Julius Kaggwa është një aktivist i shquar interseks nga Uganda dhe aktivist për të drejtat e transgjinorëve.
Ai është drejtor ekzekutiv i organizatës për suportin e personave interseks Support Initiative for People with atypical sex Development (SIPD). Në 2010 Kaggwa ishte një ndër fituesit e çmimit Human Rights Award. Vitin pasues ai mori çmimin Human Rights Defenders Award.
Kaggwa promovon çështjet e shëndetit, mbështetjes dhe të të drejtave njerëzore që personat interseks ndeshin, si dhe personat me identitetit gjinor jo-binar. Ai gjithashtu ka lobuar në disfavor të projektligjit kundër homoseksualitetit në legjislacionin vendas.
Kaggwa ka përshkruar se si foshnjet interseks mund të bëhen pre e gjymtimeve për shkak të stigmës rreth statusit interseks. Organizata që ai drejton synon ti japi fund këtyre stereotipeve dhe të ofrojë trajtimin mjekësor të duhur. Kushtet e personave interseks shihen si rast mjekësor për tu trajtuar, në ndryshim nga homoseksualiteti, por si një i krishterë i devotshëm Kaggwa argumenton se dhuna dhe diskriminimi kundrejt personave LGBT+ bie ndesh me besimin e tij. Në 2016 Kaggwa përshkroi se si diskriminimi në rritje kundrejt personave LGBT në Uganda ka kontribuar në mungesën e sigurisë për personat interseks.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Julius Kaggwa, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.