Koncerti I Fillimvitit I Vjenës

Koncerti i fillimvitit i Vjenës (gjermanisht: Das Neujahrskonzert der Wiener Philharmoniker) është koncerti tradicional i Filarmonikës së Vjenës që mbahet prej vitit 1939 në ditën e parë të vitit në sallën e artë të Musikverein të Vjenës.

Programi i koncertit

Programi i koncertit ndahet në dy pjesë, dhe bazohet kryesisht në pjesë nga repertori muzikor i familjes Strauss (Johann Strauss babai, Johann Strauss jr, Josef Strauss dhe Eduard Strauss), të ekzekutuara nga Wiener Philharmoniker. Tradicionalisht koncerti mbyllet me ekzekutimin e tre pjesëve jashtë programit, dy prej të cilave fikse: e para është një polka e shpejtë (galopp), e dyta është An der schönen blauen Donau (Mbi të bukurin Danub blu) e Johann Strauss jr dhe e treta është Radetzky-Marsch e Johann Strauss baba; gjatë ekzekutimit të kësaj të fundit është traditë e konsoliduar që publiku i pranishëm në sallë të plasi duart, duke ndjekur ritmin e udhëzuar nga drejtori dhe ritmi i orkestrës.

Koncerti i Vjenës dhe televizioni

Koncerti është një ndër ngjarjet muzikore më të ndjekura të botës, i transmetuar nga stacionet televizive të të paktën dyzetë vendeve, me një publik prej të paktën një miliard spektatorësh nga çdo pjesë e globit.

Koncerti dhe baleti

Përveç muzikës ka edhe kërcime, nga balerinët e Operës së Shtetit, kryer në ambientet e brendshme dhe të jashtme të pallateve historike prestigjioze të Vjenës. Baletet ndiqen, për arsye logjistike, vetëm nga publiku televiziv.

Shitja e biletave

Me 50 milionë shikues në 90 vende, Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë është ngjarja më e suksesshme e muzikës klasike në botë.Biletat për të ndjekur koncertin shiten nëpërmjet internetit në muajin janar, pra pothuajse një vit (11 muaj) para koncertit.

Shënime

Lidhje të jashtme

Tags:

Koncerti I Fillimvitit I Vjenës Programi i koncertitKoncerti I Fillimvitit I Vjenës Koncerti i Vjenës dhe televizioniKoncerti I Fillimvitit I Vjenës Koncerti dhe baletiKoncerti I Fillimvitit I Vjenës Shitja e biletaveKoncerti I Fillimvitit I Vjenës ShënimeKoncerti I Fillimvitit I Vjenës Lidhje të jashtmeKoncerti I Fillimvitit I Vjenës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MushkaDita e ÇlirimitLufta e Parë Botërore14 vjec dhëndërFloraMiguel de CervantesOsmani ILuledielliAleksandër Stavre DrenovaUjkuMbipeshaAriu polarFigura stilistikeKomunikimiJudaizmiEgjipti i lashtëMartin CamajAriLista e lumenjve më të gjatëEmiratet e Bashkuara ArabeLista e shteteve sipas popullsisëAnemiaKafshëtNdotja e ujitZemraPërcjellësit elektrikMetriHistoria e kompjuteritKrishtërimiTë drejtat e fëmijëveLista e elementeve kimike sipas numrit atomikUltësira Perëndimore e ShqipërisëLeje DrejtimiLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeQarku i VlorësEkonomia e ShqipërisëInteligjenca artificialeVeshjet popullore shqiptareTrekëndëshiRilindja Kombëtare ShqiptareKëngët e MilosaosUjëvarat e MirushësFeminizmiRënia e komunizmit në ShqipëriDritëro AgolliVrima e zezëMitologjiaHekuriEkrem KryeziuGrupet e gjakutLista e vendbanimeve ilireShiu acidikLista e bimëveNarcisizmiTestosteroniSami FrashëriBioteknologjiaLëkuraMesopotamiaUEFA Liga e KampionëveNikola KopernikuFjodor DostojevskiTrupat e Sistemit DiellorKristofor KolombiFluturaVlera ushqyeseTokaNjerëz dhe FateShqiponjaKorçaMuzeu Kombëtar i KosovësMeteoriParku Kombëtar Shebenik-JabllanicëRrezet rentgenGjykata Evropiane për të Drejtat e NjeriutSavanaAleksandri i MadhKësulëkuqjaFotoaparati🡆 More