Kolë Paparisto

Kolë Paparisto (Elbasan, 8 nëntor 1914 - 1980) ishte shkencëtar shqiptar, profesor i botanikës.

Biografia

U lind në Elbasan, i ati ka qenë zanatçi. Mbasi mbaroi Liceun e Korçës me rezultate shumë të mira, vazhdoi dhe përfundoi studimet e larta për Biologji në Paris. Në vitet 1941-1943 punoi si mësues i shkencave Natyrore në shkollën Normale.

Më 1940 bënte pjesë në Komitetin Qarkor të Elbasanit të Grupit Komunist "Zjarri". Në vitin 1943 doli partizan dhe punoi në Qarkun e Elbasanit e për një periudhë kohe pranë shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në maj të vitit 1944, si delegat i Elbasanit, mori pjesë në Kongresin e Përmetit, ku u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar.

Në vitet 1945-1947 ka punuar fillimisht si kryetar dege në Ministrinë e Arsimit, më pas zëvendësministër. Në vitet 1951-1957 ka qenë kryetar i Institutit të Shkencave dhe pas shkrirjes së tij më 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, emërohet zv/Rektor për anën shkencore, deri në vitin 1967, në të njëjtën kohë kryente detyrën e përgjegjësit të Katedrës së Botanikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Gjatë kësaj kohe atij i jepet titulli Profesor. Në vitet 1967-78 ka punuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore si pedagog e përgjegjës i Katedrës së Botanikës. Në vitin 1978, me krijimin e Qendrës së Kërkimeve Biologjike, pranë Akademisë së Shkencave (sot Instituti i Kërkimeve Biologjike), kalon pranë saj si përgjegjës i Sektorit të Florës, det yrë të cilën e mbajti deri më 27 gusht 1980, kur u nda nga jeta.

Në vitin 1972, me krijimin e Akademisë së Shkencave, për merita të shquara në fushën e Shkencës e Arsimit, K. Papariston e gjejmë si anëtartë Akademisë dhe përgjegjës të seksionit të Shkencave Natyrore. Ka qenë i zgjedhur për disa legjislatura deputet i Elbasanit. Është nderuar me titullin Mësues i Popullit, mban Çmimin e Republikës dhe disa urdhëra e medalje të luftës e të punës.

Referime

Tags:

191419808 NëntorElbasani

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KanadajaShpallja e Pavarësisë së KosovësPërrallaShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraZhurmat në veshEkuadoriSarandaBasketbolliKalendari katoliko-romak i shenjtorëveLumi i NerodimësSpanjaKallëzuesiUniversiteti i PrishtinësXhensila MyrtezajIndiaHëna e PlotëKërpudhatUshtria Çlirimtare e KosovësLindja (biologji)Inteligjenca artificialeMajlinda KelmendiMenstruacionetRadha e veprimeve matematikoreEozinofiliaEnzimatAustraliaRusiaEkuatoriVajguriNdryshimet klimatikeAgim NeshoNarcisizmiNdotjaOrkideaMuzika shqiptareSheshi i Skënderbeut (Shkup)Pjesët përbërëse të kompjuteritTurizmi në ShqipëriSistemi i tretjesMamuthi leshatorKoniIsa BoletiniMbreti LuanDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveBotaLumiNdre MjedaStreptokoketLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësHamletiNeurologjiaKarizmaRacizmiMuri i BerlinitEgla CenoDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeArsimi në ShqipëriGjergj FishtaKlima e ShqipërisëNaum VeqilharxhiMustafa Qemal AtaturkuLetërsia shqipeSindroma DownTigriKinaPiter PanEnergjia e erësLista e vendbanimeve ilireRrotullimi i Tokës rreth DiellitKulla EiffelLëvizjaTelefoniSistemi urinarLasgush PoradeciKonferenca e Londrës (1912–1913)Mësonjëtorja e KorçësThana🡆 More