Imperializmi: Krijimi i një marrëdhënieje të pabarabartë midis shteteve nëpërmjet dominimit

Imperializmi është një politikë (mënyra e qeverisjes) në të cilën vendet e mëdha apo të fuqishme kërkojnë të zgjerojnë autoritetin e tyre përtej kufijve të tyre.

Politika e imperializmit synon krijimin e një perandorie. Vendet imperialiste marrin nën kontrollin e tyre vende të tjera. Ata mund të përdorin forcën ushtarake për ta bërë këtë. Megjithatë, ata gjithashtu mund të shmangin përdorimin e forcës ushtarake dhe thjesht mund të vendosin kontrollin ekonomik dhe / ose politik mbi vendin tjetër. Politikat imperialiste të shteteve ose mbretërive kanë qëllime për të marrë sa më shumë tokë për të krijuar perandori më të mëdha.

Sundimtari i një perandorie fiton burime natyrore ku përfshihen produktet bujqësore dhe minierat. Gjithashtu, mund te fitohen edhe burimet njerëzore. Popujt e pushtuar mund të detyrohen në skllavëri ose në punë me paga të ulëta. Ata gjithashtu mund të detyrohen që të marrin pjesë në shërbime ushtarake në emër të perandorisë. Gjithashtu, njerëzit nën një qeveri imperiale mund të detyrohen të blejnë produkte nga ajo qeveri ose nga industritë e qeverisë.

Kështu, politika imperialiste mund të pasurojë shumë shtetin imperialist. Ky përfitim mund të zgjasë gjatë një periudhe të gjatë kohore. Imperializmi është praktikuar gjatë gjithë historisë së regjistruar. Megjithatë, ekziston një periudhë historike që njihet në mënyrë specifike si Epoka e Imperializmit. Kjo periudhë ka zgjatur nga fillimi i shekullit të 18-të deri në mesin e shekullit të 20-të. Disa shkrimtarë përdorin termin "imperializëm" joformalisht. Ata e përdorin termin për të nënkuptuar çdo lloj sundimi të një vendi mbi një pjesë tjetër të botës.

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EmpatiaMenopauzaShtatë mrekullitë e botës së lashtëZgjoi /Hive (film)Ujëvarat e MirushësIkametiShqipëriaXhingis HanKimiaGjergjiGjeometriaIsa BoletiniDhëmbët e njeriutNdotjaMitra (anatomi)Lista e llojeve të sportitDemografia e KosovësTingulliRomantizmi në kulturën europianeLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneBotaFahrije HotiKonfliktet Malazez-ShqiptarLuaniNdotja e ujitKanceriSëmundja e ParkinsonitLekë DukagjiniLista e maleve të ShqipërisëJuventus F.C.Kontaminimi i tokësRomeo VeshajFieriMusine KokalariEkonomiaKombëtarja shqiptare e futbollitLlojet e perfitimit të energjisë elektrikeLista e shteteve të EvropësAcidet dhe BazatHidrocentraletTërmetiRadha e veprimeve matematikoreEnergjia kinetikeBylisiLasgush PoradeciDua LipaKonferenca e Londrës (1912–1913)Bashkia TiranëRusiaRespekt per te moshuarveAdem JashariKalaja e BeratitLista e gjeografive të shteteveDita e Shën GjergjitPozicioni kalorëseBimësiaRevolucioni industrialArben TaravariElektromagnetiNdre MjedaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësVjosaKultura e ShqipërisëMyshqetTretjaFibroza kistikeMbretëria e DardanisëHendbollKubi (gjeometri)Virusi kompjuterikGlukozaRebelimi i vitit 1997Ahmet KrasniqiLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësNamazi i JacisëÇToka🡆 More