Kafeneja Jonë (fillimisht Kafeneja Jonë te Oki) është një serial satiriko-komik, prodhim i CMB Productions i krijuar nga Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala.
Filloi transmetimin në Radio Televizionin e Kosovës më 22 tetor 2004, ku mbaroi transmetimin më 9 dhjetor 2013. Pas një kërkimi për sponsorë të rinj, seriali u shpërngul në internet në platformën GjirafaVideo me një sezon prej 12 episodash në 2016. Kafeneja Jonë mbaroi me një sezon tjetër prej 12 episodash në 2017, si bashkëpunim i 4MM Productions dhe RTV21.
Kafeneja Jonë | |
---|---|
Gjinia | Komedi |
Krijuar nga | Shkumbin Istrefi Mentor Shala |
Regjia nga | Arzana Kraja |
Luajnë | Fatmir Spahiu Donat Qosja Fatos Kryeziu Adem Mikullovci Irena Aliu Leonora Mehmetaj Teuta Krasniqi Naser Rafuna Astrit Kabashi |
Shteti | Kosovë |
Gjuha në prodhimin origjinal | Shqip |
Nr. i episodeve | 361 |
Prodhimi | |
Prodhuesit kryesor | Shkumbin Istrefi Mentor Shala |
Montazhieri | Ivona Morina |
Kohëzgjatja | 30 - 40 minuta |
Kompanitë e prodhimit | CMB Productions (2004-2017) 4MM Productions (2017) RTV21 (2017) |
Transmetimi | |
Programi origjinal | RTK (2004-2013) GjirafaVideo (2016-2017) RTV21 (2017) |
Transmetimi origjinal | 22 tetor 2004 27 shtator 2016 RTK (2004-2013), GjirafaVideo (2016-2017) - 2017 | - 9 dhjetor 2013 (RTK)
Brenda 13 viteve sa u dha ky serial u dhanë 361 episode. Ai ishte një ndër më të shikuarët deri tani prej pas luftës. Seriali pati një ndikim masiv në kulturën popullore kosovare saqë lëshoi edhe shprehje të përditshme në publikun e gjerë.
E tërë ngjarja në këtë serial komiko-satirik zhvillohet përmbrenda një objekti të caktuar i cili është një kafene. Daljet skenike nga objekti janë të rralla e të dorës së dytë. Në këtë serial luajnë një kast aktorësh të njohur që më parë. Seriali në fillim xhirohej në një lokal tjetër.
Radio Televizioni i Kosovës, për shkak që nuk pati mundësi të mbante të drejtat televizive të serialit, më 2013 serialin e mbaroi me episodin e 336-të.
Pas kërkesës së madhe publike, Kafeneja Jonë nisi punën në një episod special një-orësh që u lëshua më 8 qershor 2016 në shërbimin e videove GjirafaVideo. Gjirafa e mbështeti serialin përgjatë atij viti, duke punuar bashkë me CMB Productions për ta gjallëruar. Nën Gjirafën, Kafeneja Jonë zgjati për 12 episoda. Fillimisht seriali ka qenë ekskluzivisht i dhënë në GjirafaVideo, pastaj 4MM Productions mori prodhimin e tij dhe Radio Televizioni 21 mori të drejtat për transmetimin e tij për disa episoda (konkretisht edhe duke huazuar njërën nga studiot e veta për xhirimin e episodit të parafundit). Seriali mbaroi më 18 qershor 2017.
U xhirua një episod nga GjirafaVideo për vitin e ri 2020, që u shfaq në T7 i ndarë në disa pjesë përgjatë natës së 31 dhjetor 2019.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kafeneja Jonë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.