Kolonitë Italiane Në Shqipëri

Kolonistët italianë në Shqipëri ishin italianët që pas pushtimit italian të Mbretërisë së Shqipërisë në 1939, u transferuan në mënyrë që të italianizonin Shqipërinë.

Disa mbërritën këtu që pas Luftës së Parë Botërore. Marrëveshja e kolonizimit të Shqipërisë u aprovua nga kryeministri kukull fashist Shefqet Vërlaci. Në total u vensoën rreth 11,000 kolonë në vitin 1939 dhe 22.000 punëtorë italianë. Pas rënies së Italisë në Luftën e dytë botërore ata u rikthyen në Itali. Ata pak që mbetën nën regjimin komunist të Enver Hoxhës u larguan (me pasardhësit e tyre) në Itali në vitin 1992 dhe sot përfaqësohen nga shoqata "ANCIFRA". Momenti i largimit të italianëve nga Shqipëria është subjekt i romanit Qyteti i fundit nga Petro Marko i shkruar në vitin 1960.

Kolonitë Italiane Në Shqipëri
Flamuri i Mbretërisë së Shqipërisë (1939-1943) me dekret të Mbretit Viktor Emanueli III, 28 shtator 1939.

Historia

Shqipëria që nga periudha e Rilindjes kishte pasur rëndësi strategjike për Italinë, kur Republika e Venedikut kontrollonte disa zona të bregdetit shqiptar (të quajtura Shqipëria veneciane). Përveç kësaj, në Italinë jugore ndodheshin komunitete të mëdha shqip folëse, të cilat u vendosën atje pas pushtimit osman të Shqipërisë gjatë epokës së Skënderbeut, të cilët e përkrahnin një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Italisë.

Në fund të shekullit XIX, strategët e marinës italiane shënjestruan portin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit në hyrje të Gjirit të Vlorës. Porti do ti jepte Italisë kontrollin në hyrje të detit Adriatik. Gjithashtu, Shqipëria do të mund ti ofronte Italisë një pozitë të favorshme në Ballkan. Para Luftës së Parë Botërore, Italia dhe Austro-Hungaria luajtën një rol themelor në krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Në shpërthimin e luftës në vitin 1915, Italia shfrytëzoi mundësinë për të pushtuar gjysmën jugore të Shqipërisë, për të parandaluar austro-hungarezët nga pushtimi i kësaj zone. Ky sukses i italianëve nuk zgjati shumë, pasi menjëherë pas luftës Italia pati problemeve të brendshme, rezistenca shqiptare që kundërshtonte pushtimin dhe presioni nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Woodrow Wilson, bëri që Italia të detyrohej të tërhiqej në vitin 1920. Megjitahtë Italia mbajti ishullin e Sazanit, përballë Vlorës.

Kolonitë Italiane Në Shqipëri 
Kryeministri shqiptar Shefqet Verlaci, i cili aprovoi ngulimin e kolonëve italianë në vitin 1940

Kur Benito Musolini mori pushtetin në Itali, ai iu rikthye interesit në lidhje me Shqipërinë. Italia filloi depërtimin në ekonominë e Shqipërisë në vitin 1925, kur Shqipëria ra dakord për ta lejuar atë të shfrytëzojë burimet e saj minerale. Kjo u pasua nga Traktati i Parë të Tiranës në vitin 1926 dhe Traktatit të Dytë i Tiranës në vitin 1927, sipas të cilit Italia dhe Shqipëria hynë në një aleanca mbrojtëse ushtarake.. Kreditë italiane subvencionuan qeverinë dhe ekonominë shqiptare. Gjithashtu instruktorë të ushtrisë italiane erdhën për të trajnuar ushtrinë shqiptare. Ideja e ngulimeve të kolonëve italianë u inkurajua dhe si pasojë 300 kolonët e parë u vendosën në Shqipëri.

Pavarësisht këtij ndikimi të fortë italian, Mbreti Zog i Shqipërisë, refuzoi ti dorëzohej krejtësisht ndaj presionit italian. Në vitin 1931, ai haptazi refuzoi të rinovojë Paktin e Tiranës të viti 1926 .

Italia fashiste gjatë viteve 1930 e rriti presionin mbi Shqipërinë dhe më 7 prill 1939, pesë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, e pushtoi Shqipërinë ,. Më 9 prill 1939 familja mbretërore e braktisi Shqipërinë dhe u arratis në Greqi , ndërsa shqiptarët të organizuar vullnetarisht arritën të rezistojnë për pak kohë. Me thyerjen e rezistencës Shqipëria ra nën varësinë italiane. Vendi ballkanik u bë pjesë e perandorisë italiane dhe u kthye në një protektorat italian, i ngjashëm me protektorat gjermane të Bohemisë dhe Moravisë, për faktin se Shqipëria mbetej një territor autonom i Italisë i projektuar për tu kolonizuar dhe italianizuar në mënyrë përfundimtare.

Froni shqiptar u pretendua nga Viktor Emanueli III, mbret i Italisë, i cili ishte udhëheqësi zyrtar i Shqipërisë deri në abdikimin e tij më 25 korrik 1943. Qeveria kryesohen nga qeveritarë italianë dhe nga një qeverisje civile shqiptare.

Nga prilli i vitit 1939, marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë, doganat, si dhe burimet natyrore u vunë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Italisë. Të gjitha burimet e naftës në Shqipëri i kaluan kompanisë Agip, kompania shtetërore e naftës në Itali.

Partia Fashiste Shqiptare (parti kukull) u bë partia udhëheqëse e vendit dhe fashistët shqiptarë, si kryeministri kukull Shefqet Vërlaci, i lejuan qytetarët italianë të vendosen në Shqipëri, të kenë tokën e tyre në mënyrë që gradualisht ta transformonin atë në tokë italiane. Vërlaci ([nevojitet citimi]) miratoi bashkimin e mundshëm administrativ të Shqipërisë dhe Italisë, sepse ai donte mbështetjen italiane për bashkimin e Kosovës, Çamërisë dhe territoreve të tjera "irredentiste shqiptare", krijimin i Shqipërisë së Madhe.

Qytetarët italianë u vendosen në Shqipëri, u lejuan të kenë tokën e tyre në mënyrë që gradualisht ta transformonin atë në tokë italiane.[nevojitet citimi]. Por në nëntor 1941 ata filluan të përballen me manifestime që e kundërshtonin ngulimin e italianëve dhe me rezistencë të shqiptarëve, të organizuar kryesisht nga Partia Komuniste e Enver Hoxhës.

Kolonët italianë

Italianët e ​​parë që kolonizuan Shqipërinë ishin familje peshkatarësh nga Pulia, të cilët në vitin 1918, u transferuan në ishullin e Sazanit, përballë Vlorës. Ishulli, nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në 1947 ishte zyrtarisht pjesë e Italisë.

Në vitin 1926, qeveria italiane, në marrëveshje me autoritetet shqiptare, dërgoi 300 kolonistë italiane në Kamëz, për të promovuar zhvillimin bujqësor.

Shumica e italianëve ishin fermerë nga komunitetet arbëreshe në Italinë jugore. Ata fillimisht patën sukses dhe krijuan kompaninë Ente industria agraria albanese dhe një shkollë bujqësore, por regjimi i Mbretit Zog i dëboi në vitin 1931, nga frika e zgjerimit të ndikimit italian në shoqërinë dhe politikën shqiptare.

Pas pushtimit të Shqipërisë në prill 1939, Musolini dërgoi afro 11,000 kolonë italiane në Shqipëri. Shumica e tyre ishin nga rajoni i Venetos dhe Sicilisë. Ata u vendosën kryesisht në zonat e Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Porto Palermo, Elbasanit dhe Sarandës. Ata ishin kolonët e parë e një grupi të madh të italianëve që do të transferoheshin në Shqipëri.

Në prill 1940, përveç kolonëve në Shqipëri u vendosën 22.000 punëtorë italianë, për të ndërtuar rrugët, hekurudhat dhe infrastrukturën.

Shumica e kolonëve të vitit 1939 ishin të regjistruar në të ashtuquajturën Milicia shqiptare. Kjo ishte një organizatë fashiste paramilitare shqiptare, pjesë e Këmishëzinjve. Më vonë edhe shqiptarët u rekrutuan në këtë grup. Selia e organizatës ishte në Tiranë dhe përbëhej nga katër legjione në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër. Milicia shqiptare u shpërbë në vitin 1943, pas rënies së Italisë në Luftën e Dytë Botërore.

Asnjë kolon italian nuk qëndroi në Shqipëri. Ata pak që mbetën nën regjimin komunist të Enver Hoxhës u larguan (me pasardhësit e tyre) në Itali në vitin 1992, dhe sot përfaqësohen nga shoqata "ANCIFRA".

Përfaqësimi në letërsi

Shiko edhe

Referime

Bibliografia

  • Fischer, Bernd Jürgen. Albania at War, 1939-1945. Hurst. London, 1999 ISBN 1-85065-531-6
  • Lamb, Richard. Mussolini as Diplomat. Fromm International Ed. London, 1999 ISBN 0-88064-244-0
  • Payne, Stanley G. A History of Fascism, 1914-45. University of Wisconsin Press. Madison, Wisc., 1995 ISBN 0-299-14874-2
  • Pearson, Owen. Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II: Albania in Occupation and War, 1939-45. Tauris Publisher. New York, 2006 ISBN 1-84511-104-4, ISBN 978-1-84511-104-5
  • Rosselli, Alberto. Storie Segrete. Operazioni sconosciute o dimenticate della seconda guerra mondiale Iuculano Editore. Pavia, 2007
  • Library of Congress Country Study of Albania

Lidhje të jashtme

Tags:

Kolonitë Italiane Në Shqipëri HistoriaKolonitë Italiane Në Shqipëri Kolonët italianëKolonitë Italiane Në Shqipëri Përfaqësimi në letërsiKolonitë Italiane Në Shqipëri Shiko edheKolonitë Italiane Në Shqipëri ReferimeKolonitë Italiane Në Shqipëri BibliografiaKolonitë Italiane Në Shqipëri Lidhje të jashtmeKolonitë Italiane Në Shqipëri19391960Enver HoxhaFashizmiItaliaItalianKryeministrat e ShqipërisëLDBLPBMbretëria e ShqipërisëPetro MarkoQyteti i funditShefqet VërlaciShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EvolucioniShkollaEvropa VerioreLedion LiçoGjakuKolitiDhuna në familjeAhmet KrasniqiKometaDeti MesdheTretësiratFeja në ShqipëriAziaEgjipti i lashtëHemofiliaPërcjellësit elektrikZënia e Diellit (Eklipsi)Lista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësHamletiVeshjet popullore shqiptareNdotja e ujitArmët e SkënderbeutBullizmiHistoria e TokësVeshkaNumrat e telefonit në KosovëPHPolimeriWilliam ShakespeareDokumentet e Gjuhes ShqipeLista e personaliteteve shqiptarePulsi i zemrësDinozauriAutizmiKokainaSistemi i imunitetitArma bërthamoreSistemi riprodhues femërorHidrocentraletLëkuraFloraKëshilli i Bashkimit EvropianFyelliMbeturinatPiramidat e EgjiptitVolejbolliIndiaPitagoraJupiteriPërqindShkupiDrini i BardhëPashallëku i ShkodrësLista e aktorëve të teatrit shqiptarHistoria e Jehudëve në ShqipëriTiranaDemografia e KosovësEmrush XhemajliRomeo dhe ZhuljetaPashallëku i JaninësHemoglobinaKafejaEmiratet e Bashkuara ArabeGjirokastraVlerësimi i nxënësveCikli menstrualMamuthiHënaRumaniaKarnavaletKuvendi i ShqipërisëMacjaPrishtinaNënë TerezaLigji i ArkimeditRryma elektrike🡆 More