Jahja Bej Dukagjini

Jahja bej Dukagjini ose Tashligjaliu (tr.

Dukaginzâde Yahyâ bey, Taşlicali Yahyâ bey; Tashligjë, 1498 - 1582) ka qenë poet dhe figurë ushtarake e Perandorisë Osmane që mbahej se ishte nga familja Dukagjini. Është ndër poetët më të dalluar të divanit të shek. XVI. Vetë shkroi në gjuhën osmane, duke e cekur herëpashere prejardhjen e mëtuar prej tij.

Biografia

Lindi në Tashligjë (sot qyteza e PlevlësMal të Zi), prandaj dhe përdorte llagëpin Tashligjaliu, megjithëse ka studjues që referojnë se nuk e ka përdorur ndonjëherë. Viti i saktë i lindjes nuk dihet, por mendohet se është më 1498. Arbër nga prejardhja, sipas Elsie vjen nga bashkësia katolike e krahinës së Dukagjinit në mesin e Alpeve, ndërsa orientalisti hollandez Houtsma e mendonte nga familja fisnike arbërore dhe jeta i mori një rrjedhë tjetër pasi u përfshi në devshirme. Mendohet se kishte të afërm poetin osman Ahmed bej Dukagjinin. Orientalisti britanik Norris përcjell se ishte vete Jahja që e pretendonte ndër vargjet e veta prejardhjen nga fisnikët Dukagjin.

I rekrutuar për t'u bërë jeniçer, u fut në trupat acemi oğlan, prej ku dilnin oficerët e jeniçerëve dhe mori gradat yayabash (oficer këmbësorie) dhe bylykbash. Qatipi i jeniçerëve Shihāb al-Dīn vërejti aftësitë e tij dhe i lejoi liri të madhe, të cilën e përdori për t'iu afruar skotës intelektuale të përbërë nga Kadri Bergamliu, Ibn Qemali, Xhafer Çelebiut, Ibrahim pashë Pargaliut dhe Iskender Çelebiut.

Ngritja në ushtri dhe si poet

Dihet se në rini të vet, Jahja Beu mori pjesë në betejën e Çaldëranit më 1514, drejtuar nga Selimi I, më pas gjithashtu në luftën Osmano-Mamluke të 1516-1517 dhe në ekspeditën e Bagdatit me në krye Sulltan Sulejmanin. Fitoi respektin e figurave kyçe të hierarkisë perandorake, mes të cilëve edhe të vetë sulltanëve, nga poezia e tij. Frymëzim për të cilën ishin fushatat e njëpasnjëshme në të cilat qe pjesë. Sipas Gibb, u frymëzua të shkruante Jusufin dhe Zelihanë kur ishte në Palestinë, rrugës për në Mekë. Egjipti ishte po ashtu frymëzues për të, Kajron e quante "qyteti i Jusufit".

Pati një hasmëri të hidhur me Haxhali Mehmet Beun, një poet bashkëkohës të cilin e njohu më 1536. Gjatë luftërave Osmano-Safavide shkroi një kaside kundër tij, të cilën kur ia paraqiti Sulltan Sulejmanit dhe Vezirit të Madh Rrystem Pashës, i mbiquajtur "armiq i poetëve". Aq i pëlqeu poezia Rrystem Pashës saqë e emëroi administrator të disa vakëfeve në Bursa dhe Stamboll.

Mërgimi dhe vitet e fundit

Gjatë luftërave me persët, Sulejman Kanunliu i keqinformuar nga Vezir Rrystem Pasha, ekzekutoi djalin e parë të vet Shehzade Mustafain. Jahja Beu i kushtoi princit të ekzekutuar një mersije të titulluar Şehzade Mersiyesi, që u prit shumë mirë. Por strumbullari i vrasjes, Rystem Pasha, nuk u lumturua aspak dhe bëri të gjitha përpjekjet që të ekzekutohej. Por sulltani nuk e aprovoi ekzekutimin e tij dhe u mjaftua me zhveshjen nga funksionet që mbante deri atëherë, por duke qenë pjesë e shtresës së asqerëve nuk u privua nga bazat e mbijetesës, u mërgua në Sanxhakun e Izvornikut dhe nuk u kthye më në Stamboll. Atje iu caktua një çiflig, prej të cilit nxirrte diku nga 27,000 deri më 30,000 akçe në vit. Më pas në Timishoara, qendër ejaleti, ku një moment të caktuar mori pjesë në luftime. Megjithëse në moshë, mori pjesë me trimat e tij në rrethimin e Sigetvarit më 1565-6, ku i paraqiti Kanunliut një kaside dhe i kërkoi sulltanit që të përkujdesej për fëmijët e tij. Ndër vargjet e kasidesë përmendet se ishte 80 vjeç.

Vitet e fundit të jetës mori dorë tek shejhu i tarikatit Gulshani, Dede Mehmed Urjani, dhe iu përshkushtua përshpirtshmërisë islame. Mendohet se vdiq më 990 H (1582), mbi 90 vjeç. Varri i tij gjendet në Loznicë, jo larg Zvornikut sipas disa burimeve.

Vepra

Jahja Dukagjini iu kushtua edhe studimeve të letërsisë. Ishte njëri nga poetët më origjinalë dhe më të shquar të Perandorisë dhe studiues i poezisë. Konsiderohet poeti më i madh i klasicizmit osman. Veprat kryesore të tij janë me përmbajtje morale-mistike. Veprat më të njohura të tij janë:

  • Visare të fshehta (Gencine-i Raz)
  • Jusufi dhe Zelihaja (Yusuf ve Züleyha)
  • Kopshti i ndritur i trëndafilave (Gülshen-i Envar)
  • Shahu dhe lypësi (Shah ü Geda)
  • Naze dhe lutje (Naz ve Niyaz)
  • Libri i parimeve ("Usulname" ose "Kitab-i Usul")
  • Qyteti i Stambollit (Şehrengiz-i İstanbul)
  • Qyteti i Edrenes (Şehrengiz-i Edirne)
  • Libër (poetik) për Sulltan Sylejmanin (Suleyman name)

Thënie

"Sojin e kam shqiptar  Dhe farefisi im jeton me shpatë në dorë."
"Farefisi im i lashtë rrjedh nga paria e shqiptarëve,  Sojin më të lashtë e kam prej princërve të Dukagjinit."

Shih edhe

Referime

Tags:

Jahja Bej Dukagjini BiografiaJahja Bej Dukagjini VepraJahja Bej Dukagjini ThënieJahja Bej Dukagjini Shih edheJahja Bej Dukagjini ReferimeJahja Bej DukagjiniBeuDivaniFamilja e DukagjinëveGjuha osmaneGjuha turkePerandoria OsmanePlevla

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KundrinoriRamazaniLigji i ArkimeditPaganizmiPeqiniBashkimi SovjetikHistoria e fesë islameManastiri i ZvërnecitBinjakëtUniversiteti i PrishtinësPiramidat e EgjiptitVloraVitamina DDhimbja e dashuriseZhurmat në veshPlani i biznesitMyrteza ÇaushiIzraeliNamazi i udhëtaritLumi i DanubitDritëro AgolliVideosexMitrush KuteliIrkenc HykaMargherita SarrocchiMeshariKodeinaGrida DumaDermatiti atopikDashuriaLufta e KosovësKiara TitoShtetet anëtare të Bashkimit EvropianHistoria e KuranitPashallëku i ShkodrësShkollat e para shqipeQiprojaXhindiNdotja e ajritEdi RamaMbretëria ShqiptareEjakulacioni tek MeshkujtShtetet e Bashkuara të AmerikësDita e VerësVallet shqiptareShtatë mrekullitë e botësStresiPerandoria OsmaneAgjërimiAvni RustemiXhensila MyrtezajAcı HayatAgjërimi i RamazanitPerandoria RomakeDon Kishoti i MançësIlir Shaqiri (këngëtar)Surja el-IhlasDeti AdriatikRomeo VeshajDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)ElektrolizaShpella e GadimësKisha katolikeEma QazimiEsad pashë ToptaniLista e viteveSuediaMbretëria e IlirisëKuzhina shqiptareSëmundja e LeukemisëGratë e MuhameditLista e sureve në KuranGjuha turkeSistemi urinarGlukozaHixhame🡆 More