Janulla Rrapi

Janulla Rrapi (Sarandë, 1944) është e ëma e Renato Rrapit, djaloshit që simpatizonte të bijën e shkrimtarit Ismail Kadare, arsye për të cilën mendohet se ai u përndoq, u dënua dhe iu dëmtua shëndeti mendor në mënyrë të pakthyeshme.

Për këndvështrimin e saj mbi rrjedhën e ngjarjeve ajo shkroi librin Djali i ëndrrës së vrarë, botuar më 2013.

Biografia

U lind më 1944, e bija e Mark Lepurit dhe e Viktores me prejardhje nga fshati Përparim i Sarandës. Gjatë periudhës së sundimit të Zogut u vendosën me banim në Sarandë ku i ati punoi mekanik. Familja e saj përkrahu Lëvizjen Nacional-Çlirimtare. Janulla u martua me me Gori Rrapin nga Fieri, i cili vdiq jo shumë vite pasi u martuan duke e lënë të vejë.

Sipas dosjes hetimore të përpiluar mbi të, pasi mbeti e vejë "nuk mbajti qëndrim të mirë moralo-politik" si dhe "u shoqërua me gratë sovjetike".

Referime

Bibliografia

  • Bejko, Sadik (2007). Disidentët e rremë. Tiranë: 55. ISBN 9789994356195.

Tags:

1944Ismail KadareSaranda

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Energjia kinetikeTë drejtat e njeriutYlli detarSportiFoshnjaMjedisi natyrorEnergjia e brendshmeBullizmiIliriaFotosintezaKonferenca e Londrës (1912–1913)HIV/AIDSLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeKorçaSami FrashëriFeja në ShqipëriGjenerali i ushtrisë së vdekurRryma elektrikeEnergjia e erësRrethi i DibrësSeladiniMarrëdhënia seksualePlanetiDragoiLigjiTrashëgimia kulturoreSistemi i qarkullimit të gjakutPukaBifurkacioniTrekëndëshi i BermudësVjosaEnzimatOksigjeniMushkëriaMangaEvropa lindoreLista e shteteve të EvropësÇamëriaMetaletLista e elementeve kimike sipas numrit atomikTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriZvicraMaltaSaturniDhëmbët e njeriutKryqëzatatProblem globalEkonomiaLista e qyteteve në GjermaniPenisiNatriumiAfërditaLista e vullkaneve aktivë në botëHidrocentraletBashkitë e ShqipërisëSulfuriKlimaBashkimi SovjetikNdërtimi i brendshëm i TokësPejgamberët në IslamJudaizmiIbrahim KodraAlbert AjnshtajniFiset shqiptareShpella e PëllumbasitParafjalaRusiaShqiptarëtLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësKosovaLista e aktorëve të teatrit shqiptarBiosinteza e proteinaveAlfabeti shqipDendësia e popullsisëMotori DiezelKitaraKuzhina shqiptareMeshariFjodor Dostojevski🡆 More