Koncert Në Fund Të Dimrit

Koncert në fund të dimrit është roman i autorit Ismail Kadare, i njohur fillimisht me titullin Gjakftohtësia, botuar së pari më 1988.

U cilësua romani më i mirë vitit nga revista frënge Lire më 1991.

Koncert në fund të dimrit
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
Zhanriroman
BotoiSh.B.Naim Frashëri
Faqe556

Sfondi

Romani u fillua më 1978 dhe u mbarua tre vjet më vonë. Dorëshkrimi ishte dhënë për botim kur në fund të vitit 1981 u gjet i vrarë kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu. Ndërkaq, në roman Kadare kishte treguar se si Mao Ce Duni kishte zhdukur pasardhësin e tij Lin Biao nëpërmjet një aksidenti ajror. Kështu, ndonëse në nëntor të atij viti dorëshkrimi kishte marrë çmimin e parë kombëtar, Kadarenë e njoftojnë se botimi i tij ishte ndaluar me urdhër të Komiteti Qendror. Kritika vlerësoi se ishte një tallje me sistemin politik dhe kundërvënie e hapur ndaj ideologjisë komuniste, dhe ushqente racizëm mes kinezëve dhe shqiptarëve. Në një dokument sekret thuhet:

[...] Romani është një satirë dhe një përqeshje me komunizmin, me parimet dhe idetë e tij, është një ironi dhe tallje nga pozitat e një liberali europian. Kjo satirë dhe tallje fshihen nën idenë e goditjes së socializmit kinez dhe majtizmit të tij. Gjer këtu është disi e fshehtë. Por ajo shfaqet haptazi në faqet e romanit përmes ideve dhe frazave të dykuptimta, me të cilat është e mbushur gjithë vepra,[...] ironizohen dokumentet e Partisë dhe veprat e shoku Enver [...] Bashkë me ironinë përzihet edhe zymtësia e gjendjes:Shkarkime, arrestime, burgosje, mbledhje, kritika dhe autokritika. [...] Ironitë dhe sarkazmat ndaj socializmit dhe terminologjisë që ne përdorim si dhe talljet me gjërat e shenjta e mbushin gjithë romanin e I.Kadaresë [...] është e çuditshme se autori gjithmonë kur flet për socializmin, për Partinë, për organizatën bazë dhe mbledhjet e saj shprehet me ironi e përqeshje.[...] Këto përshkrime e bëjnë socializmin si një zymtësi, ku njerëzit dridhen për fatin e tyre dhe për fatin e të afërmve dhe në përgjithësi për të ardhmen. Autori e zhvesh personalitetin e njerëzve në socializëm, e bën pa vlerë.[...] është e qartë ideja e shkatërrimit të njeriut, e frikës, etheve, e pasigurisë që krijon lufta e klasave në socializëm, sipas autorit [...]»

Romani do të mbesë shtatë vjet pa u botuar dhe do të dalë në dritë vetëm në vitin 1988, tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Me ribotimin shumë pak gjëra i ishin ndryshuar tekstit të romanit, as ato që u kritikuan më 1981.

    -Po armiqtë?-kishte dashur të pyeste Kramsi. - Mos vallë armiqtë i bënin më mirë komunizmit se ithtarët e vet?
    Pikërisht - qe përgjigjur Mao Ce Duni. -Komunizmi, më tepër se për çdo gjë ka pasur përherë nevojë për armiq. Dhe do të ketë nevojë përherë. Madje...
    Ai kishte nënqeshur një copë herë por nuk kishte vazhduar frazën. Kramsi, megjithatë e kishte kuptuar: madje edhe kur ata mungonin duheshin krijuar.
    Ismail Kadare, Koncert në fund të dimrit, fragment nga kap.8

Vepra

Ky roman merr si temë aleancën e Republikës Popullore të Shqipërisë me Kinën dhe prishjen e saj. Romani u kthehet përmasave epike të Dimrit të madh, me të cilin ka mjaft paralele dhe prej titullit mëton të jetë një vazhdim. Këtu i jepet lexuesit një tablo tjetër të historisë më të re shqiptare, një vështrim grotesk mbi shkëputjen dramatike të Shqipërisë nga Kina postmaoiste më 1978. Autori në fakt e kishte filluar ta shkruante atë në kohën e prishjes së aleancës kino-shqiptare, por e botoi vetëm më 1988.

Varianti epik i Kadaresë për ngjarjet e viteve shtatëdhjetë u jep jetë përsëri disa karaktereve që i kemi njohur në Dimrin e madh: Besnik Struga, Skënder Bermema dhe Marku, të gjithë shtatëmbëdhjetë vjet më të mëdhej dhe më me përvojë. Por romanit nuk i mungon polemika, dhe as tonet antikineze. Njëkohësisht, ai përmban mjaft kritikë për shpersonalizimin e individit në kushtet e socializmit.

Referime

Tags:

Ismail Kadare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ItaliaKristaletIslamiAdem JashariKalaja e LezhësPranveraDua LipaZorra e hollëKoço GliozheniOqeaniTelefoniRrezet infra të kuqeNepotizmiBosnja dhe HercegovinaLista e filmave të ShqipërisëKalaja e ElbasanitInsulinaSarandaAhmet KrasniqiKopshti botanikLiqeni i PrespësUjëvarat e MirushësSafet ZhulaliThomas EdisonPiter PanEposi i kreshnikëveLidhja e LezhësRusiaMotori DiezelLasgush PoradeciLista e elementeve kimike sipas numrit atomikSëmundjaRombiAtmosferaAcidet dhe BazatEklipsiArabia SauditeMësonjëtorja e KorçësADNBlerim DevolliDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)MarsiBletaPellazgëtYlli detarNapoleon BonapartiMjedisiLista e liqeneve në ShqipëriGjeografia e ShqipërisëBioteknologjiaAlpet ShqiptareElefanti afrikanQelizaSistemi i organeve të frymëmarrjesVetëtimaAtletikaGjuhët indo-evropianeBig Brother Albania 3Piramida e KeopsitLuigj GurakuqiRiciklimiUlçera në stomakShkretëtiraGjallesat në zhdukjeOlen CesariAvni RustemiAtomiKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriPesë Shtyllat e IslamitIsmail QemaliPsoriazaTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriKomunizmiNiko EngonopuloPyjet tropikaleZgjoi /Hive (film)Mitrush KuteliMarrëdhënia seksuale🡆 More