Organ Indi

Indi është tërësia e qelizave që kanë strukturë të ngjashme dhe që kryejnë funksione të njejta.

Qelizat që krijojnë organizmin tonë janë katër llojesh : epiteliale, lidhore, muskulore dhe nervore.

Trupi i gjallesave shumëqelizore përbëhet nga një numër i madh i qelizave. Gjatë procesit evolutiv qelizat janë specializuar për kryerjen e funksioneve të ndryshme, e kjo gjë ka ndikuar në ndërtimin e tyre. Në këtë mënyrë janë krijuar indet. Me ind nënkuptojmë grupin e qelizave, që kanë ndërtim të njëjtë, të cilat janë specializuar për kryerjen e një funksioni të caktuar. Shkenca që studion indet quhet histologji. Gjallesat shtazore përbëhen nga këto lloje indesh: indi epitelial, lidhor, muskulor dhe nervor.

Indi epitelial (sipërfaqësor)

Qelizat e këtij indi janë të mbështetura njëra me tjetrën. Ato formojnë një ose disa shtresa qelizore kompakte që shërbejnë si kufi me indet që vendosen më thellë.Ky ind mund te jete i sheshte ose gjendrror.Indi i sheshte mund te jete njeshtresor edhe shumshtresor ndersa indi gjendrror mund te jete njeqelizor(endrokrine) edhe shumeqelizor (ekzokrine). Format e qelizave janë pllakore, kubike, cilindrike. Qelizat e këtij indi, në anën e jashtme, në të shumtën e rasteve janë të pajisura me qerpikë, që kanë funksion mbrojtës, apo me rrudha të shumta që rrisin sipërfaqen thithëse. Kjo veçanërisht në sipërfaqet mukoze. Funksioni themelor i indit epitelial është mbrojtja, sepse ky mbështjell tërë sipërfaqen e trupit, sipërfaqen e organeve zgavrore të brendshme, sipërfaqen e sistemit të zorrëve, gypthat e organeve të frymëmarrjes, të urinimit, të enëve të gjakut, gypthat e gjëndrrave ekskretuese e sekretuese etj.

Indi muskulor

Indi muskulor përbëhet nga qelizat muskulore që ndryshe quhen fije muskulore e të cilat nën veprimin e ngacmimeve të ndryshme kanë aftësi të tkurren dhe të zgjaten. Me tkurrjen dhe zgjatjen e fijeve muskulore e bashkë me to edhe të muskujve, mundësohet lëvizja e eshtrave si dhe kryerja e shumë proceseve të tjera në organizëm. Gjatë tkurrjes muskulore prodhohet nxehtësi. Muskuj e insekteve dhe të këmbënyjëtuarëve të tjerë janë të aftë për tkurrje të shpejta. Në saje të kësaj cilësie disa flutura i lëvizin krahët e tyre deri në 18 mijë herë në minutë. Fija muskulore është rreth 5 herë më e hollë se fija e flokut, ndërsa gjatësia e saj sillet prej 10cm deri 12cm. Te njeriu dallohen tri lloje indesh muskulore, që kanë ndërtim dhe funksion të ndryshëm: indi muskulor i vijëzuar, indi muskujor i lëmuar dhe indi muskulor i zemrës. Indi muskulor i lëmuar merr pjesë në ndërtimin e muskujve të organeve të brendshme si në zorrë, organe urogjenitale, në paretet e enëve të gjakut etj. Indi muskulor i vijëzuar mbështjell skeletin, ndërsa ai i zemrës është i ndërtuar nga dy indet e para (i lëmuar dhe i vijëzuar). Muskulatura e shumë parruazorëve përbëhet prej muskujve të lëmuar.

Indi Nervor

Indi nervor përbëhet prej qelizave nervore, të cilat kanë zgjatime të shumta. Qelizat nervore përmes këtyre zgjatimeve mbajnë lidhje njëra me tjetrën, duke formuar rrjet të vërtetë. Qelizat e indit nervor quhen neurone. Neuronet janë me specializim të lartë, të cilat i marrin ngacmimet nga periferia dhe i bartin deri te truri. Po ashtu , këto qeliza i tejçojnë urdhëresat nga truri në pjesët e tjera të trupit. Indi nervor formon trurin, palcën kurrizore etj. Truri i njeriut ndërtohet prej disa miliarda qelizash nervore.

Qelizat nervore përmbajnë një cilësi shumë karakteristike; ato te personat e rritur e humbin aftësinë e ndarjes dhe nuk mund të ripërtërihen. Prandaj nëse dëmtohen si pasojë e ndonjë sëmundje apo e lëndimit, ato nuk mund të riperterihen.

Tags:

Qeliza

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KromozomiFamiljaMjedisi natyrorPashallëku i ShkodrësSinjalet rrugore në ShqipëriTeatri në ShqipëriShqiptarëtFan NoliPozicioni kalorëseJupiteriNumrat natyrorëVideosexKafshëtOutlook.comKërpudhatAtlantidaBalli KombëtarHasiKultura në KosovëAlbert AjnshtajniBektashiProblem globalKalatë e ShqipërisëRiciklimiPlisi (lashtësi)MatematikaErnest HemingwayMikelanxheloBlerim DevolliRrethi i DibrësJustina AliajMeningjitiSëmundja e LeukemisëIzraeliMuji dhe HaliliNamazi i AkshamitElbasaniLuftar PajaDermatiti atopikEgjipti i lashtëAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveIrakuForcaPankreasiCikli menstrualEkologjiaTom SojerBimësiaTetovaNdryshimet klimatikeLidhëzaAstronomiaIbrahim RugovaRepublika Socialiste Federative e JugosllavisëCraig NewmarkNamazi i SabahutSistemi limfatikAdolf HitleriAutobiografiaLufta e Parë BotëroreEmiratet e Bashkuara ArabeKalaja e BeratitRrethi i MatitRombiDhiaLidhja e LezhësVenaPasaporta e ShqipërisëStadiumi Santiago BernabéuNdotjaKanabisi (Drogë)BallkaniLista e lumenjve në KosovëDrini i BardhëPeshkuNelson MandelaPiramida e Keopsit🡆 More