Kinshasa

Kinshasa është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës Demokratike të Kongos.

Ndodhet në Lumin e Kongos.

Kinshasa
Qytet-provincë
Qendra e qytetit
Qendra e qytetit
Flamuri i {{{official_name}}}
Nofkat: 
Kin la belle
(Shqip: Kin i bukur)
Popullsia
 • Gjithsej12.071.000
Faqja zyrtarewww.kinshasa.cd

Kinshasa është zona e tretë më e madhe urbane në Afrikë pas Kajros dhe Lagosit.

Ndarjet administrative

Kinshasa është edhe qytet dhe provincë, një nga 26 provincat e Republikës Demokratike të Kongos. Statusi i saj është i ngjajshëm me Parisin e cila është edhe qytet dhe një nga 101 departamentet e Francës. Qyteti-provinca e Kinshasës ndahet në katër distrikta e cila më tej është e ndarë deri në 24 komuna:

  • Bandalungwa
  • Bumbu
  • Kalamu
  • Kasa-Vubu
  • Makala
  • Ngiri-Ngiri
  • Selembao
  • Barumbu
  • Gombe
  • Kinshasa
  • Kintambo
  • Lingwala
  • Mont Ngafula
  • Ngaliema
  • Kisenso
  • Lemba
  • Limete
  • Matete
  • Ngaba
  • Kimbanseke
  • Maluku
  • Masina
  • Ndjili (N'Djili)
  • Nsele (N'Sele)

Klima

Kinshasa ka një klimë të lagësht dhe të thatë tropikale. Stina e saj e shiut zgjatë nga tetori deri në maj, me një stinë relativisht të shkurtër të thatë, midis qershorit dhe shtatorit. Kinshasa shtrihet në jug të ekuatorit, prandaj stina e thatë fillon rreth solstikit të tij "dimëror", i cili është në qershor. Kjo është në kontrast me qytetet afrikane më tej në veri duke shfaqur këtë klimë ku stina e thatë zakonisht fillon rreth janarit. Stina e thatë e Kinshasës është pak më i freskët se stina e lagësht, edhe pse temperaturat mbeten relativisht konstante gjatë gjithë vitit.

Demografia

Sipas regjistrimit të popullsisë më 1984, Kinshasa ka pasur 2.6 milionë banorë. Vlerësimet për vitin 2005 kanë rënë në mes 5.3 milion dhe 7.3 milion.

Shëndetësia

Kinshasa ka njëzet spitale, plus qendra të ndryshme mjekësore dhe poliklinika. Më 1997, Dikembe Mutombo ndërtoi një spital me 3000 shtrate afër qytezës së Kinshasës.

Që nga viti 1991, Spitali Monkole funksionon si një institucion shëndetësor jofitimprurës që bashkëpunon me Departamentin e Shëndetit si spital i distriktit në Kinshasë. Drejtuar nga pediatri dhe hematologu Léon Tshilolo, Spitali Monkole hapi një ndërtesë me 150 shtretër në 2012 me shërbime klinike të përmirësuara si laborator, radiologji diagnostike, kujdes intensiv, njësi neonatale, mjekësi familjare, njësi emergjente dhe një zonë më të madhe kirurgjikale.

Gjuha

Gjuha zyrtare e Kinshasës është frëngjishtja. Kinshasa është qyteti më i madh në botë ku folet frëngjishtja edhe pse Lingala është e përhapur si gjuhë e folur.

Frëngjishtja është gjuhë e shenjave të rrugës, gazetave, dokumentave të qeverisë dhe shkollave. Njerëzit e njëjtës klasë flasim gjuhët kongoleze (Kikongo, Lingala, Tshiluba or Swahili) mesin e tyreve.Manning, Patrick (1998). Francophone sub-Saharan Africa: Democracy and Dependence, 1985–1995. London and New York: Cambridge University Press. fq. 189. ISBN 9780521645195. Marrë më 31 maj 2009. [lidhje e vdekur]

Binjakëzimet

Shiko edhe

Referime

Tags:

Kinshasa Ndarjet administrativeKinshasa KlimaKinshasa DemografiaKinshasa ShëndetësiaKinshasa GjuhaKinshasa BinjakëzimetKinshasa Shiko edheKinshasa ReferimeKinshasaLumi KongoRepublika Demokratike e Kongos

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

StambolliPneumoniaInteligjenca artificialeSerbiaHistoria e TiranësOrgazmaMercedes-BenzMolieriForca e Sigurisë së KosovësMatilda MakoçiShtjefën GjeçoviItaliaKontinentetTretjaMamuthiAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianRombiMirush KabashiDita Ndërkombëtare e RomëveShqipëriaKanadajaKosovaKalaja e BeratitAzotiZejtaria në KosovëMetodat e kërkimitPsikozaLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësDasma shqiptareMarsiNumrat e plotëAli Pashë TepelenaLigjiNdryshimi i klimësIndiaSiguria kibernetikeArti i RilindjesHamletiParalelogramiMitiJupiteriDeti AdriatikKonventa Evropiane për të Drejtat e NjeriutMësonjëtorja e KorçësYndyraGravitetiLuaniShkollat e para shqipeHistoriaLista e vendeve sipas sipërfaqesVjosaLufta e FtohtëEpitetiBurimet natyroreNeurologjiaKoço GliozheniBeni ecën vetëJaponiaSinonimiAntilopaKampionët e Seria AArben TaravariNjerëz dhe FateAlpet ShqiptareVarësia nga substancat (droga)DializaErnest HemingwayNepotizmiAdelina MamaqiHIV/AIDSAnkthiPaneli diellorDemencaCikli i UjitDhiaNamazi i AkshamitIliria🡆 More