Isuf Dedushaj

Isuf Dedushaj (10 tetor 1951) është mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë nga Vuthaj, në Mal të Zi.

Biografia

Prof. Dr. Isuf Dedushaj u lind në fshatin e Vuthaj. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në DrenasDrenicës. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëherazi është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e SarajevësBosnje ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1983. Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë mbrojti tezën e doktoraturës. Zgjidhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin nga imunologjia pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e ZagrebitKroaci. Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976-1990 kur për shkaqe etnike dhe politike largohet me dhunë nga puna. Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i epidemiologjisë. Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate prej vitit 1992 – 1996. Gjithashtu prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës. Dr. Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës – përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë. Ka qenë anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës. Prof. Dedushaj ka qenë mentor apo në Komision për mbrojtjen e temave të doktoraturës së 38 kandidatëve prej të cilave 2 jashtë Kosove, pastaj 45 magjistratura shkencore dhe mbi 100 mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (epidemiologji, higjienë, mjekësi sociale, mjekësi e punës dhe mjekësi e përgjithshme). Ka publikuar 112 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti”, për dhjetë vjetë me radhë. Ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Është autor i disa monografive shkencore dhe teksteve universitare.

Veprat

  • Vaksinimi kundër sëmundjeve ngjitëse - 1994
  • Epidemiologjia, Parimet dhe praktika -1997
  • AIDS - SIDA, Sëmundje që vret - 1998
  • Imunoprofilaksia - 2002
  • Epidemiologjia speciale e sëmundjeve ngjitëse - 2005
  • Enciklopedi e doktorëve të shkencës së mjekësisë shqiptare gjithandej globit - 2019

Shih edhe

Referime

Tags:

Isuf Dedushaj BiografiaIsuf Dedushaj VepratIsuf Dedushaj Shih edheIsuf Dedushaj ReferimeIsuf DedushajMali i ZiVuthaj

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RrethiMajlinda KelmendiHarta e BotësPukaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiDardanëtSistemi muskulorQelizaViktor CanosinajLista e bankave në ShqipëriMëlçiaSëmundjet e syritHIV/AIDSKomunikimiGalileo GalileiKafshëtPoseidoniMarrëdhënia seksualeUshtria Çlirimtare e KosovësPeshkuRomeo VeshajShenjat e qarkullimit rrugorIkametiLuaniAlkooliRebelimi i vitit 1997KosovaShenjat e Urdhërave të PreraVeshkaNdotjaZhurmat në veshGjilaniMercedes-BenzInfeksioni seksualisht i transmetueshëmLuledielliUlçera në stomakTartufi (komedi)Demografia e ShqipërisëMushkëriaKalendari katoliko-romak i shenjtorëveYlli detarNumrat e telefonit në KosovëImmanuel KantAntisemitizmiShkollat e para shqipeEozinofiliaPanairi i botësKukësiMuzika populloreGlobalizimiIliriaKortizoliPërcaktoriNdotja e ajritArbëria në MesjetëPula (shpend)Mali i DajtitApoloniaKalatë e ShqipërisëLojërat Olimpike VeroreMikroorganizmatFoljaSkeleti i njeriutËndrraTeoria e evolucionitMarin BarletiParisiDramaRrezet ultravjollcëZënia e Diellit (Eklipsi)GjeometriaDermatiti atopikLushnjaAvni RustemiRevolucioni i dytë industrialPersonat me aftesi te kufizuaraAjriLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohës🡆 More