11°13′N 142°07′E / 11.21°N 142.12°E / 11.21; 142.12
Kanali Mariana është pjesa më e thellë e oqeaneve të botës. Ndodhet në zonën perëndimore të Oqeanit Paqësor, në lindje të Ishujve Mariana. Është rreth 2.550 km i gjatë, dhe gjerësia e tij është rreth 69 km. Kanali Mariana arrin pikën e tij më të thellë të njohur prej 10.911 kilometrash dhe kjo thellësi ndodhet në të ashtuquajturën Humnera Challenger, një vend i vogël në pjesën jugore të Kanalit. Në pjesën e poshtme të kanalit, kolonat e ujit sipër ushtrojnë një presion prej 1086 bare, mbi 1000 herë më shumë se presioni standard atmosferik në nivelin e detit. Në këtë presion, dendësia e ujit është rritur me 4,96%, duke bërë që 95 litra ujë nën presionin Challenger të jenë të njëjtën masë me 100 litra në sipërfaqe. Temperatura në pjesën e poshtme është 1 deri në 4 °C. Më 17 mars 2013, studiuesit raportuan të dhëna mbi format mikroskopike të jetës në Kanalin Mariana. Sipas një studiuesi, është thënë se mikrobet mund t'i gjeni kudo - ata janë jashtëzakonisht të adaptueshëm ndaj kushteve dhe mbijetojnë kudo që janë.
Hendeku ka një thellësi maksimale prej 10,997 m.
Ishujt Mariana u emëruan nga Spanja ne vitin 1668. Spanja themeloi një koloni atje dhe i dha ishujve emrin zyrtar Las Marianas ne nder te mbretëreshës spanjolle Mariana e Austrisë, e reja e Filipit te IV te Spanjës. Ishujt janë pjese e harkut te ishyllit qe është forumuare, Plate Mariana, ne anën perëndimore te kanalit.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Hendeku Mariana, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.