Koha E Akullit

Koha e akullit ose një epokë e akullit është një periudhë afat-gjate e uljes së temperaturës të sipërfaqes dhe atmosferës së Tokës, duke rezultuar në praninë ose zgjerimin e fletëve kontinentale dhe polare akullit dhe akullnajat alpine.

Brenda një kohe të akullit afatgjate, impulset individuale të klimë të ftohtë quhen si "periudha akullnajore" (ose ndryshe "glaciale" ose "të ngrira"), dhe periudha e përhershme e ngrohtë quhet "interglaciale". Glaciologjikisht, koha e akullit nënkupton praninë e gjerë të shtresave akullnajore në hemisferën veriore dhe në jugore. Nga ky përkufizim, ne jemi në një periudhë interglaciale— Holocene— e kohës së akullit e cila filloi 2.6 milion vjet më parë, në fillim të epokës Pleistocene, për shkak se shtresat akullnajore të Groenlandës, Arktik, dhe Antarktiku ende ekzistojnë.

Koha E Akullit
Një përshtypje artistike e epokës së akullit të Tokës në maksimumet akullnajore. Bazuar në: Crowley, T. J. (1995). "Ice age terrestrial carbon changes revisited". Global Biogeochemical Cycles. 9 (3): 377–389. Bibcode:1995GBioC...9..377C. doi:10.1029/95GB01107. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2012. Marrë më 4 qershor 2016. "Ice age terrestrial carbon changes revisited" Arkivuar 1 nëntor 2012 tek Wayback Machine. Global Biogeochemical Cycles 9 (3): 377–389. Bibcode:1995GBioC...9..377C. doi:10.1029/95GB01107. 
Koha E Akullit
Shtresat e akullit në Antarktik. Shtresat akullnajore zgjerohen gjatë një "epoke të akullit".
Koha E Akullit
Ndryshime në temperaturë, CO2, dhe pluhuri nga bërthama e akullit Vostok gjatë 400,000 vjetëve të fundit.

Origjina e teorisë së kohës së akullit

Në vitin 1742 Pierre Martel (1706–1767), një inxhinier dhe gjeograf që jetonte në Gjenevë, vizitoi luginën e Chamonix në Alpet e Savoy-së. Dy vite më vonë ai botoi një pasqyrë të udhëtimit të tij. Ai raportoi se banorët e kësaj lugine shpërndarjen e gurëve të çrregullt ja atribuojnë akullnajave, duke thënë se një herë ato kanë qenë të zgjeruara më larg. Më vonë shpjegime të ngjashme janë raportuar nga rajonet e tjera të Alpeve. Në vitin 1815, marangozi dhe gjuetari i dhive të egra, Jean-Pierre Perraudin (1767–1858) shpjegoi gurët e mëdhenj të çrregullt në Val de Bagnes në kantonin zviceran të Valaisit se ishin për shkak se akullnajat më parë shtriheshin më tej. Një dru-prerës i panjohur nga Meiringen në Bernese Oberland mbrojti idenë e ngjashme në një diskutim me gjeologjistin gjermano-zviceran Jean de Charpentier (1786–1855) në vitin 1834.Shpjegime të krahasueshme janë të njohura edhe nga Val de Ferret në Valais dhe Seeland në Zvicrën perëndimore dhe në punën shkencore të Goethes. Shpjegime të tilla mund të gjenden edhe në pjesë të tjera të botës. Kur natyralisti bavarez Ernst von Bibra (1806-1878) vizitoi Andet kilian në 1849-1850, vendasit i atribuan fosilet e moraineve, veprimeve të mëparshëm të akullnajave.

Ndërkohë, studiuesit evropianë kishin filluar të pyesin veten se çfarë kishte shkaktuar shpërndarja e materialit të çrregullt. Nga mesi i shekullit të 18-të, disa diskutuan akullin si një mjet transporti. Eksperti suedez i minierave Daniel Tilas (1712–1772), në vitin 1742, ishte personi i parë që sugjeroj copat e akullit që lundrojnë në det për të shpjeguar praninë e gurëve të çrregullt në rajonet skandinave dhe baltike. Në 1795, shkencëtari dhe filozofi skocez, James Hutton (1726-1797), shpjegoi gurët e çrregullt në Alpe si pajojë e akullnajave. Dy dekada më vonë, në vitin 1818, botanisti suedez Göran Wahlenberg (1780-1851) botoi teorinë e tij për një akullnajë të gadishullit skandinav. Ai e konsideronte akullnajën si një fenomen rajonal.

Referime

Tags:

AkullnajaGlaciologjiaToka

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e qyteteve në GjermaniMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutVullkaniNamazi i AkshamitKarizmaAnton PashkuA.C. MilanLiqeniCikli i UjitDitar (Anne Frank)ProzaArtriti ReumatologjikHistoritë e HerodotitTeoria e relativitetitF.C. Internazionale MilanoKortizoliProblemet mjedisore në ShqipëriTenisiAkronimiPërmetiMotori DiezelDemencaIraniKultura në KosovëErnest KoliqiPjetër BogdaniPHFlamuri i KosovësEpoka para gjyqitTermocentraliTë drejtat e fëmijëveHistoria e arteveInternetiBiosferaMuzika populloreAlbin KurtiMartin CamajMuri i Madh KinezLimfocitiMatematikaDemokraciaPulsi i zemrësEgjiptiMarsiVasfije KrasniqiFoshnjaEkonomia e ShqipërisëAzia LindoreEnciklopediaArti në ShqipëriAsdren GjikolliDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëUEFA Liga e Kampionëve - statistikatReaksioni kimikPersonat me aftesi te kufizuaraNumrat e telefonit në KosovëAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianKanuni i Lekë DukagjinitMaqedonia e VeriutHistoria e kompjuteritTretjaFaik bej KonicaGlukozaEkosistemiWilliam ShakespeareNdryshimi i klimësLista e vullkaneve aktivë në botëAnarkiaTemperaturaTrupat e Sistemit DiellorKosova dhe bukuritë e sajHekuriNeurologjiaFazat e Rilindjes ShqiptareE drejta e autoritDrita elektrikeVjosa🡆 More