Kanceri I Qafës Së Mitrës

Kanceri i qafës së mitrës është kancer që e ka zanafillën në qafën e mitrës.

Ky kancer vjen si pasojë e rritjes anormale të qeliza, të cilat kanë aftësinë të pushtojnë apo të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Përgjithësisht, ky lloj kanceri nuk ka simptoma të hershme. Simptoma më të vonshme mund të përfshijnë: gjakderdhje anormale vaginale, dhimbje barku ose dhimbje gjatë aktit seksual.

Kanceri i qafës së mitrës
Klasifikimi dhe burimet e jashtme
ICD-10C53
ICD-9180
OMIM603956
DiseasesDB2278
MedlinePlus000893
eMedicinemed/324 radio/140
MeSHD002583

Shkaku dhe diagnoza

Infeksioni me virusin human papilloma (HPV) është shkaktari i zhvillimit të më shumë se 90% të rasteve; megjithatë shumë njerëz të infektuar me këtë virus, nuk vuajnë nga kanceri i qafës së mitrës. Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë: pirjen e duhanit, një sistem të dobët imunitar, pilulat kontraceptive, seksi në moshë të re dhe numri i lartë i partnerëve seksualë, por këto janë më pak të rëndësishme. Zakonisht, kanceri i qafës së mitres zhvillohet nga ndryshimet parakanceroze nga 10 deri në 20 vite. Ekzistojnë disa lloje të kancerit të qafës së mitrës. Rreth 90% janë karcinoma qelizore bazale, 10% janë karcinoma gjendre dhe një numër i vogël janë lloje të tjera. Diagnostifikimi bëhet përmes një skaneri të qafës së mitrës e më pas bëhet një biopsi Medical imaging për të përcaktuar nëse kanceri është përhapur apo jo.

Parandalimi dhe trajtimi

Vaksina HPV shërben si mbrojtje ndaj dy lloj gjenotipeve me rrezik të lartë të kësaj familje virusesh dhe mund të parandalojë nga 65 deri në 75% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës. Rekomandohen Pap teste të rregullta, meqënëse ekziston ende rreziku për kancer. Metoda të tjera parandaluese përfshijnë: ndalimin e marrëdhënieve seksuale ose të paturit më pak partnerë seksualë, si dhe përdorimin e prezervativëve. Kontrollet e kancerit të mitrës përmes Pap testeve ose acid açetik mund të nxjerrë në pah ndryshimet parakanceroze, të cilat, nëse trajtohen, mund të ndalojnë zhvillimin e kancerit. Trajtimet e kancerit të qafës së mitrës mund të konsistojë ne disa kombinime të operacioneve, kimioterapisë dhe radiotherapisë. Përqindja e mbijetesës pesëvjeçare në SHBA është 68%. Megjithatë, rezultatet varen në bazë të stadit ku ndodhet kanceri kur zbulohet.

Epidemiologjia

Kanceri i qafës së mitrës njihet në mbarë botën si kanceri i katërt më i përhapur, si dhe shkaktari i katërt i vdekjeve të femrave nga kanceri. Në vitin 2012, u përllogaritën 528,000 raste të kancerit të qafës së mitrës, si dhe 266,000 vdekje. Këto shifra përbëjnë rreth 8% të rasteve dhe vdekjeve totale të vdekjeve nga kanceri. Përafërsisht 70% të rasteve të këtij lloj kanceri shfaqen në vendet në zhvillim. Në vendet me ekonomi të ulët njihet si shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri. Në vendet në zhvillim, përdorimi i shpeshtë i programeve të kontrolleve të kancerit ka ulur në mënyrë të ndjeshme rastet e kancerit të qafës së mitrës. Në kërkimet mjekësore, linja qelizore që njihet si HeLa u zhvillua nga qelizat kancerogjene të një gruaje me emrin Henrieta Laks.

Referime

Tags:

Kanceri I Qafës Së Mitrës Shkaku dhe diagnozaKanceri I Qafës Së Mitrës Parandalimi dhe trajtimiKanceri I Qafës Së Mitrës EpidemiologjiaKanceri I Qafës Së Mitrës ReferimeKanceri I Qafës Së MitrësKanceri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VjosaRobert BerishaBullizmiShenjat astrologjikeSëmundjet e zemrësStreptokoketShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreLufta e ÇanakalasëEvropaTeuta e IlirisëZhurmat në veshLufta e Parë BotërorePjesëzaKepi i RodonitTelefoniKanceri i gjiritEposi i kreshnikëveAtomiKëshilli i EvropësPozicioni kalorëseLista e shkrimtarëve shqiptarëEnergjia potencialeThyesaSistemi i frymëmarrjesLumiShkretëtiraJorgo PapingjiHekuriGjirafaMarko BoçariLista e llojeve të kuajveLogopediaFoshnjaAleksandër Stavre DrenovaHarry PotterMenstruacionetMajmuniMatematikaGalileo GalileiInteligjenca artificialeFiset ilireMartin Luther KingAriKalaja e LezhësRimaBronkitiTekstiIslamiNumëroriRryma elektrikeAeroplaniÇarls DarvinAziaDemografia e ShqipërisëAgim RamadaniPopullsiaAndre-Mari AmperNdotjaLepuriIntensiteti i dritësAktiviteti fizikGjarpriRevolucioni IslamLista e fjalëve në IslamDemencaFaqja kryesoreSokratiRrahman DedajPerandoria OsmaneGravitetiTelefoni celularDritaShtatë mrekullitë e botës së lashtëAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveAkiliBayer 04 LeverkusenSistemi nervorPlakat🡆 More