Kampionati Botëror I Futbollit 2018

2018 FIFA Kupa e Botës ishte edicioni i 21të i FIFA Kupës së Botës, një turnament ndërkombëtar futbolli që zhvillohet një herë në katër vite dhe që luhet midis ekipeve kombëtare anëtar të FIFA-s.

U zhvillua në Rusi nga 14 qershor 2018 e deri më 15 korrik 2018. Ishte edicioni i parë i Kupës së Botës që u zhvillua në Evropën lindore, dhe edicioni i 11të i zhvilluar në Evropë. Ky edicion i Kupës së Botës rezultoi të ishte më i kushtueshmi në histori me shpenzimet për organizimin e tij që arritën rreth 14.2 miljard $. Gjithashtu ishte edhe edicioni i parë ku u vendos edhe përdorimi i sistemit Video assistant referee (VAR).

2018 FIFA Kupa e Botës
Чемпионат мира по футболу FIFA 2018
Chempionat mira po futbolu FIFA 2018
Kampionati Botëror I Futbollit 2018
Detajet
Vendi pritësRusia
Datat14 qershor – 15 korrik
Skuadrat32 (nga 5 konfederata)
Stadiumet12 (në 11 qytete pritëse)
Renditja përfundimtare
KampionëtKampionati Botëror I Futbollit 2018 Franca (titulli i 2-të)
Vendi i dytëKampionati Botëror I Futbollit 2018 Kroacia
Vendi i tretëKampionati Botëror I Futbollit 2018 Belgjika
Vendi i katërtKampionati Botëror I Futbollit 2018 Anglia
Statistikat
Ndeshje të luajtura64
Gola të shënuar169 (2,64 për ndeshje)
Pjesëmarrja3.031.768 (47.371 për ndeshje)
Golashënuesi më i mirëFlamuri Harry Kane (6 gola)
Lojtari më i mirëFlamuri Luka Modrić
Lojtari i ri më i mirëFlamuri Kylian Mbappé
Portieri më i mirëFlamuri Thibaut Courtois
Çmimi Fair PlayKampionati Botëror I Futbollit 2018 Spanja

Në turnament moren pjesë 32 skuadra, 31 prej të cilave siguruan pjesmarrjen nga fazat kualifikuese, kurse vendi mikpritës u kualifikua automatikisht. Njëzet nga 32 ekipet pjesmarrëse kishin luajtur gjithashtu edhe në turnamentin e vitit 2014, kurse Islanda dhe Panamaja bënë debutimin e tyre në një Kupë Bote. Gjithsej u luajtën 64 ndeshje në 12 stadiume në 11 qytete të ndryshme.

Finalja u zhvillua më 15 korrik në Stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërmjet Francës dhe Kroacisë. Franca fitoi ndeshjen 4–2 për të fituar trofeun e tyre të dytë në histori, duke u bërë trofeu i katërt rresht që fitohet nga një ekip evropian.

Përzgjedhja e vendit pritës

Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Personeli rus duke festuar dhënjen e të drejtës për të oranizuar Kupën e Botës 2018 më 2 dhjetor 2010.
Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Presidenti Vladimir Putin duke mbajtur trofeun e FIFA Kupës së Botës në një ceremoni para fillimit të turnamentit në Moskë më 9 shtator 2017.
Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Kartmodheda 100 rubla ruse e bërë për të festuar Kupën e Botës 2018. Paraqet një figurë të portierit soviet Lev Yashin

Procedura e kandidaturës për të organizuar Kupën e Botës 2018 dhe 2022 filloi në janar 2009, dhe vendet e interesuara kishin kohë deri më 2 shkurt 2009 për t'u regjistruar për kandidaturë. Për edicionin e 2018-tës ishin fillimisht nëntë kandidatura, por Meksika më vonë u tërhoq nga procedura, kurse kandidatura e Indonezisë u refuzua nga FIFA në shkurt 2010 pasi qeveria indonezia kishte dështuar të dërgonte një letër që mbështeste kandidaturën e tyre. Gjatë procesit, tre jo-kombe të UEFA-s (Australia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) hoqën dorë gradualisht nga kandidatura për edicionin e 2018-tës, kurse kombet e UEFA-s hoqën dorë nga edicioni i 2022-shit. Si përfundim ngelën vetëm katër kandidatura për Kupën e Botës 2018, dy prej të cilave ishin kandidatura të përbashkëta: Anglia, Rusia, Holanda/Belgjika dhe Portugalia/Spanja.

22 anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s u mblodhën më 2 dhjetor 2010 në Zyrih për të votuar vendet organizatore të dy turnamenteve të ardhshme. Rusia fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2018 në raundin e dytë të votimit. Kandidatura e Portugalisë/Spanjës u rendit e dyta kurse e Holandës/Belgjikës e treta. Anglia, e cila po kandidonte për të organizuar turnamentin për herë të dytë në histori, u eliminua në raundin e parë.

Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:

Kandidatura e FIFA-s 2018 (12 vota shumica)
Kandidaturat Votat
Raundi 1 Raundi 2
Rusia 9 13
Portugalia / Spanja 7 7
Belgjika / Holanda 4 2
Anglia 2 Eliminuar

Kritikat

Federata Angleze e Futbollit dhe të tjerë ngritën shqetësimin e rryshfeteve nga ana e palës ruse dhe korrupsion nga antarët e FIFA-s. Ata pretenduan se katër antar të komitetit ekzekutiv kishin kërkuar rryshfet për të votuar për Anglinë, kurse Sepp Blatter tha se vendimi për të shpallur Rusinë fituese ishte marrë para se votimi të kryhej. Një hetim i brëndëshëm, i quajtur si 2014 Garcia Report i kryer nga Michael J. Garcia, u tërhoq nga publikimi në shtyp nga Hans-Joachim Eckert, kryetari i FIFA-s i gjykimit mbi çështjet etike. Në vend të kesaj Eckert nxorri një përmbledhje të shkurtër, dhe refuzimi i FIFA-s për të publikuar hetimin e plotë solli dorëheqjen e Garcias në shenjë proteste. Për shkak të polemikave, Federata Angleze refuzoi të pranone teorinë e Eckert që shfajsonte Rusinë, me Greg Dyke që bëri thirrje për ri-ekzaminimin e çështjes kurse David Bernstein bëri thirrje për të bojkotuar turnamentin.

Skuadrat

Kualifikimi


Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, të gjithë shtetet e disponueshme – të 209 shtetet anëtare të FIFA-s duke hequr shtetin e kualifikuar automatikisht Rusinë – aplikuan për të hyrë në fazat kualifikuese. Zimbabveja dhe Indonezia u skualifikuan para se të luanin ndeshjet e tyre të para, kurse Gjibraltari dhe Kosova, të cilat ju bashkuan FIFA-s më 13 maj 2016, shënuan pjesmarrjen e tyre të parë. Ndeshja e parë kualifikuese u zhvillua më 12 mars 2015 në Dili midis Timori Lindor dhe Mongolisë, si pjesë e fushatës kualifikuese afrikane, kurse shorti i fazës kryesore kualifikuese u hodh në pallatin Konstantinovsky të Shën Petersburgut, më 25 korrik 2015.

Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
  Kualifikuar
  Nuk u kualifikua
  Skualifikuar
  Nuk është pjesë e FIFA-s

Nga 32 ekipet e kualifikuara për të luajtur në 2018 FIFA Kupën e Botës, 20 prej tyre kishin luajtur edhe në edicionin e kaluar. Islanda dhe Panamaja u kualifikuan për herë të parë, me të parën që u bë shteti me popullsinë më të vogël që luan në një Kupë Bote. Ekipe të tjera që rikthehen pas disa mungesave janë: Egjipti, rikthehet në turnament për herë të parë që nga viti 1990, Maroku, që për herë të fundit garoi në 1998, Peruja, rikthim që nga 1982 dhe Senegali, e cila konkuronte për herë të dytë pasi arriti çerek-finalet në edicionin e 2002-shit. Ishte gjithashtu hera e parë që tre shtete nordike (Danimarka, Islanda dhe Suedia dhe katër shtete arabe (Egjipti, Maroku, Arabia Saudite dhe Tunizia) kualifikohen për një Kupë Botë.

Shtetet me reputacion që dështuan të siguronin pjesmarrjen ishin katër herë kampionët e botës Italia (për herë të parë që nga 1958), tre herë finalistët dhe vendi i tretë në edicionin e 2014-tës Holanda (për herë të parë që nga 2002), katër herë kampionët e Afrikës Kameruni, dy herë fituesi i Copa América dhe finalisti i 2017 FIFA Kupës së Konfederatave Kili, fituesi i 2016 OFC Kupës së Kombeve Zelanda e Re dhe fituesit e 2017 CONCACAF Kupës Gold Shtetet e Bashkuara të Amerikës (për herë të parë që nga 1986). Shtete të tjera me repucation që deshtuan të siguronin pjesmarrjen ishin Gana dhe Bregu i Fildishtë; të dyja këto ekipe kishin luajtur në tre edicionet e fundit.

Shënim: Numrat në krah të djathtë të ekipeve tregojnë pozicionin në renditjen botërore të FIFA-s

Shorti


Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Fabio Cannavaro, fituesi i Kupës së Botës me Italinë, në Moskë në shortin e FIFA Kupës së Botës 2018.

Shorti u mbajt më 1 dhjetor 2017 në orën 18:00 (ora e Moskës) në pallatin State Kremlin në Moskë. Të 32 ekipet u ndan në 8 grupe me nga 4 secila, duke zgjedhur nga një ekip nga të katër vazot.

Për shortin, ekipet u ndanë në katër vazo bazuar në pozicionin e tyre në renditjen botërore të FIFA-s në tetor 2017. Vazoja 1 mban vendin organizator Rusinë (e cila hyri automatikisht) dhe shtatë ekipet më të mira, kurse vazoja 2 mban tetë ekipet e tjera më të mira edhe kështu me rradhë. Ky short ishte i ndryshëm nga herët e tjera pasi vetëm vazoja 1 u bazua në renditjen e FIFA-s kurse vazot e tjera u bazuan në konsideratat gjeografike. Megjithatë, ekipet nga e njëjta konfederatë nuk u shortuan midis njëra-tjetrës për fazën e grupeve, përjashtuar vetëm dy ekipe të UEFA-s që mund të binin në të njëjtin grup.

Vazo 1 Vazo 2 Vazo 3 Vazo 4

Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Rusia (65) (vëndi pritës)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Gjermania (1)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Brazili (2)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Portugalia (3)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Argjentina (4)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Belgjika (5)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Polonia (6)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Franca (7)

Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Spanja (8)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Peruja (10)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Zvicra (6) (11)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Anglia (12)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kolumbia (13)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Meksika (16)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Uruguaji (17)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kroacia (18)

Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Danimarka (19)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Islanda (21)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kosta Rika (22)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Suedia (25)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Tunizia (28)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Egjipti (30)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Senegali (32)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Irani (34)

Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Serbia (38)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Nigeria (41)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Australia (43)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Japonia (44)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Maroku (48)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Panamaja (49)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Koreja e Jugut (62)
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Arabia Saudite (63)

Skuadrat


Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Lojtarët e Kroacisë pas finales së Kupës së Botës kundër Francës.

Fillimisht, çdo ekip duhej të prezantonte një list me 30 lojtarë, por në shkurt 2018, lista u rrit deri në 35 lojtarë. Pas ekipit fillestar, skuadrat duhej të emëronin një ekip final me 23 lojtarë (tre prej tyre detyrimisht portierë) deri më 4 qershor. Lojtarët që mund të pësonin një dëmtim serioz mund të zëvëndësoheshin 24 orë para ndeshjes së parë të ekipit dhe këto zëvëndësues mund edhe të mos ishin detyrimisht pjesë e ekipit fillestar.

35 lojtarët e përfshirë në ekipin fillestar duhej ti nënshtroheshin një testi të detyrushëm nga 21 deri më 27 maj 2018, me përjashtim të atyrë që luajtën në 2018 Finalen e UEFA Ligës së Kampioneve që u zhvillua më 26 maj.

Gjyqtarët

Më 29 mars 2018, FIFA publikoi listën e 36 gjyqtarëve dhe 63 ndihmësve për të drejtuar ndeshjet. Më 30 prill 2018, FIFA gjithashtu publikoi edhe listën e 13 gjyqtarëve që do të ishin pjesë e VAR (video assistant referee), me synimin për të ndihmuar në rastet e dyshimta.

Gjyqtari Fahad Al-Mirdasi i Arabisë Saudite u hoq nga lista më 30 maj 2018 me tentativën e trukimit të ndeshjeve, sëbashku me dy ndihmësit e tij, Mohammed Al-Abakry dhe Abdulah Al-Shalwai. Ai nuk u zëvëndësua nga një gjyqtar tjetër, por nga dy ndihmësa, Hasan Al Mahri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Hiroshi Yamauchi i Japonisë, të cilët u shtuan në listë. Ndihmës gjyqtari Marwa Range i Kenjas hoqi dorë pasi BBC publikoi një hetim të kryer nga një gazetar ganez që implikonte Rangen në një skandal rryshfeti.

Video assistant referee

Pak pas vendimit të Bordit të Shqoqatës Ndërkombëtare të Futbollit për të vendosur sistemin "Video assistant referee" (VAR) në ligjet e lojës, më 16 mars 2018, këshill i FIFA-s mori vendimin e pritshëm për të miratuar përdorimin e VAR për herë të parë në një edicion të FIFA Kupës së Botës.

Ndërhyrjet e VAR në çdo ndeshje u kryen nga një zyrë e vetme në Moskë, e cila merr video direkt të ndeshjeve dhe janë në kontakt me radio me gjyqtarët e ndeshjeve. Sistemet ishin në vend për të komunikuar informacione në lidhje me VAR dhe ishin të dukshme në ekranet e çdo stadiumi për tifozët e pranishëm.

VAR kishte një ndikim të rëndësishëm në disa ndeshje. Më 15 qershor 2018, goli i Diego Kostës kundër Portugalisë u bë goli i parë pas vendimit të VAR; penalltia e parë me vendim të VAR ju dha Francës në ndeshjen ndaj Australisë një ditë më vonë dhe u shënua nga Antoine Griezmann. Një numër rekord penalltishë u dhanë gjatë turnamentit, me VAR që luajti një rol të rëndësishëm. Përgjithshisht, VAR u vlerësua dhe kritikua nga komentatorë dhe analistë. FIFA e quajti vendosjen e VAR në turnament një sukses që në javën e parë të përdorimit.

Qytetet

Rusia propozoi këto qytete për të zhvilluar turnamentin: Kaliningradin, Kazanin, Moskën, Nizhny Novgorodin, Rostovin, Shën Petersburgun, Samarën, Saranskun, Soçin, Volgogradin, Yaroslavlin dhe Jekaterinburgun. Shumica e qyteteve janë në Rusinë Evropiane kurse qytete si Soçi dhe Jekaterinburgu ndodhen aftër kufirit Evropë-Azi, për të paksuar kohën e udhëtimit për skuadrat. Vlersimi i raportit të kanditaturës thoshte: "Kandidatura ruse propozon 13 qytete dhe 16 stadiume, duke kaluar kështu kriteret minimale të FIFA-s. Tre nga këto 16 stadiume do të rindërtohen, kurse 13 të tjerat do të ndërtohen".

Në tetor 2011, Rusia uli numrin e stadiumeve nga 16 në 14. Ndërtimi i stadiumit të propozuar Podolsk në rajonin e Moskës u anullua nga qeveria rajonale, dhe gjithashtu në kryeqytet, stadiumi Otkrytiye Arena po konkuronte me Stadiumin Dynamo se kush do të ndërtohej i pari.

Zgjedhja finale e stadiumeve pritëse u zyrtarizua më 29 shtator 2012. Numri i qytete u paksua sërisht duke shkuar 11 kurse numri i stadiumeve ra në 12; Krasnodari dhe Yaroslavl u hoqën nga lista. Nga 12 stadiumet e përdorura për turnamentin, 3 prej tyre (Luzhniki, Jekaterinburgu dhe Soçi) ju nënshtruan një rinovim madhor kurse nëntë stadiumet e tjera ishin të reja. 11.8 miljard $ u përdorën për të pritur turnamentin.

Sepp Blatter në korrik 2014 deklaroi se, duke parë shqetësimet në përfundimin e stadiumeve të Rusisë, numri i stadiumeve për të zhvilluar turnamentin mund të ulej nga 12 në 10. Ai gjithashtu shtoi: "Neve nuk do të jemi në një situatë, si në rast të një, dy ose tre stadiume në Afrikën e Jugut, ku qëndron një problem se çfarë do të bëhet me këto stadiume".

Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Rindërtimi i Stadiumit Qëndror të Jekaterinburgut në janar 2017.

Në tetor 2014, në vizitën e parë zyrtare në Rusi, komiteti inspektues i FIFA-s dhe kryetari i saj Chris Unger vizituan Shën Petersburgun, Soçin, Kazanin dhe Moskën. Ata ishin të kënaqur me punimet.

Më 8 tetor 2015, FIFA dhe komiteti lokal organizativ ranë dakord për vendosjen e emrave zyrtar të stadiumeve ku do të zhvillohej turnamenti.

Nga 12 stadiumet e vendosura – Stadiumi Luzhniki në Moskë dhe ai i Shën Petersburgut – ishin dy stadiumet me kapacitetin më të madh dhe u përdorën më shumë gjatë turnamentit. Të dyja pritën nga shtatë ndeshje. Soçi, Kazani, Nizhny Novgorodi dhe Samara pritën nga gjashtë ndeshje, përfshirë nga një çerek-finale secila, kurse Stadiumi Otkrytiye dhe ai i Rostovit pritën pesë ndeshje, përfshirë nga një ndeshje të raundit të 16-tave secila. Volgogradi, Kaliningradi, Jekaterinburgu dhe Saranski pritën vetëm katër ndeshje, asnjëra prej tyre pjesë e fazës me eliminim direkt.

Stadiumet

Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Pjesa e jashtme e Otkrytie Arena në Moskë

Gjithsej u ndërtuan dhe rindërtuan dymbëdhjetë stadiume në njëmbëdhjetë qytete të Rusisë për FIFA Kupën e Botës.

  • Kaliningrad: Stadiumi Kaliningrad – Fillimet e punimeve nisën në shtator 2015 kurse ndeshja përuruese u zhvillua më 11 prill 2018.
  • Kazan: Kazan Arena – Stadiumi u ndërtua në vitin 2013 për Universiaden verore. Që atëherë ka pritur 2015 Kampionatin Botëror të Lojërave Ujore dhe 2017 FIFA Kupën e Konfederatave. Stadiumi shërben si shtëpia e Rubin Kazanit.
  • Moska: Stadiumi Luzhniki – Stadimi më i madh që u mbyll në vitin 2013 për tu rinovuar. Rinovimi i tij përfundoi në nëntor 2017.
  • Moska: Stadiumi Spartaku – Stadiumi është shtëpia i klubit me të njëjtin emër Spartak Moska. Në përputhje me kërkesat e FIFA-s, gjatë zhvillimit të Kupës së Botës u quajt Stadiumi Spartaku në vend të emrit të zakonshëm Otkritie Arena. Ndeshja përuruese u luajt më 5 shtator 2014.
  • Nizhny Novgorod: Stadiumi Nizhny Novgorod – Ndërtimi i stadiumit nisi në vitin 2015. Projekti përfundoi në dhjetor 2017.
  • Rostov-në-Don: Rostov Arena – Stadiumi është me vendndodhje në bankën e majtë të lumit Don. Ndërtimi i stadiumit përfundoi më 22 dhjetor 2017.
  • Shën Petersburg: Stadiumi Shën Petersburg – Ndërtimi i stadiumit filloi në vitin 2007. Projekti përfundoi zyrtarisht më 29 dhjetor 2016. Stadiumi ka pritur ndeshje të 2017 FIFA Kupës së Konfederatave dhe do të shërbej gjithashtu edhe si stadium për UEFA Euro 2020.
  • Samara: Samara Arena – Ndërtimi filloi zyrtarisht më 21 korrik 2014. Projekti përfundoi në 21 prill 2018.
  • Saransk: Mordovia Arena – Stadiumi u programua të ndërtohej në vitin 2012 në kohë për Spartakiadën ruse, por plani ndryshoi. Hapja u shty për në vitin 2017. Ndeshja e parë në këtë stadium u zhvillua më 21 prill 2018.
  • Soçi: Stadiumi Fisht – Stadiumi priti ceremoninë hapëse dhe mbyëllesë të 2014 Lojërave Dimërore. Më pas u rinovua në përgatitjet për 2017 FIFA Kupën e Konfederatave dhe 2018 Kupën e Botës.
  • Volgograd: Volgograd Arena. Zona kryesore ku stadiumi u ndërtua ishte zona e shkatërruar e Stadiumit Qëndror. Stadiumi përfundoi më 3 prill 2018.
  • Jekaterinburg: Ekaterinburg Arena. Stadiumi qëndror i Jaketerinburgut u rinvua për Kupën e Botës. Stadiumi ka një kapacitet prej 35,000 spektatorësh. Projekti i rinovimit përfundoi në dhjetor 2017.
Moska Shën Petersburg Soçi
Stadiumi Luzhniki Otkritie Arena
(Stadiumi Spartaku)
Stadiumi Krestovsky
(Stadiumi Shën Petersburg)
Stadiumi Olimpik Fisht
(Stadiumi Fisht)
Kapaciteti: 78,011 Kapaciteti: 44,190 Kapaciteti: 64,468 Kapaciteti: 44,287
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Volgograd Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Rostov-on-Don
Volgograd Arena Rostov Arena
Kapaciteti: 43,713 Kapaciteti: 43,472
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Nizhny Novgorod Kazan
Stadiumi Nizhny Novgorod Kazan Arena
Kapaciteti: 43,319 Kapaciteti: 42,873
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kampionati Botëror I Futbollit 2018 
Samara Saransk Kaliningrad Jekaterinburg
Samara Arena Mordovia Arena Kaliningrad Stadium Stadiumi Qëndror
(Ekaterinburg Arena)
Kapaciteti: 41,970 Kapaciteti: 41,685 Kapaciteti: 33,973 Kapaciteti: 33,061
Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kampionati Botëror I Futbollit 2018 

Kampet e skuadrave

Kampet u përdorën nga 32 skuadrat kombëtare për qëndrim dhe stërvitje para dhe gjatë turnamentit të Kupës së Botës. Më 9 shkurt 2018, FIFA publikoi kampet për çdo ekip pjesmarrës.

Përgatitja dhe shpenzimet

Buxheti

Infrastruktura

Vullnetarët

Transporti

Shërbime të transportit publik falas ju dhanë biletë-mbajtësve gjatë Kupës së Botës, përfshirë edhe transportin e trenit në 11 qytetet ku u zhvillua turnamenti. Një tjetër lloj transporti ishte edhe ai me autobuz.

Kalendari

Ceremonia hapëse

Faza e grupeve

Rregullat

Grupi A

Grupi B

Grupi C

Grupi D

Grupi E

Grupi F

Grupi G

Grupi H

Faza me eliminim

Tabela

Raundi i 16-tave

Çerek-finalet

Gjysëm-finalet

Vendi i tretë

Finalja

Franca Kampionati Botëror I Futbollit 2018 4–2Kampionati Botëror I Futbollit 2018  Kroacia
Report
Stadiumi Luzhniki, Moskë
Pjesëmarrja: 78,011
Gjyqtari: Néstor Pitana (Argjentina)

Statistikat

Golashënuesit

Disiplina

Çmimet

Dream Team

Shpërblimet

Marketingu

Marka

Maskota

Biletat

Topi i ndeshjes

Mallrat

Kënga zyrtare

Polemikat

Zgjedhja e vendit pritës

Përgjigja e helmimit të Skripal

Vështrimi kritik

Të drejtat e transmetimit

Sponsorizimi

Shiko gjithashtu

Shënime

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Kampionati Botëror I Futbollit 2018 Përzgjedhja e vendit pritësKampionati Botëror I Futbollit 2018 SkuadratKampionati Botëror I Futbollit 2018 GjyqtarëtKampionati Botëror I Futbollit 2018 QytetetKampionati Botëror I Futbollit 2018 Përgatitja dhe shpenzimetKampionati Botëror I Futbollit 2018 KalendariKampionati Botëror I Futbollit 2018 Ceremonia hapëseKampionati Botëror I Futbollit 2018 Faza e grupeveKampionati Botëror I Futbollit 2018 Faza me eliminimKampionati Botëror I Futbollit 2018 StatistikatKampionati Botëror I Futbollit 2018 MarketinguKampionati Botëror I Futbollit 2018 PolemikatKampionati Botëror I Futbollit 2018 Vështrimi kritikKampionati Botëror I Futbollit 2018 Të drejtat e transmetimitKampionati Botëror I Futbollit 2018 SponsorizimiKampionati Botëror I Futbollit 2018 Shiko gjithashtuKampionati Botëror I Futbollit 2018 ShënimeKampionati Botëror I Futbollit 2018 ReferimeKampionati Botëror I Futbollit 2018 Lidhje të jashtmeKampionati Botëror I Futbollit 2018Dollari i Shteteve të BashkuaraEvropaEvropa lindoreFIFAFIFA Kupa e BotësFutbolliRusia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Aeroporti i PrishtinësKurrikulaVenaLëvizja Nacional-ÇlirimtarePrishtinaMutacioniShpallja e Pavarësisë së KosovësTë drejtat e fëmijëveHormonetRomeo VeshajHimni i FlamuritBashkitë e ShqipërisëFinlandaSemaforiKarakteristikat e së gjallësHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiKompjuteriEpilepsiaSerbiaAktiviteti fizikLindja e parakohshmeBateriaLazeriVullkaniAcidet dhe BazatGjitariMaqedonia e VeriutMadhësitë fizikeKëshilli i Bashkimit EvropianIslamiHIV/AIDSHomonimetZvicraLindja (biologji)Adem JashariAlbin KurtiMajlinda KelmendiSkeleti i njeriutPartia e Punës e ShqipërisëBurimet natyroreLudwig van BeethovenMartin CamajFabulaBakriPlakatLigjiPenisiEmiratet e Bashkuara ArabeShenjat e Urdhërave të PreraDielliHonore de BalzakPashkëtOsteoporozaVitamina DNamazi i AkshamitSindroma DownLetërsia romantike shqiptareLetraRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëLista e lumenjve në ShqipëriAbdyl FrashëriMesopotamiaLiqeni i ShkodrësPjetër BudiPiramidat e EgjiptitKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPrincess ArgjiroMetriHans Kristian AndersenTargat e automjeteve të KosovësInternetiButrintiEkologjiaNaum VeqilharxhiInfeksioni seksualisht i transmetueshëmDokumentet e Gjuhes ShqipeSkizofreniaManchester City F.C.Mbretëria e Ilirisë🡆 More