Inxhinieria E Informacionit

Inxhinieria e informacionit është disiplinë inxhinierike që merret me gjenerimin, shpërndarjen, analizën dhe përdorimin e informacionit, të të dhënave dhe njohurive në sisteme.

 Kjo fushë studimore është shumë e re pasi që u bë e njohur vetëm nga fillimi i shekullit XXI e këtej. 

An example of object detection (a stop sign) in computer vision.
Detektimi i shenjës së ndalimit të detyrueshëm.

Përmbledhje

Komponentët e inxhinierisë së informacionit përfshijnë më shumë fusha teorike si mësimi makinerik, inteligjenca artificiale, teoria e kontrollit, përpunimi i sinjalit, teoria e informacionit dhe fusha të aplikuara si vizioni kompjuterik, përpunimi i gjuhës natyrale, bioinformatika, informatika mjekësore e imazheve, kiminformatika, robotika autonome, robotika mobile dhe telekomunikacioni. Shumë prej tyre e kanë origjinën nga shkenca kompjuterike, si dhe degë të tjera të inxhinierisë si inxhinieria kompjuterike, inxhinieria elektrike dhe bioinxhinieria.

Fusha e inxhinierisë së informacionit bazohet shumë në matematikë, veçanërisht në probabilitet, statistikë, llogaritjet, algjebër lineare, optimizim, ekuacione diferenciale, llogaritë variacionale dhe analizat komplekse.

Inxhinierët e informacionit shpesh kanë një diplomë në inxhinierinë e informacionit ose në një fushë të ngjashme dhe shpesh janë pjesë e një organi profesional siç është Institucioni i Inxhinierisë dhe Teknologjisë ose Instituti i Matjes dhe Kontrollit. Ata janë të punësuar në pothuajse të gjitha degët e industrisë për shkak të përdorimit të gjerë të inxhinierisë së informacionit.

Termi inxhinieri e informacionit zakonisht është përdorur për të përcaktuar një metodologji të inxhinierisë së softverit që tani njihet më shpesh si inxhinieri e teknologjisë së informacionit ose metodologjia e inxhinierisë së informacionit. Ajo filloi të zhvillohet në kuptimin e saj aktual në fillim të shekullit XXI. 

Shih edhe

Referime

Tags:

DituriaInformacioniInxhinieriaShekulli XXITë dhënat

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Musine KokalariSaturniNdre MjedaKara Mahmud pashë BushatiKontaminimi i tokësLogopediaFormat e pashtjelluara të foljesFaqja kryesoreEmra pellazgëTrombocitiFrederik NdociEgjipti i lashtëRombiSpanjaSeksi oralGjeometriaGreqia e lashtëFustanellaBalenaTurizmiLista e shfaqjeve teatraleSyri i kaltër, DelvinëButrintiTrëndafiliLista e festave në ShqipëriFjalë të urtaViolinaDasma shqiptareShenjat astrologjikeYlli detarRiciklimiShpallja e Pavarësisë së KosovësQarqet e ShqipërisëLista e personaliteteve ilireTargat e automjeteve të KosovësArdit GjebreaLezhaEmblema e TiranësRilindja Kombëtare ShqiptareLista e shteteve të EvropësFeja në ShqipëriVeshiNamazi i SabahutMenopauzaEpilepsiaIsmail KadareMigrenaAli PodrimjaFigura stilistikeKalaja e PrezësShkollat e para shqipePolimeriBurreliPenisi i njeriutPjetër BogdaniGreqiaBashkimi EvropianNeptuniLista e lumenjve në KosovëKisha e Shna Ndout, LaçMartin Luther KingCikli menstrualJaponiaHistoria e ÇamërisëDita Ndërkombëtare e PunëtorëveBeratiUdhëtimet e GulliveritInxhinieria gjenetikeBiologjiaGjirokastraPaneli diellorSamir ManeIlir MetaTërmetiKatalizatoriShpella e piratëve (roman)Kultura e ShqipërisëUkrainaArbëreshët në Itali🡆 More