Kalifati Emevi ose Omajad (Arabisht: ٱلْخِلَافَة ٱلْأُمَوِيَّة, al-Khilāfah al-ʾUmawīyah) ishte i dyti nga katër kalifatet islamike të vendosur pas vdekjes së Muhamedit.
Ai udhëhiqej nga dinastia Omajad, emri i së cilës vjen nga Umaja in Abd Shams, stër-stërgjyshi i kalifatit të parë Omajad. Edhe pse familja Omajad e kishte origjinën nga qyteti i Mekës, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit të tyre. Kalifati Umajad u rrit në 5.790.000 kilometra katrorë në kulmin e tij në shekullin e 7-të.
Kalifati Emevi ٱلْخِلَافَة ٱلْأُمَوِيَّة | |||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
661–750 | |||||||||||||||||||||||||||||||
Gjendja | Perandori | ||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeqyteti |
| ||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeqyteti në mërgim | Kordova (756–1031) | ||||||||||||||||||||||||||||||
Gjuhët e zakonshme | Arabishtja klasike (zyrtare) Koptik, Greqisht, Latinisht, Persisht (zyrtare në rajone të caktuara deri në mbretërimin e Abd al-Malik) Aramisht, Armenisht, Kurdisht, Berbe, Romance afrikane, Mozarabik, Sindhi, Gjeorgjisht, Prakrit | ||||||||||||||||||||||||||||||
Besimi | Islam | ||||||||||||||||||||||||||||||
Qeveria | |||||||||||||||||||||||||||||||
Lloji i qeverisjes | Kalifati (E trashëguar) | ||||||||||||||||||||||||||||||
Kalif (Emir el-Muminin) | |||||||||||||||||||||||||||||||
• 661–680 | Muavije I (i pari) | ||||||||||||||||||||||||||||||
• 744–750 | Marvan II (i fundit) | ||||||||||||||||||||||||||||||
Historia | |||||||||||||||||||||||||||||||
• Muavije I u bë kalif | vlerësohet nga 660 në 665 | ||||||||||||||||||||||||||||||
• Mposhtja dhe vdekja e Marvan II nga Abasidët | 750 | ||||||||||||||||||||||||||||||
Sipërfaqja | |||||||||||||||||||||||||||||||
720 | 11,100,000 km2 (4,300,000 sq mi) | ||||||||||||||||||||||||||||||
Ekonomia | |||||||||||||||||||||||||||||||
Monedha |
| ||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||||||||||||||||||||||||
|
Omajadët vazhduan pushtimet myslimane, duke përfshirë Transoksinë, Sindin, Magrebin dhe Gadishullin Iberik (el-Andalus) nën sundimin islam. Në shtrirjen e tij më të madhe, Kalifati Omajad mbuloi 11,100,000 km2, duke e bërë atë një nga perandoritë më të mëdha në histori për sa i përket sipërfaqes. Dinastia në pjesën më të madhe të botës islame u përmbys përfundimisht nga një rebelim i udhëhequr nga abasidët në vitin 750. Të mbijetuarit e dinastisë u vendosën në Kordovë, e cila, në formën e një emirati dhe më pas një kalifati, u bë një qendër botërore e shkencës dhe mjekësisë, filozofisë dhe shpikjes gjatë Epokës së Artë Islame.
Kalifati Omajad sundonte mbi një popullsi të madhe multietnike dhe multikulturore. Të krishterët, të cilët ende përbënin shumicën e popullsisë së kalifatit, dhe hebrenjtë u lejuan të praktikonin fenë e tyre, por duhej të paguanin një llojë takse (xhizje) nga e cila myslimanët përjashtoheshin. Myslimanëve iu kërkohej të paguanin taksën e zeqatit, e cila ishte caktuar në mënyrë eksplicite për programe të ndryshme të mirëqenies në dobi të myslimanëve ose të konvertuarve myslimanë. Nën kalifët e hershëm Omajad, pozita të shquara mbaheshin nga të krishterët, disa prej të cilëve u përkisnin familjeve që kishin shërbyer në qeveritë bizantine. Punësimi i të krishterëve ishte pjesë e një politike më të gjerë të akomodimit fetar që ishte i domosdoshëm nga prania e popullsisë së madhe të krishterë në provincat e pushtuara, si në Siri. Kjo politikë rriti gjithashtu popullaritetin e Muavijes dhe forcoi Sirinë si bazën e tij të pushtetit. Epoka Omajad shpesh konsiderohet periudha formuese në artin islam.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Hilafeti Emevi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.