James Rodríguez: Futbollist kolumbian

James David Rodríguez Rubio (lindur më 12 korrik 1991), njohur zakonisht si James Rodríguez (Spanjisht: ose thjesht James (hahm-ess) , është një futbollistë kolumbian i cili luan me klubin spanjoll Real Madrid në La Liga dhe me kombëtaren kolumbiane si mesfushor sulmues ose anësor.

James Rodríguez
James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJames David Rodríguez Rubio
Datëlindja (1991-07-12) 12 korrik 1991 (32 vjeç)
VendlindjaCúcuta, Kolumbi
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor Sulmues / Anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri16
Karriera me të rinjtë
1995–2007Envigado
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2008Envigado30(9)
2008–2010Banfield42(5)
2010–2013Porto63(25)
2013–2014Monaco34(11)
2014–Real Madrid84(29)
2017–2019Bayern München (huazim)43(14)
Karriera ndërkombëtare
2007Kolumbia U1711(3)
2011Kolumbia U205(3)
2011–Kolumbia76(22)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 tetor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 28 qershor 2019

Rodríguez është renditur si një nga talentët më të mirë të botës . Ai ka marrë vlerësime për teknikën, vizionin dhe lojën e tij, dhe është cilësuar si pasardhësi i patriotit të tij Carlos Valderrama .

Rodríguez u bë i njohur mirë në Evropë gjatë kohës së tij te Porto, duke fituar disa trofe me klubin dhe çmime personale gjatë tre viteve të qëndrimit të tij në klub. Në vitin 2014, Rodríguez lëvizi nga Monaco te Real Madrid për shumën e 80 milion €, duke u bërë lojtari më i shtrejtë kolumbian në histori, përpara Radamel Falcaos, dhe një nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit .

Karriera e tij me kombëtaren kolumbiane të futbollit filloi me kombëtaren U–20, ku ai ishte kapiten i skuadrës fituese të Toulon Tournament në vitin 2011. Ai gjithashtu ishte kapiteni i skuadrës gjatë 2011 Kupës së Botës U–20, gjë që e bëri atë të ishte një titullar i rregullt në kombëtaren e parë që në moshën 20 vjeçare. Ai u zgjodh për të luajtur Kupën e Botës 2014, ku ai fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë dhe ishte pjesë skuadrës së turnamentit .

Karriera me klube

Envigado FC

Lindur në Cúcuta, James është vendas i qytetit të Ibagué, ku ai shpenzoi fëmijërinë e tij. Ai ka lindur nga prindërit James Rodríguez Bedolla dhe Maria Del Pilar Rubio. Rodríguez filloi karrierën e tij si profesionist në vitin 2006 me skuadrën e asaj kohë të divizionit të dytë kolumbian Envigado FC, ku ai bëri ngjitjen në vitin e ardhshëm.

Club Atlético Banfield

2008

Në vitin 2008, ai u ble nga klubi argjentinas Club Atlético Banfield, ku ai bëri debutimin me skuadrën e parë më 7 shkurt 2009, kurse 20 ditë më vonë shënoi Golin e parë me klubin me një goditje të fuqishme në fitoren 3–1 kundër Rosario Central.

2009

Në vitin 2009, ai u bë një titullar i skuadrës dhe u paraqit në çdo ndeshje në Apertura 2009. Vetëm në moshën 17 vjeçare, ai u bë lojtari më i ri i huaj që shënon Gol në Argjentinë . Goli i tij i dytë me Banfield erdhi më 26 shtator ku ai shënoi me një gjuajtje nga jashtë zonë në fitoren e rëndësishme 2–1 kundër Newell's Old Boys, një fitore që ndihmoi Banfield për të fituar kampionatin Argjentinas për herë të parë në historinë e klubit .

Në dhjetor 2009, klubi italian Udinese kishte planifikuar për të bërë një ofertë për Rodríguez e cila raportohej se ishte 5 milion € pas mbarimit të 2010 Copa Libertadores. Megjithatë, Banfield refuzoi ofertën pasi shuma e ofruar ishte "e pamjaftueshme" .

Për Clausura 2010, më 13 shkurt 2010, Rodríguez shënoi një golazo në një ndeshje kundër rivalëve të Lanús, duke shënuar me një gjuajtje me të majtën për të çuar rezultatin 2–0 në minutat e fundit. Pas ndeshjes, websajti sportiv ditor Diario Olé e lidhin stilin e lojës së tij me atë të Cristiano Ronaldos dhe gjithashtu i vendosi pseudonimin 'James Bond i Banfield' .

2010

Rodríguez shtoi në reputacionin e tij të ndezur me ngjyra një Gol të shënuar në fazën e grupeve të Copa Libertadores më 17 shkurt 2010, në një fitore shkatërrimtare jashtë fushe kundër Deportivo Cuenca, ku ai shënoi Golin e katërt të ndeshjes me një finalizim të bukur me këmbën e majtë në zonë, duke ndihmuar Banfield për të fituar ndeshjen me rezultatin 4–1 . Sezoni i tij fantastik i shënimit vazhdoi me një dygolësh në një tjetër ndeshje të fazës së grupeve të Copa Libertadores më 10 mars 2010, në një ndeshje jashtë fushe kundër gjigandëve uruguajian Club Nacional de Football, Rodríguez shënoi një herë me një gjuajtje me kokë dhe një herë tjetër nga pika e penalltisë me këmbën e tij të djathtë duke fiksuar rezultatin 2–2 .

18 vjeçari shënoi një tjetër Gol më 29 prill 2010, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Copa Libertadores 2010 kundër gjigandëve brazilian të Internacional, ku Banfield fitoi me rezultatin 3–1 , duke arritur në kuotën e pesë Golave në shtatë ndeshje në arenën ndërkombëtare, e cila për klubin nuk u mbyll mirë pasi skuadra u mposht me rezultatin 2–0 nga Porto Alegre, në një ndeshje ku Rodríguez u nxorr jashtë me karton të kuq për dy faulle .

Porto

Sezoni 2010–11

James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës 
Rodríguez (#19) në formacion përpara një ndeshje në Europa League në sezonin 2010–11.

Më 6 korrik 2010, Rodríguez u ble nga Porto për 5.1 milion €, me 30% të të drejtave ekonomike që u mbajt nga pala tjetër. Ai firmosi një kontratë katër vjeçare me një klauzolë lirimi 30 milion €. Porto më pas ri-shiti 10% të të drejtave ekonomike te një palë e tretë. Më 18 korrik, ai luajti ndeshjen e parë dhe shënoi edhe golin e parë në një ndeshje miqësore kundër Ajax. Në nëntor, Porto shiti 35% të të drejtave ekonomike (gjysmën e 70%) te Gol Football Luxembourg, S.A.R.L. për 2.5 milion €.

Më 15 dhjetor 2010, Rodríguez shënoi golin e parë në futbollin evropian në fitoren 3–1 në shtëpi të skuadrës kundër CSKA Sofia. Rodríguez gjithashtu shënoi një hat-trick në 2011 finalen e Taça de Portugal kundër Vitória de Guimarães, duke ndihmuar Porton për të fituar ndeshjen me rezultatin 6–2, ai gjithashtu asistoi edhe një gol në të njëjtën ndeshje. Më 17 maj, Porto bleu 30% të të drejtave të mbetur nga Convergence Capital Partners B.V. për 2,250,000 €, me Porton e cila tashmë kishte më shumë se gjysmën e të drejtave, plot 55%. Më 13 qershor, ai firmosi një kontratë pesë vjeçare me një klauzolë të re lirimi 45 milion €. Me vetëm 24 paraqitje, ai shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tetë asiste dhe gjithashtu luajti pjesën e tij në triumfin e skuadrës në Ligën e Evropës.

Sezoni 2011–12

Në sezonin 2011–12, Rodríguez shënoi 14 Gola dhe dhuroi 11 assista. Në vitin 2011, Rodríguez fitoi çmimin e LPFP si zbulimi i vitit i sezonit 2011–12 Primeira Liga në moshën 20 vjeçare, duke u bërë kolumbiani i parë që e bënë këtë. Ai është dy herë fituesi i SJPF Lojtari i Muajit. Rodríguez gjithashtu fitoi edhe Topin e Artë Portugez në vitin 2012, duke u bërë kolumbiani i dytë pas Radamel Falcao-s që e fitoi këtë çmim, gjithashtu duke u bërë lojtari më i miri që e fitoi këtë çmim .

Sezoni 2012–13

Në sezonin 2012–13, Rodríguez i'u dhurua fanella me numrin 10 dhe u bë gjithashtu edhe titullar i rregullt në formacion. Kolumbianët e tjerë Radamel Falcao dhe Fredy Guarín, gjithashtu edhe braziliani Hulk u larguan nga klubi pa plotësuar ende dy sezone, duke bërë që Rodríguez të gjente më shumë hapsira në formacion. Në një ndeshje kundër Olhanense, Rodríguez shënoi Gol me një parabël nga jashtë zone e cila përfundoi në trekëndëshin e portës kundërshtare. Në të njëjtën ndeshje, ai assistoi patriotin e tij Jackson Martínez për të ndihmuar skuadrën të fitonte ndeshjen me rezultatin 3–2. Rodríguez shënoi Gol në një ndeshje kundër Beira-Mar, jo përpara se të assistonte dy Golat e parë të ndeshjes, e cila u mbyll me fitoren 4–0. Rodríguez assistoi një Gol tjetër me një goditje dënimi në një ndeshje jashtë fushe kundër Rio Ave, e cila në fund u mbyll me barazimin 2–2.

Në fazën e grupeve të 2012–13 UEFA Champions League, Rodríguez shënoi Golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër klubit francez Paris Saint-Germain, duke i lejuar Portos të jetë kyresuese e grupit . Disa ditë më vonë, Rodríguez shënoi një Gol me penallti kundër rivalëve të Sporting CP. Vetëm në muajin e parë të sezonit 2012–13, Rodríguez fitoi çmimin SJPF Lojtari i Muajit . Në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Champions League, ai assistoi në fitoren 3–2. James assistoi një tjetër Gol në fitoren 2–1 kundër Estoril.

Në fitoren 5–0 kundër Marítimo, Rodríguez shënoi dy herë. Ai shënoi një sërisht, këtë herë kundër Academica Coimbra. Në një ndeshje në Champions League kundër Dinamo Zagreb. Në minutën e 90 të ndeshjes kundër Bragës, Rodríguez shënoi Golin e fitores 2–0. Kundër Moreirense, ai assistoi nga kornja Golin e shënuar nga patrioti i tij Jackson Martínez.

Përpara fillimit të pjesës së dytë të sezonit, Rodríguez pësoi një dëmtim në kofshë duke e detyruar atë të stërvitet në palestër për t'u rikuperuar. Kjo gjë bëri që ai të zëvëndësohej në pjesën e parë në ndeshjen kundër CD Nacional ku ai u dëmtua në të njëjtin vend sërisht, duke bërë që të qëndronte jashtë fushave për një muaj . Më 1 shkurt 2013, Porto mori mbrapsht 30% të të drejtave të Rodríguez duke i marrë nga Gol Football Luxembourg për 8.57 milion € (duke shitur gjithashtu edhe 47.5% të të drejtave ekonomike të Diego Antonio Reyes për 3.5 milion €), pasi më parë i shiti ato për 2.5 milion €.

Rodríguez u rikthye duke hyrë në fushë në minutën e 70 në ndeshjen kundër Beira-Mar. Kjo ishte ndeshja e tij e parë pas më shumë se muaji për shkak të dëmtimit. Në ndeshjen e parë të raundit të 32 në Champions League kundër skuadrës spanjolle Málaga, Rodríguez doli jashtë duke u zëvëndësuar në minutën e 60. Pavarësisht se nuk ndryshoi rezultatin, e cila u mbyll me fitoren e Portos 1–0, Rodríguez ishte një faktor shumë i rëndësishëm i sulmit të skuadrës pavarësisht se nuk ishte në formën e tij maksimale . Në ndeshjen e tij të dytë në ligë pas rikthimit, Rodríguez assistoi një Gol pas një krosi fantastik në ndeshjen kundër Rio Ave. Menjëherë pas kësaj në ndeshjen e rradhës në ligë, ai assistoi një tjetër Gol në fitoren 2–0 kundër Estoril . Kjo ndeshje ishte gjithashtu ndeshja e tij e parë si titullar pas dy muajsh . Rodríguez nuk u vendos si titullar në ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Málagës, deri sa ai u aktivizua në pjesën e dytë pasi Porto ishte me dhjetë lojtarë pas një kartoni të kuq të marrë nga një mbrojtës. Porto humbi ndeshjen dhe trajneri Vítor Pereira u kritikua dhe u qortua shumë se pse Rodríguez nuk e nisi ndeshjen si titullar pasi ishte një lojtar kyç i skuadrës që mund të ishte më e fortë me të. Rodríguez e shfaqi zhgënjimin e tij, duke thënë se ai ishte në '100%' të formës. Megjithatë, ai gjithashtu tregoi respekt për trajnerin dhe kuptim për zgjedhjen e tij . Pavarësisht eleminimit nga Champions League, Rodríguez ishte lojtari që i ishin shkaktuar më shumë faulle në turnament për sezonin 2012–13 .

Rodríguez shënoi Golin e vetëm në barazimin 1–1 kundër Marítimo. U raportua se Manchester United kishte bërë një ofertë 30 milion € për të marrë shërbimet e Rodríguez, por oferta u refuzua nga Porto për shkak se konsiderohej shumë e ulët . Rodríguez bëri debutimin e tij për sezonin 2012–13 në 2012–13 Taça da Liga, duke shënuar një penallti në gjysmë–finale. Porto fitoi ndeshjen me rezultatin 4–0 duke shkuar në finale. Rodríguez u shpall lojtari i ndeshjes për performancën e tij kundër Bragës, duke shënuar Golin e parë, dhe duke assistuar dy të tjerë, një me aksion kurse tjetër nga kornja, duke kontribuar në fitoren 3–1. Rodríguez assistoi një nga dy Golat e fitores 2–0 kundër Vitória de Setúbal. Ai gjithshtu shënoi Golin e parë në fitoren 3–1 kundër C.D. Nacional.

Në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Paços de Ferreira, Rodríguez ndihmoi Porton për të fituar titullin e tretë rresht, duke fituar një penallti, e cila u shënua, pasi u rrëzua në zonë, dhe duke assistuar një Gol . Ai e përfundoi sezonin me 10 Gola të shënuar dhe 13 assista në 24 paraqitje në ligë. Në përgjithsi, ai shënoi 13 Gola dhe dhuroi 15 assista me vetëm 32 paraqitje në të gjitha kompedicionet me Porton gjatë sezonit 2012–13. Duke fituar ligën me Porton, Rodríguez kishte fituar trofeun e tetë që nga viti 2009 kur u bashkua me Porton, duke shpenzuar vetëm tre sezone, dhe duke i fituar këto trofe në moshën 21 vjeçare.

Monaco

Më 24 maj 2013, u lajmërua se Rodríguez ishte bashkuar me klubin francez AS Monaco për 45 milion €, duke u bërë lojtari i dytë më i shitur në futbollin portugez, mbrapa ish shokut të skuadrës Hulk. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2018 . Kjo marrëveshje jo vetëm që nuk e bëri atë transferimin më të shtrenjtë të klubit, por edhe transferimi më i shtrenjtë në Ligue 1, dhe një transferimet më të shtrenjta në botë .

Rodríguez bëri debutimin e tij në Ligue 1 kundër Bordeaux, ku Monaco fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0. Pas kësaj, ai humbi ndeshjen e dytë në ligë të klubit për të evituar një dëmtim të mundshëm . Rodríguez kontriboi në fitoren 3–0 kundër Bastia duke assistuar Golin e parë të ndeshjes dhe gjithashtu duke nisur aksionet e dy Golave të tjerë . Në ndeshjen e javës së ardhshme kundër Saint-Étienne, Rodríguez kontriboi me lojën e tij të shkëlqyer, duke assistuar dy Golat e fitores 2–1 . Pas ndalesës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, Rodríguez assistoi Golin e parë në barazimin 2–2 kundër Sochaux .

Rodríguez assistoi Golin e vetëm të skuadrës në barazimin 1–1 kundër Évian . Rodríguez më në fund shënoi Golin e parë me klubin me një goditje dënimi në fitoren 2–0 kundër Rennes . Ai shënoi sërisht në javën e ardhshme pa kaluar katër minuta në ndeshjen kundër Nice, ku Monaco fitoi ndeshjen me rezultatin 3–0 . Kundër Guingamp, Rodríguez assistoi të dy Golat në fitoren 2–0 . Rodríguez shënoi një Gol kundër Valenciennes për të kaluar Monacon në avantazh, por në fund Valenciennes fitoi me rezultatin 2–1 .

Rodríguez e nisi vitin 2014 duke bërë debutimin e tij në Coupe de France në ndeshjen kundër Vannes, ku ai assistoi dy herë në fitoren 3–2 . Për ndeshjen e parë të vitit 2014 në ligë, James assistoi një Gol në ndeshjen kundër Montpellier . Kundër Toulouse, Rodríguez dhuroi assistin për Golin e dytë me një kros, me Monacon që fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0 . Dopieta e parë e tij me Monacon erdhi në një ndeshje kundër Bastias, ku Golat e tij i dhanë fitoren skuadrës 2–0 . Në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Reims, James bëri një gjuajtje që goditi shtyllën, duke lejuar francezin Layvin Kurzawa të shënojë Golin e fitores 3–2 .

Në mediat franceze, Rodríguez ishte referuar si "ndoshta" futbollisti më i mirë në Ligue 1 për shkak të debutimit të tij impresionues me Monacon , pavarësisht se ai deklaroi se ka nevojë për më shumë kohë në ligë . Pas ndalesës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, Rodríguez shënoi penalltinë e tij të Monacon në fitoren 2–1 kundër Sochaux .

Rodríguez e mbylli sezonin e tij të debutimit me Monacon pa mundur të fitojë ndonjë trofe, por ndihmoi që klubi të sigojë një vend në UEFA Champions League sezonin tjetër, dhe kishte një vend në Ligue 1 XI , dhe sigurisht u shpall assistuesi më i mirë në Ligue 1 .

Real Madrid

"Numrat nuk do të thotë asgjë për mua. Unë thjesht dua të ndihmojë për të bërë historinë dhe të sjellë kënaqësi te tifozat e Madridit. Ky është një klub i përdorur për të fituar dhe unë jam i përgatitur mendërisht dhe fizikisht për këtë gjë. Është një kënaqësi të jesh në mesin e kaq shumë yjeve dhe unë jam i sigurt se unë do të mësojë shumë nga të gjithë. Unë e kam ndjekur përherë Real Madridin dhe gjithmon kam ëndërruar për të luajtur këtu. Unë kam vuajtur shumë për të qënë këtu dhe kur ju e bëni këtë, atëherë kjo ju shijon shumë. Unë kurrë nuk do t'a harrojë këtë ditë. Unë shpresoj të punoj fortë, të stërvitem mirë, dhe të përjetojnë shumë gëzim këtu. Unë e di se jam shumë nën presion këtu, por unë jam i lumtur t'a përballoj atë."

James për tranferimin e tij te Real Madrid.

Në një intervistë pas mbarimit në ndeshjes gjatë Kupën së Botës 2014, James deklaroi 'dashurinë', 'admirimin' dhe 'pasionin' për Real Madridin, duke thënë gjithashtu se do të ishte një 'ëndërr' për të luajtura me ta, duke i'u përgjigjur mirë thashethemeve që e lidhnin atë me gjigandët spanjoll .

Më 22 korrik 2014, Rodríguez konfirmoi zërat duke firmosur një kontratë 6 vjeçare me gjigandët spanjollë për një shumë të pacaktuar, e cila raportohej të ishte 80 milion € . Kjo lëvizje do t'a bëntë atë lojtarin e katërt më të shtrenjtë në historinë e futbollit dhe lojtarin e tretë më të shtrenjtë në historinë e Realit Madridit, dhe gjithashtu edhe kolumbianin më të shtrenjtë duke kaluar transferimin 60 milion € të Radamel Falcao-s . Shuma e shpenzuar për t'a blerë e referoi atë si një galaktik, gjithashtu e mbështetur nga fakti se ai mori numrin 10, duke trazhëguar numrin e legjendave si Luís Figo, Ferenc Puskás, dhe lojtarit që ai admironte më shumë në fëmijërinë e tij, Zinedine Zidane . James u përshëndet nga 45.000 mijë tifozë gjatë prezantimit të tij. Ambasadori kolumbian në Madrid mbajti një fjalim, që mbante një mesazh nga presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos, duke deklaruar se James po ndryshon historinë e futbollit kolumbian dhe se i tërë kombi është mbrapa tij . Gjithashtu edhe Florentino Pérez do të mbante një fjalim, duke e mipritur James dhe duke thënë klubi nuk do ta harrojë kurrë ditën që bëri realitet ëndërrën e tij . 48 orë pas paraqitjes së tij, u raportua se 345,000 mijë fanella me emrin e tij ishin shitur, duke thyer rekodin e të gjithë lojtarëve të blerë në historinë e klubit .

Sezoni 2014–15

James bëri debutimin e tij në Superkupën e Europës kundër skuadrës spanjolle Sevilla në Cardiff City Stadium, ku Real Madrid fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0. Ai luajti 72 minuta përpara se të zëvëndësohej nga Isco .

Më 19 gusht, Rodriguez shënoi Golin e parë me klubin kundër Atlético Madrid në ndeshjen e parë të Superkupës Spanjolle, pasi hyri në fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë në vend të portugezit Cristiano Ronaldo . James bëri debutimin e tij në Champions League me Realin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër skuadrës zvicerane FC Basel, ku ai shënoi Golin e katërt në fitoren 5–1 në Santiago Bernabeu . Disa ditë më vonë, James shënoi Golin e parë në ligë Deportivos, ku ai gjithashtu dhuroi edhe një assist në fitoren 8–2 jashtë fushe . James shënoi një dopietë në fitoren 4–0 kundër Granadës më 1 nëntor, përfshirë një gjuajtje fantastike vollej e cila përfundoi në trekëndëshin e portës kundërshtare .

Karriera ndërkombtare

Në rini

Në vitin 2007, Rodríguez ishte pjesë e Kolumbisë U–17 që përfundoi si finaliste në Kampionatin Amerikano Jugor U–17, ku ai shënoi tre Gola. Ai ndihmoi Kolumbinë për të avancuar në fazën me eleminim direkt gjatë 2007 Kupës së Botës U–17, ku ata në fund u mposhtën në finale nga fituesit e Nigerisë.

Ai ishte gjithashtu pjesë e Kolumbisë U–20 në tre turnamente gjatë vitin 2011: në Toulon Tournament, Kampionatin Amerikano Jugor U–20, dhe në Kupën së Botës U–20 që u mbajt në atdheun e tij në Kolumbi.

Rodríguez shënoi dy Gola dhe dhuroi tre assista në 2011 Toulon Tournament. Kjo gjë e udhëhoqi atë të shpallej si lojtari më i mirë i turnamentit, me Kolumbinë që fitoi trofeun duke mposhtur në finale Francën nga gjuajtjet e penalltive. Rodríguez shënoi një nga penalltitë duke ndihmuar Kolumbinë për të fituar trofeun.

Gjatë Kampionatit Amerikano Jugor U–20, ai dhuroi tre assista përgjatë turnamentit. Gjatë Kupës së Botës U–20, ai shënoi tre Gola dhe dhuroi tre assista duke marrë vëmëndje ndërkombëtare si talent dhe udhëheqes gjatë kohës së tij te Porto, duke u bërë që ai të konsiderohej një lojtar kyç edhe në kombëtaren kryesore. Pavarësisht se Kolumbia u eleminua në çerek–finale kundër Meksikës, Rodríguez tërhoqi vëmëndjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, dhe mori lëvdata nga trajneri legjendar i Manchester United, Alex Ferguson .

Kombëtarja e parë

Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 dhe ndeshjet miqësore

James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës 
Rodríguez në formacion me Kolumbinë gjatë një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Uruguajit më 10 shtator 2013.

Më 29 shtator, Rodríguez mori thirrjen e parë në kombëtaren e të rriturve, për një ndeshje kundër Bolivisë e planifikuar për t'u luajtur më 11 tetor 2011 . Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse duke marrë pjesë në aksionin e Golit të shënuar nga shoku i tij te Porto, Radamel Falcao, duke kontribuar në fitoren 2–1. Nën drejtimin e trajnerit të ri José Pékerman, ai luajti një pjesë vendimtare në fitoren 2–0 kundër Meksikës, duke assituar të dy Golat. Ai shënoi Golin e parë me kombëtaren kundër Perusë. Kolumbia arriti të fitojë ndeshje ku kaluar nga vendi i gjashtë në të pestin në renditjen e kualifikueseve.

Në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Uruguajit, Rodríguez assistoi dy Gola, për t'a bërë rezultatin nga 1–0, në 3–0, me ndeshjen që në fund u mbyll me fitoren 4–0. Rodríguez shënoi një Gol mahnitës me një goditje dënimi nga 30 metra në një ndeshje kundër Kilit, duke kontribuar në fitoren 3–1, gjë që e çoi Kolumbinë në vendin e dytë në grup, shumë afër kualifikimit për në finalet e turnamentit. Në ndeshjen kundër Paraguajit, Rodriguez nisi të dy aksionet e Golave, me ndeshjen që në fund u mbyll me rezultatin 2–0. Në ndeshjen e fundit miqësore të Kolumbisë për vitin 2011, Rodríguez assistoi Golin e vetëm të Kolumbisë në barazimin 1–1 kundër Brazilit, vendit mikpritës të Kupës së Botës.

Rodríguez luajti ndeshjen e parë për vitin 2013 kundër Bolivisë, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset në zonën CONMEBOL, ku Rodríguez u shpall lojtari i ndeshjes për performancën e tij. Ai kontriboi në ndeshje duke ndihmuar në shënimin e Golit të dytë me një goditje dënimi. Kolumbia fitoi ndeshjen me rezultatin 5–0 .

Duke luajtur në një ndeshje kundër kryesueve të Amerikës së Jugut, Argjentinës, Rodríguez pësoi një dëmtim në minutën e 30, duke u detyruar të zëvëndësohej. Pavarësisht se dëmtimi nuk ishte shumë serioz, Rodríguez ishte i detyruar për të humbur ndeshjen kundër Perusë disa ditë më vonë. James bëri një rikthim të mirë duke shënoi Golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Ekuadorit gjatë ndeshjes së 15 kualifikuese . Në një ndeshje të vështirë kundër Kilit, Rodríguez fitoi dy penallti që u shënuan nga Kolumbia për të barazuar rezultatin nga 1–3 në 3–3. Ky barazim i lejoi Kolumbisë për t'u kualifikuar për në finalet e një Kupe Bote për herë të parë pas 16 vitesh. Disa ditë më vonë, Rodríguez dhuroi assistin e Golit të parë me një goditje dënimi në fitoren 2–1 kundër Paraguajit në ndeshjen e fundit kualifikuese.

Rodríguez vazhdoi formën e tij të mirë të lojës duke assistuar Golin e parë dhe duke nisur aksionin e Golit të dytë të fitores 2–0 kundër Belgjikës. Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes . Rodríguez u vlerësua sërisht si lojtari i ndeshjes në barazimin 0–0 kundër Hollandës . Rodríguez e nisi si titullar ndeshjen e Kolumbisë për vitn 2014, duke shënuar një penallti në barazimin 1–1 kundër Tunizisë. Në ndeshjen e fundit miqësore përpara fillimit të Kupës së Botës 2014, Rodríguez shënoi një tjetër penallti, këtë herë në fitoren 3–0 kundër Jordanisë.

Kupa e Botës 2014

"Për mua, talentët e veçantë janë ata që bëjnë gjëra krejtësisht të pazakonshme. Diego Maradona, Lionel Messi, Luis Suárez, James Rodriguez – ata i bëjnë këto gjëra sepse kanë dhurata të caktuara që i bëjnë ato të veçantë Unë besoj se ai është lojtari më i mirë në Kupën e Botës dhe unë nuk besoj se po e ekzagjëraoj; ai është një lojtar i ri. Ne po përpiqemi të kufizojmë ndikimin e tij, por ai vazhdon t'a ruaj atë duke bërë që prania e tij të ndihmet. Shpresoj që ai të vazhdoj progresin e tij, sepse ai është shumë i vogël. Futbolli ka nevojë për futbollist me të tilla karakteristika."

Óscar Tabárez për James.

Më 2 qershor 2014, Rodríguez ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrur për të luajtur në Kupën e Botës 2014 dhe i ishte caktuar numrin 10 . Në ndeshjen e hapjes së skuadrës, James nisi aksionet e dy Golave të parë përpara se të shënonte të tretin me një goditje të ulët që përfundoi në cepin e portës kundërshtare, duke ndihmuar Kolumbinë për të nisur aventurën në Brazil me një fitore 3–0 kundër Greqisë, dhe gjithashtu duke u shpallur lojtari i ndeshjes nga FIFA . Në ndeshjen e dytë të grupit, Rodríguez vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar Golin e dytë në turnament me një goditje me kokë dhe gjithashtu duke assistuar Golin e dytë të shënuar nga Juan Fernando Quintero, duke ndihmuar Kolumbinë për të mpostur 2–1 Bregun e Fildishtë; ai sërisht u zgjodh lojtari i ndeshjes . Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve kundër Japonisë, Rodríguez hyri në fillim të pjesës së dytë si zëvëndësues dhe assistoi dy Golat e Jackson Martínez përpara se të shënonte Golin e fundit në fitoren 4–1 . Në fund të fazës së grupeve, Rodríguez ishte renditur si lojtari me performancën në turnament nga FIFA .

James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës 
James duke shënuar Golin e tij të dytë kundër Uruguajit në ndeshjen e raundit të 16.

Më 28 qershor, James shënoi të dy Golat në fitoren 2–0 kundër Uruguajit në Estádio do Maracanã ndeshjen e raundit të 16, duke e dërguar Kolumbinë në çerek–finale për herë të parë në historinë e tyre. Këto Gola e bënë gjithashtu lojtarin e parë që shënon Gol në të gjitha ndeshjet e kombëtares në turnament pas Ronaldos dhe Rivaldos në Kupën e Botës 2002 . Goli i tij i parë në ndeshje me një gjuajtje vollej u përshkrua si "një nga Golat më të bukur që Kupa e Botës ka parë" nga trajneri kundërshtar Óscar Tabárez, i cili gjithashtu e cilësoi atë si "lojtarin më të mirë në Kupën e Botës . Për performancën e tij kundër uruguajianëve, Rodríguez u shpall nga FIFA si lojtari i ndeshjes për herë të tretë në katër ndeshje . Goli i tij gjithashtu do të vlersohej si Goli i turnamentit nga më shumë se 4 milion njerëz në faqën zyrtare të FIFA-s në internet . Gjithashtu ky Gol u nominua edhe për Çmimin FIFA Puskás si Goli më i bukur i vitit .

James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës 
James duke festuar Golin e tij kundër Brazilit në çerek–finale. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit me 6 Gola.

Në ndeshjen çerek–finale kundër Brazilit, ai shënoi Golin e gjashtë në turnament, me penallti në humbjen 2–1 kundë vendasve . Një Rodríguez i përlotur u ngushëllua nga David Luiz pas mbarimit të ndeshjes, me Rodríguez i cili deklaroi: "Ai (David) më tha se unë isha një lojtar i mirë. E vërteta është se kur kisha gjithë ato superyje që po më përfaqonin më bënë mua të lumtur. Ne duhet të ngrejmë kokat tona dhe duhet të falenderojmë Kolumbinë për mbështetjen e tyre. Ne jemi të mërzitur sepse donim të vazhdonim dhe të vendosnim rekorde të reja. Ne dhamë gjithçka për të shkuar në gjysëm–finale, por ne duhet të jemi krenar sepse ne luajtëm mirë. Unë po qaj sepse ne dhamë gjithçka. Ne jemi të mërzitur por duhet të jemi krenar pasi lamë lëkurën tonë këtu." .

Rodríguez u duartrokit në këmbë nga tifozët vendas, duke e mbyllur fushatën e tij në Kupën e Botës me gjashtë Gola dhe dy assista në pesë ndeshje . Më 11 korrik, ai ishte në listën e 11 kandidatëve për të fituar çmimin Topin e Artë si lojtari më i mirë i turnamentit . Ai më pas fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i turnamentit paravësisht eleminimit në çerek–finale . Për performancat e tij, ai ishte në formacionin më të mirë të Kupës së Botës dhe gjithashtu në formacionin më të mirë të zgjedhur nga Castrol. Fituesi i Topit të Artë u shpall Lionel Messi, e cila nuk u prit mirë nga legjenda argjentinase Diego Maradona i cili tha se Rodríguez duhej të ishte shpallur fituesi .

Stili i lojës

I konsideruar gjerësisht të jetë ndër perspektivat më të mira në botë , Rodríguez mund të luaj në disa pozicione rreth mesfushës, duke luajtur si organizator, si anësor, dhe mesfushor qëndror si me kombëtaren ashtu edhe me klubet . Gjatë një interviste, ai shpejgoi se pozicioni i tij i preferuar është mesfushor sulmues, pozicion ku ai ndihet më komod . Shfaqja e Rodríguez gjatë kohës së tij në Argjentinë bëri që ai të krahasohej me futbollistin e famshëm kolumbian Carlos Valderrama; Vetë Carlos Valderrama e ka cilësuar atë si "pasardhësin" e tij .

James ka shfaqur aftësi në dribimet dhe stilin e lojës . Aftësitë e tij të shënimit ishin një përmbledhje në Kupën e Botës 2014, ku ai arriti të fitojë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i turnamentit paravësisht eleminimit në çerek–finale .

Sponzorizimi

Gjatë ditëve të tij të hershme në Amerikën e Jugut, Rodríguez u afrua nga skauti Claus Peter Meyer i kompanisë Adidas . Ai është paraqitur herë pas here në reklamat e ndryshme të Adidas, si edhe në reklamat e pijeve kolumbiane, "Pony Maltë"; Pije Nestle, "Milo"; dhe në markën e shampos "Clear" . Pas Kupës së Botës 2014, ku ai arriti të fitojë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i turnamentit më gjashtë Gola, Adidas mori avantazhin e rritjes së ekspozimit Rodriguez duke e lëshuar atë me Këpucën e Artë për të festuar arritjen e tij .

Jeta personale

Rodríguez është martuar me Daniela Ospinën , motrën e portierit David Ospina, që nga viti 2011, dhe kanë një vajzë me emrin Salome, lindur më 29 maj 2013. Rodríguez është një i Krishter .

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 26 nëntor 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Envigado Primera B 2007 8 0 8 0
Primera A 2008 22 9 22 9
Total 30 9 30 9
Banfield Clausura 2009 12 1 12 1
Apertura 2009 18 3 18 3
Clausura 2010 12 1 8 5 20 6
Total 42 5 8 5 50 10
Porto 2010–11 15 2 7 3 9 1 31 6
2011–12 26 13 4 0 8 1 38 14
2012–13 22 10 5 1 8 1 1 0 36 12
Total 63 25 16 4 25 3 1 0 105 32
Monaco 2013–14 34 9 4 1 38 10
Total 34 9 4 1 38 10
Real Madrid 2014–15 12 5 1 0 4 1 3 1 20 7
Total 12 5 1 0 4 1 3 1 20 7
Total 181 44 21 5 37 9 4 1 243 68

1 Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klubeve.

Kombëtarja

Redaktuar më 26 nëntor 2014

Kombëtarja kolumbiane
Viti Ndeshje Gola
2011 3 0
2012 7 2
2013 10 1
2014 12 9
Total 32 12

Golat me kombëtaren

    Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren kolumbiane.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 3 qershor 2012 Estadio Nacional, Lima, Peru James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Peru 1–0 1–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
2. 11 shtator 2012 Estadio Monumental David Arellano, Santiago, Kili James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Kili 1–1 3–1
3. 6 shtator 2013 Estadio Metropolitano Roberto Meléndez, Barranquilla, Kolumbi James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Ekuadori 1–0 1–0
4. 5 mars 2014 Estadi Cornellà-El Prat, Barcelona, Spanjë James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Tunizia 1–0 1–1 Ndeshje Miqësore
5. 6 qershor 2014 Estadio Nuevo Gasómetro, Buenos Aires, Argentina James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Jordania 1–0 3–0
6. 14 qershor 2014 Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Greqia 3–0 3–0 2014 FIFA Kupa e Botës
7. 19 qershor 2014 Estádio Nacional Mané Garrincha, Brasília, Brazil James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Bregu i Fildishtë 1–0 2–1
8. 24 qershor 2014 Arena Pantanal, Cuiabá, Brazil James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Japonia 4–1 4–1
9. 28 qershor 2014 Estádio do Maracanã, Rio de Janeiro, Brazil James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Uruguaji 1–0 2–0
10. 2–0
11. 4 korrik 2014 Estádio Castelão, Fortaleza, Brazil James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Brazili 1–2 1–2
12. 14 tetor 2014 Red Bull Arena, Harrison, Shtetet e Bashkuara James Rodríguez: Karriera me klube, Karriera ndërkombtare, Stili i lojës  Kanadaja 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore

Trofe

Klubet

    Envigado
  • Categoría Primera B: 2007

Banfield

  • Primera División Argentina: Apertura 2009

Porto

  • Primeira Liga (3): 2010–11, 2011–12, 2012–13
  • Taça de Portugal: 2010–11
  • Supertaça Cândido de Oliveira (3): 2010, 2011, 2012
  • UEFA Europa League: 2010–11
    Real Madrid

Kombëtarja

    Kolumbia U-20
  • Toulon Tournament: 2011

Personale

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

James Rodríguez Karriera me klubeJames Rodríguez Karriera ndërkombtareJames Rodríguez Stili i lojësJames Rodríguez SponzorizimiJames Rodríguez Jeta personaleJames Rodríguez StatistikatJames Rodríguez TrofeJames Rodríguez ReferimeJames Rodríguez Lidhje të jashtmeJames Rodríguez12 korrik1991FutbolliGjuha spanjolleLa LigaMesfushoriReal Madrid C.F.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Turizmi në ShqipëriVaso pashë ShkodraniMësonjëtorja e KorçësFutbolliShenjat e qarkullimit rrugorIsmail KadareHerodotiLirikë me shiGreta ThunbergSamir ManeKarboniBlerim DevolliHarta e BotësBraziliDritan PriftiQytetet e ShqipërisëSkeleti i njeriutNamazi i JacisëShkencaKomunizmiGjeometriaLedion LiçoPerandoria BizantineLista e kalave në ShqipëriKripëratLondraNdarja administrative e ShqipërisëLezhaRombi28 Nëntori - Dita e FlamuritRepublika Popullore e ShqipërisëBotaHidrografia e ShqipërisëDardanëtMamuthiPiramidat e EgjiptitRevolucioni industrialMartin Luther KingAlgjebraShtatë mrekullitë e botës së lashtëIsa BoletiniLeonardo da VinçiPejgamberët në IslamKostandin KristoforidhiVetëtimaBamir TopiKongresi i LushnjesKafshëtLista e shteteve të EvropësHepatitiEklipsi i HënësNapoleon BonapartiNdajfoljaIrakuDiarrejaLufta e Dytë BotëroreTuberkuloziLeje DrejtimiVeshiAventurat e Tom SojeritElektricitetiAutizmiDua LipaRënia e komunizmit në ShqipëriLista e kafshëve të egraPeshkopiaShtetet e para ilireKalaja e PetrelësKulla EiffelËndrraAtletikaDemokraciaDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëPërcjellësit elektrikHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Fjalë të urtaLista e lumenjve në Kosovë🡆 More