Keylor Navas: Futbollist kostarikan

Keylor Antonio Navas Gamboa (lindur më 15 dhjetor 1986) është një futbollist profesionist kosta rikan i cili luan me klubin francez Paris Saint-Germain në Ligue 1 dhe me Kosta Rikën si portier.

Keylor Navas
Keylor Navas: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale
Navas me Real Madridin
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKeylor Antonio Navas Gamboa
Datëlindja (1986-12-15) 15 dhjetor 1986 (37 vjeç)
VendlindjaPérez Zeledón, Kosta Rika
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri1
Karriera me të rinjtë
Saprissa
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2010Saprissa60(0)
2010–2012Albacete36(0)
2011–2012→ Levante (huazim)1(0)
2012–2014Levante46(0)
2014–2019Real Madrid104(0)
2019–Paris Saint-Germain50(0)
Karriera ndërkombëtare
2003Kosta Rika U173(0)
2008–Kosta Rika93(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 tetor 2016

Pasi filloi karrierën te Saprissa, ai kaloi te Albacete, dhe më pas te Levante në La Liga. Navas u transferua te Real Madrid në vitin 2014 për 10 milion

Navas ka luajtur më shumë se 60 ndeshje me Kosta Rikën që nga koha kur bëri debutimin e tij në vitin 2008. Ai e ka përfaqsuar vendin e tij në dy edicione të CONCACAF Kupës Gold dhe në Kupën e Botës 2014, ku bëri performanca impresionuese duke ndihmuar skuadrën e tij të arrinte deri në çerek–finale të turnamentit.

Karriera me klube

Saprissa

Lindur në San Isidro de El General, Navas bëri debutimin e tij si profesionist me Deportivo Saprissa më 6 nëntor 2005, në një ndeshje të ligës kundër Asociación Deportiva Carmelita. Ai ishte portieri titullar në dy sezonet e fundit me klubit, duke fituar shtatë tituj, përfshirë gjashtë kampionate kombëtare.

Albacete

Në korrik 2010, Navas firmosi me Albacete Balompié e Segunda División në Spanjë ekzaktësisht 20 vite pas bashkëkombasi i tij Luis Gabelo Conejo u transferua në këtë klub, i cili gjithashtu luante si portier. Ai luajti 36 ndeshje nga 42 në sezonin e tij të parë, por skuadra e tij ra nga liga pasi e përfundoi sezonin në vendin e fundit.

Levante

Në sezonin 2011–12, Navas arriti La Ligan, duke u huazuar te Levante për një sezon. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 13 maj 2012 në ndeshjen e javës së fundit ku Levante mposhti me rezultatin 3–0 Athletic Bilbao duke u kaulifikuar për herë të parë në histori në Ligën e Evropës, dhe më pas u bashkua me klubin valencian duke firmosur një kontratë tre vjeçare në korrik të atij viti. Pavarësisht se klubi bleu portieri uruguajian Gustavo Munúa, Navas ishte portieri i parë i skuadrës për sezonin 2013–14.

Real Madrid

Më 3 gusht 2014, Real Madrid pagoi klauzolën prej 10 milion € për kartonin e Navas, i cili firmosi me klubin një kontratë gjashtë vjeçare. Në intervistën e tij, Navas tha se ai do të punoj shumë për të luajtur si titullar. Ndeshja e tij e parë ishte më 12 gusht, ku ai u ul në stol me Iker Casillas që luajti si titullar në ndeshjen e 2014 UEFA Super Kupës, me Realin që fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0 kundër Seviljes në stadiumin Cardiff City.

Karriera ndërkombëtare

Keylor Navas: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale 
Navas duke festuar fitoren kundër Uruguajit në Kupën e Botës 2014

Navas ka qënë pjesë e skuadrës Kosta Rikane U–17 që luajti në 2003 Kampionatin Botëror U–17 që u mbajt në Finland. Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë të Kosta Rikës në gusht 2006, për të luajtur në një turnament miqësor në Europë kundër Austrisë dhe Zvicrës, por ai luajti ndeshjen e parë me kombëtaren dy vite më vonë.

Navas u paraqit me Los Ticos në dy edicione të CONCACAF Kupës Gold, duke u emërua portieri më i mirë i turnamentit në edicionin e vitit 2009, ku Kosta Rika arriti deri në gjysmë–finale. Ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës më 14 qershor 2014, në fitoren 3–1 kundër Uruguajit në ndeshjen e parë të grupit në Fortaleza, dhe pësoi vetëm një gol në tre ndeshjet e grupit me Kosta Rikën e cila u kualifikua për në fazën me eleminim direkt si fituesja e grupit.

Më 29 qershor, në ndeshjen e raundit të 16 kundër Greqisë, Navas u shpall lojtari i ndeshjes pas disa pritjeve në kohën e rregullt dhe pasi priti penalltinë e Theofanis Gekas në gjuajtjet e penalltive duke bërë që Kosta Rika të arrij për herë të parë në histori në çerek–finale. Ai e përfundoi turnamentin me tre ndeshje pa pësuar Gol nga pesë që luajti, me Kosta Rikën që u eleminua nga Hollanda në çerek–finale nga gjuajtjet e penalltive, ku ai u emërua lojtari i ndeshjes për herë të tretë në këtë turnament. Ai ishte gjithashtu një nga tre kanditatët për të fituar Çmimin Doreza e Artë, por ai humbi pasi ky çmim i fitua nga Manuel Neuer i Gjermanisë.

Jeta personale

Navas është i Krishterë. Ai foli për besimin e tij duke thënë, "Zoti vjen i pari për mua. Përpara çdo ndeshje, unë ulem në gjunjë, hap krahët dhe lutem ... Paragrafi im i preferuar te Bibla është Galatians 1:10 që thotë: "Nëse unë do të përpiqesha ende për të kënaqur një njeri, unë nuk do të isha shërbëtor i Krishtit.

Trofe

Keylor Navas: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale 
Navas duke luajtur për Levanten në vitin 2013

Klubet

    Saprissa
  • CONCACAF Champions League: 2005; Finalist 2008
  • Costa Rican Primera División: 2005–06, 2006–07, 2007 Apertura, 2008 Clausura, 2008 Apertura, 2010 Clausura
  • Copa Interclubes UNCAF: Finalist 2007
  • FIFA Kupa Botërore e Klubeve: Vendi i tretë 2005

Shteti

  • Copa Centroamericana: 2013; Finalist 2011
  • UNCAF Kupa e Kombeve: Finalist 2009

Personale

  • CONCACAF Gold Cup: Portieri më i mirë/Formacioni më i mirë 2009
  • UNCAF Nations Cup: Lojtari më i mirë 2009
  • La Liga: Lojtari i Muajit mars 2014

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Keylor Navas Karriera me klubeKeylor Navas Karriera ndërkombëtareKeylor Navas Jeta personaleKeylor Navas TrofeKeylor Navas ReferimeKeylor Navas Lidhje të jashtmeKeylor Navas15 dhjetor1986Ligue 1Paris Saint-Germain F.C.Portieri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kosova në Luftën e Dytë BotëroreLista e kryeqytetevePsikozaFibra optikeEnergjia elektrikeKripëratKoha e hekuritSindroma DownKarnavalet brazilianeAcidet dhe BazatKongresi i ElbasanitLegjendaTrombocitiShiuLufta e TrojësMbiemriSistemi nervorJezusiInflacioniMeshariLista e festave në ShqipëriKëshilli i EvropësKalaja e PrizrenitAventurat e Tom SojeritDiabetiShtatzëniaPneumoniaShpallja e Pavarësisë së KosovësTërmetiOutlook.comFluturaBashkitë e ShqipërisëVaçe ZelaLigji i ArkimeditRepublika Socialiste Federative e JugosllavisëDeljaLetërsia e vjetër shqiptareDhëmbët e njeriutLista e ishujve në ShqipëriRrotullimi i TokësDritëro AgolliShenjat e qarkullimit rrugorRaúl AlbiolHolokaustiSëmundjet e trashëgueshmeNaim FrashëriPerandoria OsmaneLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësNacionalizmiÇrregullimi bipolarEshtrat e njeriutErnest HemingwaySëmundja e LeukemisëLufta e Parë BotëroreKromozomiNumri piKuvendi i ShqipërisëMetriHolandaPitagoraKushtetutaStereotipSistemi i organeve të frymëmarrjesMorfinaAnës lumenjveMbreti LirFan NoliJulia Iliriani1948Energjia e ripërtëritshme në ShqipëriPejgamberët në IslamNATOADHDMatematikaUltësira Perëndimore e ShqipërisëKlimaLlojet e vargjev🡆 More