Kara Mahmud Pashë Bushati

Kara Mahmud Pashë Shkodrani (turqisht: İşkodralı Kara Mahmud Paşa, l.

1749 - Krus, 22 shtator 1796) ka qenë mytesarif i trashëgueshëm i Sanxhakut të Shkodrës, njohur asokohe si Pashallëku i Shkodrës, përfaqësues i rëndësishëm i familjes së Bushatllinjve.

Kara Mahmud Pashë Bushati
Portret[lidhje e vdekur], nga Ismail Lulani

Biografia

Mendohet të ketë lindur mes 1742 dhe 1749-'54 në Shkodër, djali i dytë Mehmed pashë Plakut, sipas Dom Ndoc Nikajt i bie të ketë qenë i pari. Iku herët nga shtëpia - sipas konsujve Hahn e Hecquard - për arsye se kishte vrarë qehajain e të atit, Myrteza efendiun, sepse kishte shkelur besimin e mytesarifit dhe kishte përvetësuar. Shkoi në Stamboll, ku i përkrahur nga autoritetet shtetërore u shkollua në “Enderûn-ı Hümâyûn” (Shkolla Mbretërore e Brendshme). Rezultatet e larta të arritura dhe aftësitë që shfaqi, e shtynë Portën e Lartë së bashku me parinë e qytetit që të ndërmjetësonin pranë Mehmet pashë Plakut për falje. Më pas u emërua kajmekam i Shkodrës e pastaj allajbej, u bë pashë në moshën 18-20 vjeçare si shpërblim për trimërisë që tregoi në shtypjen e rebelimit grek në Moré në kohën e Luftës Ruso-Turke. Mbështetur në arkivin e Venedikut, autori Stavri Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmudit jep vitin 1778. Historiani Ahmet Xhevdet Pasha shkruan se efektivisht ka sunduar që më 1775 dhe u njoh zyrtarisht më 1779-'80 me gradën mir-i miran.

Duke patur trashëguar konfliktin e të atit me sanxhakbeun e Vlorës Kurt Ahmet pashë Ngurzën për kalimin e maliqanesë së Durrësit atij më 1775, më 1778 ngatërresa rifilloi me arrestimin e disa tregtarëve shkodranë dhe Bushatliu i shkoi në mbrojtje Alltunëve dhe Ballgjinëve. Toptanët e nxitur nga Ngurza sulmuan Tiranën dhe më 1779-1880 iu bashkohet edhe Ngurza, konflikt në të cilin Porta mbajti anën e shkodranit. Më 1781 motra e Sulltanit ia hoqi Ngurzës maliqanenë e mukatasë së Durrësit dhe ia ktheu mytesarifit të Shkodrës, për dobinë e ndërhyrjes paqtuese, juridiksionit të Shkodrës iu shtua edhe Sanxhaku i Dukagjinit. Prej shërbimeve të bëra, më 1783 i vëllai Ahmet Pasha, u emërua mytesarif i Ohrit. Në shkurt ë 1785 largoi dizdarin e kalasë së Shpuzës, vuri të paguanin haraçin e papaguar që nga kryengritja e 1775-1776 dhe hapi puse në Cetinë që nuk kishte ujë. Pasi shtroi fiset e malësisë malazeze, doli nga Adriatiku dhe aty bindi Pastroviçët dhe bastisi zotërimet venedikase të atyre anëve, kjo dhe ndërhyrja te maliqanetë e Zadrimës shkaktuan qortime nga ana e Stambollit që i kundërvunë Kurt Ahmet pashë Ngurzën edhe njëherë. Pasi bashkëpunoi me të vëllain që ishte në Ohër, dhe Ali Pashën e Delvinës, arriti ta mundte Ngurzën në Peqin.

Familja

Besohet se u martua disa herë, pa mundur të linte trashëgimtar: sipas Dora d'Istrias u martua për herë të parë në periudhën më 1776-'79 me të bijën e Ibrahim Beut, feudal tiranas. Gruaja e parë i ndërroi jetë dhe më 21 mars 1785 u martua me motrën e saj. Më vonë lidhi krushqi me Kahreman pashë Begollin, por as me këta dy gra nuk pati fëmijë.

Trashëgimia

Historike

Sami Frashëri te Kâmûs al–Alâm e përshkruan "meqë ishte shumë trim dhe i zoti, i kreu mbretërisë shumë shërbime", më pas u ndikua nga Austria e Venediku dhe pasi e kuptoi që këta vende nuk e kishin në të mirë të botës muslimane, vrau të dërguarit të Austrisë dhe ia dërgoi Portës letrat e dhuratat e sjella prej tyre. Sipas Eqrem bej Vlorës, ishte i pari ndër sanxhakbejlerët shqiptarë që u ngrit hapur kundër pushtetit qendror. Noel Malcolm e përshkruan Kara Mahmud Pashën si "‘njeri të jashtëzakonshëm’ që fatkeqësisht ka gëzuar shumë pak vëmendje në Perëndim, në krahasim me bashkëkohësin e tij toskë nga Janina, Ali Pashë Tepedelenin (Tepelenën), ‘Luanin e Janinës'".

Pas shtrimit të malazezëve në haraç pas viteve mospagesë, çeli në Cetinë shtatë puse që ende quhen "Puset e Kara Mahmudit".

Folklorike e letrare

Për bëmat në të gjallë të tij, bejtexhiu Mollà Hysen Dobraçi i thuri dy këngë, më kryesorja ajo për betejën me Kurt Ahmet Pashën, mbledhur dhe botuar nga Zef Jubani te Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi më 1881. Gjithashtu iu thurën edhe këngë popullore për luftërat e shqiptarëve kundër malazezëve është "Kanga e Kara Mahmud Pashës kundra Malazezve", mbledhur nga Kasëm Taipi. Malazezët luftërave i kushtuan këngën "Boj Crnogoraca s Mahmut Pašom" (Lufta e malazezve me Mahmud Pashën". Një tjetër poemë heroike që u këndon luftërave të Mahmud Pashës në serbisht është "Opet Crnogorci i Mahmut Pasha" (Përsëri malazeztë dhe Mahmud Pasha). Karaxhiqi ishte i mendimit se këto dy këngë ishin hartuar nga Vladika Petar I dhe se më vonë u bënë popullore. Kënga "Kara Mahmut Pasha në Martanesh" është një tjetër këngë popullore që dëshmon për një ekspeditë drejt krahinës së Martaneshit.

Ndre Mjedja i kushtoi poezinë Mahmud Pasha në Mal të Zi. Anton Harapi ka lënë në dorëshkrim veprën Karagega, që mendohet si triptik i veprave Valë mbi valë dhe Andrra e Prêtashit. Një tjetër françeskan, Zef Pllumi në veprën Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës: At Erasmo Balneo riprodhon një kronikë të lexuar në arkivin e Kuvendit Françeskan para se të sekuestrohej dhe plaçkitej nga regjimi komunist. Kronika, sipas Pllumit, shkruhej nga një françeskan që u bë mjeku, mësuesi dhe këshilltari i Kara Mahmud Pashës.

Referime

Literatura


Titujt
Parardhësi 
Mustafa Bushati
Veziri i Shkodrës
1778–1796
Pasardhësi 
Ibrahim Bushati

Tags:

Kara Mahmud Pashë Bushati BiografiaKara Mahmud Pashë Bushati FamiljaKara Mahmud Pashë Bushati TrashëgimiaKara Mahmud Pashë Bushati ReferimeKara Mahmud Pashë BushatiBushatllinjtëMytesarifPashallëku i ShkodrësSanxhaku i ShkodrësTurqisht

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AmerikaMuri i BerlinitKroaciaSebastokratoriAminoacidetAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianRacizmiNamazi i SabahutMjedisiLahuta e MalcísVullkaniMetodat e kërkimitHistoritë e HerodotitUjkuTargat e automjeteve të ShqipërisëZemraMbrojtja e mjedisitKalaja e ShkodrësE drejta e autoritPërmetiAvni RustemiShkollaShpikje te ndryshmeDetiMotori DiezelVenaIsak NjutoniEvropaSëmundjaFjodor DostojevskiPopullsia botëroreErnest HemingwayEnergjia kinetikeTiroidetDita e Shën GjergjitMona LizaLista e festave në KosovëFC BarcelonaAli PodrimjaPellazgëtYlli detarPitagoraDifuzionElefantiViti i RiXhensila MyrtezajAristoteliVaçe ZelaLegjendaMjedisi natyrorIntervistaINTELEGJENCA ARTIFICIALEKonventa Evropiane për të Drejtat e NjeriutIzet MexhitiAtmosferaTërmetiLezhaHristijan MickoskiEkonomia e ShqipërisëKarizmaLista e llojeve të sportitWilliam ShakespeareSistemi operativMalet e SharritYndyraFlamuri i ShqipërisëTrashëgimia kulturoreShiu acidikMuhamet KyçykuPiter PanNikola TeslaFahrije HotiShkupiBifurkacioni i lumit të NerodimësParisiLedion LiçoMacjaPashallëku i Janinës🡆 More