Karta e Kombeve të Bashkuara u hartua me 26 Qershor 1945 nga përfaqësues të 50 vende të botës në San Francisco të Kalifornisë, ShBA.
Konferenca e San Franciscos pranoi dështimin e Liges së Kombeve, parardhëses së OKB-së për të ndaluar konfliktin e Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).
Konferenca kërkoi të krijonte një organizatë e cila do të mund të përfaqesonte të gjitha kombet e botës dhe të merrej në mënyrë të efektshme me një seri të gjërë çështjesh.
Karta ofron një kornize për Kombet e Bashkuara e cila vazhdon të punojë drejt qëllimit të sajë primar të ruajtes së paqes.
Karta e Kombeve të Bashkuara
Organizata e Kombeve të Bashkuara si mekanizëm i krijuar mbi qëllimin e ruajtjes së Paqes dhe Sigurisë në Botë që nga themelimii saj ka hartuar dokumentin juridik në bazë të së cilës paraqiten Qëllimet,Detyrat,Obligimet dhe Përgjegjësitë e OKB-së në përgjithësi,të ndara në kuadër të gjashtë organeve kryesore të OKB-së,ky dokument juridik në gjithë botën njihet me emrin Karta e OKB-së.
Preambula(fjala fillestare e OKB-së):
NE,POPUJT E KOMBEVE TE BASHKUARA
Të vendosur të mbrojmë Brezat e Ardhshëm nga Kamzhiku i luftës,i cili në ditët tona ka sjellë dy herë vuajtje të pathëna mbi njerëzimin,Të forcojmë sërish besimin tonë në të drejtatthemelore të njeriut,në dinjitetin dhe vlerat e personalitetit njerëzor,në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes gjithë kombeve,qofshin këto të mëdha a të vogla.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Karta e Kombeve të Bashkuara, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.