Stampa:Kutia Shkrimtar Jakup Mato (Fterrë, 16 shtator 1934 - Tiranë, 30 gusht 2005) ka qenë arsimtar, akademik, kritik dhe estet shqiptar.
U lind në Fterrë, i biri i Halil Matos; në vendlindje kreu shkollimin fillor. Shkollën shtatëvjeçare dhe të mesme (1950-1954) i kreu në Gjirokastër dhe më pas bëhet mësues e drejtor shkolle në Kuçi të Vlorës (1954-1955). Pas përfundimit të studimeve të larta në Universitetin e Tiranës pranë Fakultetit të Histori-Filologji 1959, punoi në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Me pas punoi në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, (sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë) në fillim si specialist i letërsisë, dhe pastaj si kryeredaktor i gazetës "Mësuesi" dhe drejtor i arteve 1970.
Prof. Dr. Jakup Mato ka kryer detyra që lidheshin me artet. Midis të tjerave ka qenë drejtor i Institutit të Lartë të Arteve (sot: Akademia e Arteve). Nga 1991 deri 1993 dhe nga 1997 deri 1998 drejtor i Qendrës për Studimin e Arteve të Akademisë së Shkencave. Për shumë vite ka dhënë leksionet e Estetikës në Universitetin e Tiranës dhe në Institutin e Lartë të Arteve. Anëtar i bordit të Enciklopedisë së Artit Shqiptar. Sekretar shkencor i redaksisë së artit dhe kulturës të Fjalorit enciklopedik shqiptar.
Që në vitet gjashtëdhjetë ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë e kritikë dhe ka mbajtur dhe botuar një sërë kumtesash për arsimin, letërsinë dhe artet.
Ka botuar monografitë :
Mato Jakup,Qemal Xhaka,Vangjush Ziko,Anastas Kapurani 'Letërsia e huaj 2' : për shkollat e mesme 163 f. ; 20 cm. Tiranë : SHBLSH, 1990
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Jakup Mato, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.