Jonuz Tafilaj

Jonuz ose Junuz Tafilaj (Shkodër, 13 qershor 1892 - nëntor 1976) ishte veprimtar i çështjes kombëtare, vullnetar në Luftën e Koplikut, publicist dhe orientalist shqiptar.

Biografia

U lind në Shkodër më 13 qershor 1892. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje, ku të dytin e ndjeku në shkollën ushtarake të ryzhdijes. Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez Jonuzi qe burgosur si një nga nismëtarët e demostratës kundër tyre te Xhamia Plakë në Shkodër.

Më 1919 ishte ndër themeluesit e shoqërisë "Vëllazënija" së bashku me Hilë Mosin dhe Kel Marubbin, dhe më pas sekretar i saj. Kontribuoi në radhët e të përkohshmes Agimi, organ i "Vëllazënisë", me artikujt të ndryshëm, si për shkrimtarin osman Namik Qemalin, për Oson e Falltores, etj.

Interpretoi ndër komeditë Shërbëtori i dy zotnive dhe Ermenia e vogël të vëna në skenë shoqëria. Më pas u bë anëtar i shoqërisë "Bashkimi" themeluar nga Avni Rustemi. Më 1920 rroku armët për në Luftën e Koplikut, më pas ishte sekretar nderi në Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Përkrahte opozitën e viteve 1920-'24 drejtuar nga Luigj Gurakuqi dhe Sulçe beg Bushati, u radhit ndër personat e shoqërisë "Bashkimi" që u pajisën me armë pas Lëvizjes së Qershorit. Më 1931 iu botua punimi i tij Fjalorth shqip nga shtypshkronja "Shkodra" në Tiranë. Më 1936 botoi tek e përkohshmja "Afrimi" e Vlorës shkrimin Gjuha e jonë e martirizueme nga shkrimtarët e saj me pseudonimin J. Jalifati. Radhitet ndër botuesit e të përkohshmes "Përpjekja shqiptare". Më 1937 figuron të ketë qenë sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Pas 1944 u mor në shërbim prej Institutit të Shkencave si përkthyes, më pas vijoi i tillë në Arkivin e Shtetit. Në mars të 1945, i caktuar nga ministri i shtypit, propagandës dhe kulturës popullore Sejfulla Malëshova, u ngarkua të kontrollonte librat, dorëshkrimet dhe dokumentet e tjera që ndodheshin në bibliotekën e Syrja dhe Eqrem Vlorës. Pas kontrollimit dhe raportimit që kreu me këtë detyrë, biblioteka private e Vlorajve u shtetëzua.

Përktheu me Myqerem Janinën dhe Eleni Dukën një pjesë të mirë të fermaneve të Perandorisë Osmane, duke qenë ndër kontributorët madhorë në përkthimin e katalogimin e dokumenteve osmane. Ka përkthyer gjithashtu vëllimin Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane të Syrja bej Vlorës nga osmanishtja. Përktheu romanin turk Jaban - I huej të shkrimtarit Yakup Kadri Karaosmanoğlu, botuar më 1943; si dhe romanin Mësuesi idealist të shkrimtarit bullgar Grigori Petroff, botuar më 1944.

Referime

Tags:

13 Qershor18921976Lufta e KoplikutShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Fiset ilireAnarkiaHolokaustiGjeografia e ShqipërisëForcat e Armatosura të IranitSistemi diellorEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriBakriLista e vendeve sipas numrit të personelit ushtarak dhe paraushtarakKalaja e LezhësKuzhina shqiptareMultiple sklerozaPërcjellësit elektrikHekuriMorfinaTeoria e evolucionitLazeriDemografia e IzraelitBosnja dhe HercegovinaRevolucioni i dytë industrialMasturbimiBasketbolliMotori DiezelTeorema e PitagorësMaltaMuzika shqiptareMagnetiSinonimiKrishtërimiOksigjeniRoma15 PrillAutizmiFitër BajramiShpella e piratëve (roman)Pashallëku i ShkodrësOlen CesariBakteriAlfabeti arabSëmundjaRrethi i TropojësKafshëtLista e festave në ShqipëriIzraelitët (populli i lashtë)Merkuri (planet)Steve JobsHistoria e DurrësitAeroporti i PrishtinësCopëtimi i ShqipërisëInxhinieria gjenetikeTrëndafiliGratë e MuhameditKultura e ShqipërisëLidhëza bashkërenditëseShtetet e Bashkuara të AmerikësEpiriPozicioni kalorëseDarka e gabuarLumi i ShalësFormat e pashtjelluara të foljesKalaja e ShkodrësNdajfoljaZebraNaum VeqilharxhiKurban Bajrami24 PrillThethiHIV/AIDSProzaRryma elektrikeINTELEGJENCA ARTIFICIALEZvicraLista e bimëveMartin CamajLista e kafshëve të egraMeshariUjkuInfeksioni seksualisht i transmetueshëm🡆 More