Klan Kosova

Klan Kosova është një kanal televiziv privat kabllor me seli në Prishtinë, Kosovë.

U themelua më 2 dhjetor 2008 dhe transmetimin e filloi më 17 shkurt 2009 (në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës). Sot ka më shumë se 230 punonjës.[nevojitet citimi] Ai është ndër transmetuesit më të njohur privatë në këtë shtet.

Klan Kosova
Klan Kosova
LlojiTransmetues privat
ShtetiKosova Kosova
Zona e transmetimitKosova
Shqipëria
Maqedonia e Veriut
Mali i Zi
Gjermania
Zvicra
BashkëpunuesitTV Klan (më parë)
SelitëRruga "Lidhja e Pejës", Zona Industriale, Prishtinë, Kosovë
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Përmasa e figurës1080i (HDTV 16:9)
Shërbimi i ndërrimit të kohësKlan Kosova 2
Pronësia
PronariKushtrim Gojani (KGO Media Investments Holding)
Kanalet simotraKlan Kosova FM (radio)
Historia
Themeluar8 dhjetor 2008; 15 vite më parë (2008-12-08)
Nisur17 shkurt 2009; 15 vite më parë (2009-02-17)
ThemeluesiAleksandër Frangaj
Baton Haxhiu
Lidhjet
Faqja zyrtarehttps://klankosova.tv

Klan Kosova lindi si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit që kanë ndodhur në Kosovë dhe afrimit gjithnjë e më të madh me Shqipërinë. Duke parë interesimin e qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, TV Klan i Shqipërisë, pas 11 viteve suksesi, vendosi që të ketë jo më një degë të tij në Prishtinë, por të themelojë një televizion të ri të Kosovës. Kjo degë u themelua nën mbikëqyrjen e Aleksandër Frangajt.

Vec prodhimeve të veta, Klan Kosova transmeton edhe seriale vendore, si dhe seriale të huaja nga SHBA dhe Turqia.

Tani është nën pronësinë e KGO Media Investments Holding, një kompani e vendosur në Shkup.

Historiku

Klan Kosova filloi transmetimet në vitin 2009 me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën pronësinë e Aleksandër Frangajt të TV Klanit. Ishte bashkëpunim mes TV Klanit dhe gazetarit Baton Haxhiu, që u bë drejtor i përgjithshëm. Rrjeti televiziv shqiptar i dhuroi Klan Kosovës pajisjet e vjetra për përdorim në studiot e veta. Duke vepruar nga rruga Hyzri Talla në qendër të Prishtinës, transmetuesi shfrytëzoi maksimalisht hapësirat e ngushta 11×6 metra katrorë me kushtet e kufizuara.

Ai u kyç në frekuencat satelitore në muajin nëntor 2009.

Në 2015, Klan Kosova shpërnguli zyret e veta tek ish-Fabrika e Amortizatorëve afër Fushë Kosovës. Shpërngulja erdhi bashkë me fillimin e transmetimit në cilësi të lartë të figurës.

Në 2022, pasi u siguruan të drejtat e transmetimit nga Banijay Rights për reality shown e mirënjohur Big Brother VIP për Kosovën, Klan Kosova njoftoi që Big Brother VIP Kosova do të debutonte në këtë kanal nga 5 dhjetori 2022.

Polemikat

Akuza anti-konkurrencë

Televizioni ka qenë subjekt i kritikës ndaj vetvetes dhe kompanisë simotër Artmotion në 2021, kur u shkëput nga operatorët e mëdhenj kabllor, dhe të drejtat e transmetimit iu shitën vetëm me kusht që t'i blejnë edhe kanalet e Artmotion-it bashkë me të. Një gjë e tillë e shqetësoi Komisionin e Pavarur për Media mes ankesave nga shikuesit, duke sygjeruar se Klan Kosova po shkelte rregulloren e KPM-së për të shtypur konkurrencën.

Pezullimi i çertifikatës së biznesit dhe pronësia e paqartë

Pas një hetimi nga portali KosovaNews, çertifikata tregtare e Klan Kosovës u pezullua më 14 qershor 2023 nën dyshime të keqpërdorimit të detyrave zyrtare, si dhe keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike. Vendimi shkaktoi debat të fortë mes shoqërisë civile të Kosovës si dhe komunitetit ndërkombëtar gazetaresk, duke ia zënë vëmendjen shteteve Quint [en] që shprehën "shqetësim të thellë" rreth këtyre ngjarjeve. Punonjësit e Klan Kosovës dhe pjesëtarët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dolën në protestë ndaj vendimit më 31 gusht 2023.

Emisionet

Programacioni i Klan Kosovës përfshin një varg të gjërë të emisioneve të drejtpërdrejta dhe të xhiruara më përpara, edicioneve të lajmeve, programeve socio-ekonomike dhe zbavitëse (filma, sporti, etj.).

Ditaret e lajmeve

Klan Kosova ka katër edicione të lajmeve - në orën 11:00, 13:00, 15:00 dhe lajmet qendrore në orën 20:00. Cikli informativ poashtu mbaron me Edicioni Special në orën 23:00. Këto përfshijnë lajme të përditshme rreth mjedisit politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror në Kosovë. Programet japin informacione edhe për ngjarjet kryesore në të gjitha pjesët e botës.

Programe të tjera

  • Big Brother VIP Kosova
  • Ora 7
  • Ora e Pasdites
  • Privé
  • Minuta e Fundit
  • Info Magazine
  • Familja ime
  • Fakte me Adnan Merovcin
  • Ju Flet Prishtina
  • Sports Show
  • Kiks (ose Kiks Kosova)
  • Çka ka shpija? (shpërngulur nga RTK)
  • Rubikon me Adriatik Kelmendin (shpërngulur nga Kohavision)
  • Pasion e Profesion
  • Shija e Anës (shpërngulur nga T7)
  • Sol Me Adelina Hasani

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Klan Kosova HistorikuKlan Kosova PolemikatKlan Kosova EmisionetKlan Kosova Shih edheKlan Kosova Lidhje të jashtmeKlan Kosova ReferimeKlan KosovaKosovaNjohja ndërkombëtare e KosovësPrishtinëTelevizioni në KosovëWikipedia:Citim i duhur

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MetaletTestosteroniIliadaLezhaFizikaLegjendaLushnjaDrogaKongresi i ManastiritReaksioni kimikUEFA Liga e Kampionëve - statistikatMuji dhe HaliliAhmed KalajaLindja (biologji)Kalaja e ElbasanitXhensila MyrtezajKanceriBalenaKallëzuesiMali i ZiPoeziaAnarkiaKuzhina shqiptareHistoria e DurrësitForcat e Armatosura të ShqipërisëFamiljaKalaja e KrujësLista e lumenjve në ShqipëriAvni RustemiKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipePejgamberët në IslamZorra e trashëHomeriTeoria e evolucionitVeshkaFutbolliNatriumiStimulim me gjoksQarku elektrikMozaiku i TiranësMusine KokalariMamuthi leshatorHidrocentraletTrëndafiliKoniKanuni i Lekë DukagjinitTeleskopiSistemi i organeve të frymëmarrjesÇVitaminaTë drejtat e njeriutAbdyl FrashëriTeknologjiaBarokuTurkmenistaniÇifteliaEnergjia kinetikePogradeciUniversiteti i PrishtinësTurqiaÇrregullimi bipolarEkonomiaMangaPlazma e gjakutKarboniHistoria e kompjuteritKokainaEgla CenoLista e vendbanimeve ilireYlberiFiset ilireDhiaÇarls DarvinDita Ndërkombëtare e PunëtorëveKisha e Shna Ndout, LaçBeratiHormonetKrimet e regjimit komunist në Shqipëri🡆 More