikopterë

Në vitin 2014 shpërthyes disa përleshje kufitare që kishin rezultuar në 16 viktima nga të dy palët deri më 20 qershor.

Më 2 gusht, autoritetet azerbajxhanase njoftuan se tetë ushtarë të tyre ishin vrarë në tre ditë përleshje me forcat e NKO, numri më i madh i vdekjeve për ushtrinë e vendit që nga lufta e 1994. NKO mohoi çdo viktimë nga ana e tyre, ndërsa tha se azerbajxhanasit kishin pësuar 14 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Zyrtarët lokalë në Nagorno-Karabakh raportuan të paktën dy vdekje ushtarake armene në atë që ishte incidenti më i madh në zonë që nga viti 2008. Pesë trupa të tjera azerbajxhanase u vranë natën tjetër, duke e çuar numrin e vdekjeve nga përleshjet në gusht në të paktën 15. Dhuna e shtyu Rusinë të lëshojë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar të dy palët të mos e përshkallëzojnë më tej situatën.

Deri më 5 gusht 2014 luftimet që filluan më 27 korrik kishin lënë të vdekur 14 ushtarë azerbajxhanas dhe 5 armenë. Në përgjithësi, 27 ushtarë azerbajxhanas kishin vdekur që nga fillimi i vitit në përleshje kufitare.

Në një incident të veçantë në korrik 2014, Ushtria e Mbrojtjes e NKR njoftoi se trupat kishin vrarë një dhe arrestuar dy anëtarë të një grupi subversiv azerbajxhanas që kishin depërtuar në vijën e kontaktit. Përveç spiunimit të lëvizjeve të trupave armene dhe instalimeve ushtarake dhe vendbanimeve civile në Karvachar (Kelbajar), ekipi u akuzua për vrasjen e Smbat Tsakanyan, një djalë shtatëmbëdhjetë vjeç armen dhe banor i fshatit Jumen. Të dy anëtarët e mbijetuar të grupit u dënuan me burgim të përjetshëm nga një gjykatë armene. Në korrik 2015, pamjet video të regjistruara nga ekipi u publikuan dhe u transmetuan në televizionin shtetëror armen.

Më 12 nëntor 2014, forcat e armatosura azerbajxhanase rrëzuan një helikopter Mil Mi-24 të Ushtrisë së Mbrojtjes së NK mbi rrethin Agdam të Karabakut. Tre ushtarakë u vranë në incident. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë deklaroi se avioni ishte i paarmatosur dhe e quajti rrëzimin e tij një "provokim të paparë". Autoritetet azerbajxhanase pretenduan se helikopteri po "përpiqej të sulmonte" pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase. Autoritetet armene deklaruan se Azerbajxhani do të përballet me "pasoja të rënda". Me përplasjen, 2014 u bë viti më vdekjeprurës për forcat armene që nga marrëveshja e armëpushimit më 1994, me 27 ushtarë të vrarë përveç 34 vdekjeve nga pala azerbajxhanase. Gjashtë civilë armenë vdiqën gjithashtu në vitin 2014, ndërsa deri në fund të vitit numri i azerbajxhanasve të vrarë u rrit në 39 (37 ushtarë dhe 2 civilë).

Luftimet sporadike të vitit 2015

Në vitin 2015, 42 ushtarë armenë dhe 5 civilë u vranë ndërsa vazhduan përleshjet në kufi. Përveç kësaj, të paktën 64 ushtarë azerbajxhanas vdiqën gjithashtu.

Lufta Katër-ditore (2016)

Me kalimin e viteve, Azerbajxhani u bë i padurueshëm me status quo-në. Në këtë drejtim, i shtyrë nga nafta dhe gazi, vendi u fut në një forcim ushtarak. Vetëm në vitin 2015, Baku harxhoi 3 miliardë dollarë në ushtrinë e saj, më shumë sesa tërë buxheti kombëtar i Armenisë.

Gjatë gjithë janarit dhe shkurtit 2016, katër armenë dhe katër ushtarë azerbajxhanas u vranë në luftime në kufirin e NK. Rasti i parë i vitit 2016 ishte një ushtar i NK, Aramayis Voskanian, i cili u vra nga zjarr snajperi azerbajxhanas, ndërsa shërbente në drejtimin lindor të Linjës së Kontaktit. Në mes të shkurtit, Jakobi Hambartsumyan, një bari armen nga Vazgenashen, u vra nga një snajper azerbajxhanas. Në mars, dy ushtarë azerbajxhanas dhe një armen u vranë në përleshjet përgjatë kufirit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Midis 1 dhe 5 prill 2016, luftimet e rënda përgjatë vijës së frontit të NK lanë 88 ushtarë armenë dhe 31–92 ushtarë Azerbajxhanas të vdekur. Një armen dhe tre ushtarë Azerbajxhanas gjithashtu ishin të humbur. Për më tepër, 10 civilë (gjashtë azerbajxhanas dhe katër armenë) u vranë gjithashtu. Gjatë përleshjeve, një helikopter ushtarak azerbajxhanas, 13 dronë pa pilot u qëlluan dhe një tank azerbajxhanas u shkatërruan.

Përplasjet e përtëritura kufitare (2016 – tash)

Midis 8 dhe 17 maj 2016, luftimet sporadike lanë të vdekur 14 armenë dhe tre ushtarë azerbajxhanas, si dhe një civil azerbajxhanas. Më 5 tetor 2016, artileria armene sulmoi pozicionet e Azerbajxhanit në linjën e kontaktit me një ushtar azerbajxhanas të vrarë. Një ushtar armen u vra më 11 tetor 2016 në një përleshje në linjën e kontaktit. Më 15 nëntor, një ushtar azerbajxhanas u vra në linjën e kontaktit. Më 27 nëntor, forcat Azerbajxhan raportuan se kanë rrëzuar një dron armen që kishte kaluar vijën e kontaktit.

Një ushtar i NK u vra në aksion me forcat e Azerbajxhanit më 6 shkurt 2017. Më 8 shkurt 2017, një ushtar i NK u vra dhe një tjetër u plagos në një shkëmbim zjarri me trupat azerbajxhanase përgjatë vijës së kontaktit. Me 24 shkurt 2017, forcat azerbajxhanase bombarduan pozicionet armene pranë fshatit Talish me artileri. Të nesërmen një shkëmbim i madh zjarri shpërtheu me forcat azerbajxhanase që po afroheshin te linjat armene në të njëjtën zonë, 5 ushtarë azerbajxhanas u vranë.

Më 15 maj 2017, një sistem mbrojtës ajror Osa i NK u dëmtua ose u shkatërrua nga një raketë e dirixhuar e nisur nga forcat azerbajxhanase. Më 20 maj 2017, një ushtar armen u vra në një zjarr me trupat azerbajxhanase, ushtria azerbajxhanase përdori granata antitank dhe zjarr mortajash 60 mm në aksion. Më 26 maj 2017, një ushtar i NK u vra në përleshje me forcat azerbajxhanase, duke përfshirë mortaja dhe lansime granatesh. Më 16 qershor 2017 tre ushtarë të NK u vranë nga forcat azerbajxhanase. Më 22 qershor 2017 katër ushtarë azerbajxhanas u vranë nga ushtarët e NK. Më 4 korrik, një grua azere dhe nipi i saj dy-vjeçar u vranë si rezultat i granatimeve nga forcat armene. Më 10 korrik 2017, një ushtar i NK u vra në granatime nga forcat azerbajxhanase. Më 25 korrik 2017, Azerbajxhani pretendoi se një prej ushtarëve të tij u plagos nga municioni i rënë nga një UCAV armene. Më 31 gusht 2017, pozicionet ushtarake azerbajxhanase u gjuajtën dhe u granatuan nga pozicionet ushtarake armene. Ushtria armene përdori mitraloz të kalibrit të madh.

2018

Një ushtar i NK u vra nga një snajper azerbajxhanas afër vijës së kontaktit më 7 janar 2018. Një ushtar i NK u vra nga zjarri azerbajxhanas më 7 shkurt 2018. Tre vullnetarë civilë u vranë në një operacion të deminimit në NK më 29 mars 2018. Një ushtar i NK u vra nga zjarri azerbajxhanas më 9 prill 2018. Një ushtar i NK u vra në një zjarr me forcat azeriane më 10 qershor 2018. Në shtator 2018 një ushtar i ushtrisë armene u vra nga armë zjarri azerbajxhanas ndërsa shërbente në një pikë kufitare. Në të njëjtin muaj, dy ushtarë të NK u vranë nga ushtria azerbajxhanase.

Viktimat

Megjithëse nuk ekzistojnë shifra të sakta të viktimave, deri në vitin 2009, rreth 3.000 njerëz, kryesisht ushtarë, janë vrarë, sipas shumicës së vëzhguesve. Në vitin 2008, luftimet u bënë më intensive dhe të shpeshta. Me 72 vdekje të regjistruara gjatë gjithë vitit, 2014 u bë viti më i përgjakshëm që nga përfundimi i luftës. Sipas Unionit të të afërmve të Ushtarëve të Luftës në Arcah që mungojnë në aksion, që nga viti 2014, 239 ushtarë nga NK mbeten të renditur zyrtarisht si të humbur.

Viti Armeni Azerbajxhan Total
2008 N / A N / A 30 ushtarë
2009 N / A N / A 19 ushtarë
2010 7 ushtarë 18 ushtarë 25 ushtarë
2011 10 ushtarë 4+ ushtarë, 1 civil 14+ ushtarë, 1 civil
2012 14 ushtarë 20 ushtarë 34 ushtarë
2013 7 ushtarë 12 ushtarë 19 ushtarë
2014 27 ushtarë, 6 civilë 37 ushtarë, 2 civilë 64 ushtarë, 8 civilë
2015 42 ushtarë, 5 civilë 64 ushtarë 77 ushtarë, 5 civilë
2016 107 ushtarë, 5 civilë +101 ushtarë, 7 civilë + 147-208 ushtarë, 12 civilë

Shih edhe

Referime

Tags:

Konflikti I Karabakut Të Sipërm SfondiKonflikti I Karabakut Të Sipërm KohështrirjaKonflikti I Karabakut Të Sipërm ViktimatKonflikti I Karabakut Të Sipërm Shih edheKonflikti I Karabakut Të Sipërm ReferimeKonflikti I Karabakut Të SipërmArmeniaAzerbajxhaniBashkimi SovjetikDe jureJosif StaliniKarabak i SipërmRepublika Socialiste Sovjetike e Azerbajxhanit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Hëna e PlotëKolesteroliAdolf HitleriMbreti LuanPylliJuventus F.C.UjkuKategoria SuperioreVenusiReal Madrid C.F.PianojaLumi i NerodimësHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiEnergjia elektrikeBeni ecën vetëArabia SauditeAleksandri i MadhVideosexPlastikaMbreti Zogu INënë TerezaShtjefën GjeçoviSistemi operativShenjat astrologjikeLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoViti i RiArmët e SkënderbeutMjedisiOrgazmaPHTeatri në ShqipëriBosnja dhe HercegovinaMasturbimi i ndërsjelltëHidrogjeniLidhja e PrizrenitGjirafaMësonjëtorja e KorçësFiset shqiptareXhubletaStimulim me dorëElefantiPerandoria RomakeFazat e Rilindjes ShqiptareLetraDrogaMajlinda KelmendiZvarranikëtEkuatoriRënia e komunizmit në ShqipëriPeshkopiaEkuadoriGjuhët indo-evropianeGlobalizimiDita Botërore e LibritEmpatiaIbrahim RugovaMprehësi i lapsaveSistemi urinarKalaja e ElbasanitKosova në Luftën e Dytë BotëroreKukësiPashallëku i ShkodrësBimëtSëmundja e AlzheimeritJaponiaPenisiShiu acidikGjirokastraArsimi në ShqipëriForcat e Armatosura të ShqipërisëGjuha standardeLogopediaHistoria e libritIraniTrekëndëshi i BermudësVaso pashë ShkodraniNdotja akustike🡆 More