Klubi Regbisë Tirana

Klubi Regbisë Tirana ose KR Tirana (English:Tirana Rugby Club) është një klub regbie me qendër në Tiranë, Shqipëri.

Krijuar më gusht 2013, KR Tirana është klubi i parë dhe më i vjetri në Shqipëri.

Klubi Regbisë Tirana
Pseudonimi(et)Legjenda Bardhë e Blu, Tirona
Themeluargusht 2013
StadiumiSelman Stërmasi
Kapaciteti12,724 vende
PronariXhino Drangu
TrajneriAdam Vernon
Klubi Regbisë Tirana
Klubi Regbisë Tirana
Klubi Regbisë Tirana
Klubi Regbisë Tirana
Klubi Regbisë Tirana
Klubi Regbisë Tirana
Klubi Regbisë Tirana
Klubi Regbisë Tirana
Ngjyra shtëpi

Para-krijimi

Në vitin 2011, disa djem vendosën të promovojnë regbinë si një sport krejt të ri në Shqipëri. Ndeshja e parë u organizua në 4 gusht 2013, me pjesëmarrjen e disa lojtarëve te Klubit të Regbisë Tirana dhe disa emigrantëve nga Italia. Organizimi ishte një event promocional në Stadiumin Selman Stërmasi.

Historia

Në gusht 2013, KR Tirana u krijua zyrtarisht nga disa djem që thjesht kishin dëshirën të ofronin dicka më tepër sesa sportet ekzistuese në vend. Ky sport u krijua për diçka ndryshe, më shumë adrenalinë, më shumë kontakt. Fillimi dhe krijimi i një ekipi solid nuk ishte i thjeshtë për shkak të mungesës së popullaritetit të këtij sporti, që e bënte afrueshmërinë dhe shtimin e rradhëve mjaft të vështirë. Xhino Drangu dhe Adam Vernon ishin dy njerez që punuan dhe u përpoqën fort për të hedhur hapat e parë të kësaj loje, gjë që më pas e bëri dhe rekrutimin më të lehtë. Të tjerë lojtarë u afruan në klub. Drangu ka pasur një ekperiencë 5-vjeçare në Britani. Ai u bë trajneri i parë i KR Tirana më 2013. Ai ndihmoi lojtarët të fillonin të kuptonin e të luanin sportin e regbisë në menyrë të mirëfilltë. Me kalimin e kohës, pasi skuadra u bë më solide erdhi momenti për ndeshjen e parë miqësore ndaj klubit KR Kosova Roosters. Në vitin 2014 Adam Vernon u bë trajneri i dytë i skuadrës. Adam është me origjinë angleze dhe ka luajtur regbi në nivele të larta. Në vitin 2014 u zhvillua ndeshja e dytë miqësore, po kundër KR Kosova Roosters, prapë në Tiranë. Në fillim të vitit 2015 u bë aplikimi në gjykatë për ligjërimin dhe regjistrimin e skuadrës. Pas shumë përpjekjesh, u arrit me sukses të bëhet regjistrimi dhe të merrej statusi "Shoqatë jofitimprurëse". Po në këtë vit, përpos regbi-t ekipi mori pjesë dhe në ndeshjen e parë të kriketit, zhvilluar në Shqipëri, ndeshje e organizuar me mbështetje nga pjesëtarë të Ambasadës Britanike dhe "Crown Agents".

Veprimtariɑ

Në vitin 2015 KR Tirana mori pjesë në një turne organizuar në Kosovë. Në këtë turne merrnin pjesë 3 skuadra:

KR Tirana (Shqipëri)

KR Kosova Roosters (Kosovë)

Kibubu RC (Belgjikë)

Në fund të veprimtarisë, Tirana u rendit e treta. Po në vitin 2015 u luajtën 2 ndeshje të tjera miqësore kundër KR Podgorica nga Mali i Zi. Edhe pse u humbën me rezultate të thella, këto ishin dy ndeshje shumë të vlefshme përsa i përket eksperiencës, sepse një pjesë e mirë e lojtarëve malazezë luanin për ekipin Kombëtar të Malit të Zi. Ndeshja e parë u luajt ne Shqiperi dhe e dyta në Mal të Zi.

Duke pasur parasysh ekzistencën e një ekipi kompakt dhe lidhjet e krijuara me ekipe të tjera, u hodh ideja që të luhej kupa e parë mes skuadrave shqiptare në trojet e Shqipërisë etnike. Kupa u quajt "Kupa Skënderbe" dhe pjesëmarrësit e parë ishin vetëm 2 skuadra; KR Tirana dhe KR Kosova Roosters. Në këtë kupë mund të marrë pjesë çdo skuadër me origjinë shqiptare nga trojet e Shqipërisë etnike. Këtë vit kupa konsiston në 3 ndeshje në një kohështrirje 1-vjeçare , ku fitues shpallet ekipi që fiton 2 ndeshje. Ndeshja e parë ishte më 28 nëntor 2015 dhe KR Tirana e fitoi me rezultatin 24-10. Ndeshja e dytë do luhet në prill 2016, në Prishtinë.

Planet e së ardhmes

Me rritjen në numër të ekipit kryeqytetas, synohet gjetja e një rivali serioz për të zhvilluar miqësore të tjera. Synimi kryesor i KR Tirana është zhvillimi i sportit të regbisë në Shqipëri dhe, si skuadra e parë dhe e vetme e këtij sporti në Shqipëri, përhapja e këtij sporti mbetet një obligim i rëndësishëm. Një tjetër synim është krijimi i ekipeve të tjera regbi në Shqipëri. Një hap i rëndësishëm i ndërmarrë është krijimi i marrëdhënieve me ekipe ndërkombetare, pikërisht realizimi i binjakëzimit me 2 ekipe italiane, L'Aquila dhe Gran Sasso, me të cilat po tentohet organizimi i eventeve dhe ndeshjeve të ndryshme në të ardhmen.

Ekipi aktual

Numri Nënshtetësia Emri Mbiemri Pozicioni
1 Klubi Regbisë Tirana  Girsjan Priska Loose-head Prop
2 Klubi Regbisë Tirana  Aurel Gjeloshi Hooker
3 Klubi Regbisë Tirana  Ditmar Halla Tight-head Prop
4 Klubi Regbisë Tirana  Gjergji Bitani Second Row
5 Klubi Regbisë Tirana  Serxho Hatibi Second Row
6 Klubi Regbisë Tirana  Kein Turdiu Blank-side Flanker
7 Klubi Regbisë Tirana  Arnaldo Telo Open-side Flanker
8 Klubi Regbisë Tirana  Andi Bejo Number 8
9 Klubi Regbisë Tirana  Luigi Sciorio Scrum-half
10 Klubi Regbisë Tirana  Olban Llapaj Fly-half
11 Klubi Regbisë Tirana  Ardit Suka Left Wing
12 Klubi Regbisë Tirana  Cristian Kondi Inside Center
13 Klubi Regbisë Tirana  Indrit Murgu Outside Center
14 Klubi Regbisë Tirana  Jon Gajo Right Wing
15 Klubi Regbisë Tirana  Mariglen Nezaj Full Back
16 Klubi Regbisë Tirana  Orest Bala Tight-head Prop
17 Klubi Regbisë Tirana  Fabian Thanasaj Second Row
18 Klubi Regbisë Tirana  Edvi Muça Loose-head Prop
19 Klubi Regbisë Tirana  Eugen Gucaj Second Row
20 Klubi Regbisë Tirana  Adam Vernon Fly-half
21 Klubi Regbisë Tirana  Silvio Cela Full Back
22 Klubi Regbisë Tirana  Oğulcan Yiğit Şatıroğlu Number 8
23 Klubi Regbisë Tirana  Dajan Shatraj Right Wing
24 Klubi Regbisë Tirana  Shaban Penxho Scrum-half
25 Klubi Regbisë Tirana  Orion Jucja Second Row

Stafi aktual

Pozicioni Emri
Presidenti i klubit Klubi Regbisë Tirana  Xhino Drangu
Trajneri i parë Klubi Regbisë Tirana  Adam Vernon
Koordinator i brendshëm Klubi Regbisë Tirana  Ditmar Halla
Koordinatori i jashtëm Klubi Regbisë Tirana  Mariglen Nezaj
Ekonomisti Klubi Regbisë Tirana  Kein Turdiu
Marketing Klubi Regbisë Tirana  Andi Bejo
Drejtor i Regbisë Shqiptare Klubi Regbisë Tirana  Marty Lustiano

Shih edhe këtë

Referime

Tags:

Klubi Regbisë Tirana Para-krijimiKlubi Regbisë Tirana HistoriaKlubi Regbisë Tirana Planet e së ardhmesKlubi Regbisë Tirana Ekipi aktualKlubi Regbisë Tirana Stafi aktualKlubi Regbisë Tirana Shih edhe këtëKlubi Regbisë Tirana ReferimeKlubi Regbisë TiranaAnglishtjaShqipëriTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

UjkuRrjeti kompjuterikShkodraLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriEpoka para gjyqitGjeografia e ShqipërisëArbëreshët në ItaliDevejaDita e TokësTruriDramaRimaMirush KabashiSkënderbeuSistemi operativKalaja e PetrelësShenjat e Urdhërave të PreraNdotja e ujitKëndiLista e lumenjve në ShqipëriFjalë të urtaAkiliZona urbaneFutbolliLumi i ShalësF.C. Internazionale MilanoTurbinat me erëPaneli diellorParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaVlerësimi i nxënësveTrëndafiliHistoriaPjetër BudiCikli menstrualDon Kishoti i MançësMjedisi natyrorKafshëtBiosferaDiabetiMarrëdhënia seksualeBylisiBletaLuljaHija24 PrillShkencaProteinaSistemi nervorMesopotamiaBesimet folklorike shqiptareFejaPashkëtLista e shteteve sipas popullsisëSigmund FreudRevolucioni i dytë industrialLista e bankave në ShqipëriSinonimiEnergjiaVallet shqiptareLista e poetëve të njohur shqiptarëFluturaLedion LiçoEritrocitiEpitetiStresiKlimaAnton PashkuRozana RadiSulejman VokshiMitologjia grekeDemografia e ShqipërisëKontinentetÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriOrgazmaMarsiDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëUrani (planet)Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut🡆 More