Islamofobia

Islamofobia është frika, urrejtja ose paragjykimi ndaj fesë islame ose myslimanëve në përgjithësi, veçanërisht kur shihet si një forcë gjeopolitike ose burim terrorizmit.

Kuptimi i termit vazhdon të debatohet dhe disa e çmojnë atë si problematik. Disa studiues e konsiderojnë Islamofobinë si një formë të ksenofobisë ose racizmit, megjithëse legjitimiteti i këtij përkufizimi është i diskutueshëm. Disa studiues e shohin Islamofobinë dhe racizmin si fenomene pjesërisht të mbivendosura, ndërsa të tjerët e kontestojnë marrëdhënien, kryesisht me arsyetimin se feja nuk është racë. Shkaqet dhe karakteristikat e Islamofobisë janë gjithashtu tema të debatit. Disa komentatorë kanë paraqitur një rritje të islamofobisë që rezulton nga sulmet e 11 shtatorit, ngritja e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit dhe sulmeve të tjera terroriste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara nga ekstremistët islamikë. Disa e kanë shoqëruar atë me praninë e shtuar të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa të tjerët e shohin atë si një përgjigje ndaj shfaqjes së një identiteti global mysliman.

Islamofobia
Grafiti anti-myslimanë në Tel Aviv-Jafa, Izrael

Islamofobia dhe ligjërim publik shqiptar

Në mesin e shqiptarëve islamofobia ka të krahasuar me vende të tjera që kanë shumicë myslimane, e që rrënjët i ka në vetë-orientalizimin e elitës politike në shekullin 19. Në ligjërimin publik shqiptar ky fenomen ka nisur me rënien e diktaturës komuniste dhe me përpjekjen rindërtuese të identitetit të ri shqiptar post-komunist.

Në Shqipëri

Shkrimtari Ismail Kadare me prejardhje nga një familje myslimane gjirokastrite, dhe me paraardhësin nga e ëma bektashiun Hoxhë Dobin duke qenë përfaqësues i rrymës letrare të bejtexhinjve, pasi qe angazhuar që në periudhën e diktaturës komuniste me veprat e tij letrare kundër traditave fetare në frymën e Revolucionit Kulturor, propozoi mos-hapjen e xhamive kur presidenti Ramiz Alia po konsideronte lejimin e lirisë fetare në Shqipëri. Duke e argumentuar se Islami përbën një pengesë në ribashkimin me "familjen evropiane".

Më 1992 u shpreh publikisht "Shqiptarët janë ndër ato popuj që kanë vuajtur njëlloj si prej Komunizmit ashtu edhe prej Islamit." Deklaratë kjo që shkaktoi pakënaqësi dhe si pasojë çoi drejt protestave të zëshme nga diaspora shqiptare në New York. Duke iu bashkuar disa intelektualëve katolikë, ai argumentonte se për të fituar një hapje drejt Evropës Perëndimore, duhej lënë Islami nga popullsia me prejardhje myslimane, e madje edhe të konvertoheshin në të krishterë.

Kleriku i parë i vrarë nga çetat komuniste qe hoxha i Saukut, Selim Brahja, si dhe pushkatimi i 67 ballistëve në Lushnje pati kriter rrethprerjen, e ndër 2169 objektet e kultit që shkatërroi diktatura komuniste, prej të cilave 530 ishin teqe, tyrbe, mekame dhe dergjahe që i përkisnin tarikatit bektashi. 740 xhami u shkatërruan, disa prej të cilave qenë me rëndësi dhe vlerë arkitekturore të tilla si Xhamia Kubelie në Kavajë, Xhamia e Abdurrahman Pashës në Peqin dhe dy xhamitë në Elbasan që ishin të shekullit të 17. Ndër 1,127 ndërtesat islame që ekzistonin para komunizmit, vetëm 50 xhami ngelën, edhe këto në gjendje të rënduar. Ndërsa për intelektualë katolikë si Zef Pllumi komunizmi shqiptar ishte një “fundamentalizëm islamik i veshur me maskën e komunizmit”, ndërsa për Ardian Ndrecën komunizmi shqiptar kishte origjinë islamike dhe kjo tregohet nga armiqësia e veçantë e komunistëve ndaj Kishës katolike.

Në Kosovë

Shih edhe

Referime

    Citimet

Tags:

Islamofobia dhe ligjërim publik shqiptarIslamofobia Shih edheIslamofobia ReferimeIslamofobiaIslamiMyslimanëtTerrorizmi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Numrat e telefonit në KosovëAntisemitizmiSëmundja e LeukemisëZorra e trashëMenopauzaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianMbretëria e DardanisëGjitariKlima e ShqipërisëIkametiAdem JashariUlçera në stomakJelekuZgjoi /Hive (film)LeukocitTurqiaLui PastërBashkitë e ShqipërisëStatistikaMarin BarletiArsimi në ShqipëriPeshkaqeniFëmijaKara Mahmud pashë BushatiGjithësiaXhensila MyrtezajMaqedonia e VeriutShtatzëniaShkalla e MerkalitYlli detarBiosferaTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriNamazi i AkshamitTeoria e probabilitetitDrini i BardhëShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëVendbanimiLista e bimëveDielliBifurkacioniLahuta e MalcísRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëBronkitiHixhamePlanetiElektricitetiMbreti LuanImmanuel KantGjuha shqipeKuvendi i ShqipërisëKortizoliPneumoniaEozinofiliaAthinaEpilepsiaAvni RustemiLumi i DrinitSistemi operativBurreliFusha magnetikeShqipëria OsmaneIraniKoloseumiQyteti i KukesitEnver HoxhaLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneLista e festave në KosovëTërmetiKromozomiGjakuKalaja e BeratitKaliPolimeriVrima e zezëFibroza kistikeHijaNiko Engonopulo🡆 More