Ivo Sanader

Ivo Sanader lindi më 8 qershor, 1953 në Split, Kroaci.

Ai përfundoi Universitetin e Insbrukut në Austri, ku studioi Letërsinë e Krahasuar dhe Gjuhët Romake.

Ivo Sanader
Sanader dhe Bush

Pas kthimit në Kroaci, Sanader punoi në zyrën e marketingut të agjencisë turistike Dalmacijaturist. Më 1998 u bë kryeredaktor i shtëpisë botuese Logos. Në atë kohë, ishte gjithashtu një prej redaktorëve të revistës Mogućnosti (Mundësitë). Më 1991, mori një post drejtues në Teatrin Kombëtar në Split.

Në gusht të vitit 1992, pasi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit kroat, u bë Ministër i Shkencës dhe Teknologjisë, një detyrë të cilën e mbajti deri në janar 1993.

Sanader më pas u emërua Zëvendësministër i Jashtëm. Në këtë detyrë të re, ai mori pjesë në bisedimet dypalëshe të cilat çuan në krijimin e Federatës Kroato-Myslimane të Bosnje-Hercegovinës (FBiH). Ai gjithashtu ndihmoi në diskutimet për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit kroatë që udhëtojnë në Greqi. Gjatë kësaj periudhe, Sanader u bë anëtar i Komitetit Qendror të partisë së tij.

Në fund të nëntorit 1995, pas Marrëveshjeve të Paqes të Dejtonit, Sanader u largua nga qeveria për t'u bërë shefi i kabinetit të Presidentit kroat të atëhershëm, Franjo Tuxhman, i cili e emëroi edhe sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare dhe anëtar të Këshillit Presidencial.

Në janar 1996, Sanader u bë anëtar i Këshillit Shumëpalësh për Bashkëpunimin ndërmjet Kroacisë dhe FBiH-së. Më vonë, u emërua për herë të dytë si Zëvendësministër i Jashtëm.

Më 1998, u zgjodh kryetar i HDZ-së dhe punoi për të modernizuar dhe forcuar partinë e tij.

Sanader është i martuar dhe ka dy vajza.

Tags:

19538 qershorAustriKroaciSplit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FoljaLista e vendeve sipas sipërfaqesGjeografia e KosovësZvarranikëtMacjaRrethiMenopauzaTuberkuloziMajat më të larta malore në KosovëINTELEGJENCA ARTIFICIALEVullkanet dhe termetetForcaAmerika JugoreAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianGjergj FishtaMbretëria e IlirisëDemokraciaFluturaBullizmiKanadajaNeurologjiaFyelliKlitoriKallëzuesiBiologjiaPashkëtTeknologjiaTingulliPlaku dhe detiQeniFustanellaShqipëria e PavarurPerandoria BizantineMbreti LuanGreqia e lashtëMarko BoçariTenisiShiuArbëreshët në ItaliKostandin KristoforidhiQeni i SharritTermometriAnëtarësimi i Kosovës në Bashkimin EvropianGjenetikaPërcaktoriMprehësi i lapsaveWilliam ShakespeareAsteroidetVitamina CEritrocitiLufta e FtohtëKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriÇrregullimi bipolarLista e vullkaneve aktivë në botëProblem globalLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësJudaizmiLigji i OmitPjesëzaKarnavalet brazilianeNamazi i AkshamitPeshkaqeniSarandaShqipëria në vitet 1912-1939Arbëria në MesjetëDialektet e gjuhës shqipeOlen CesariHans Kristian AndersenRoma e lashtëUNESCOSeksi analBorëbardhaDemografia e ShqipërisëRiciklimiZgjoi /Hive (film)Fieri🡆 More