Impedanca Elektrike

Impedanca elektrike ose rezistenca (elektrike) e plotë mat kundërshtimin që një përcjellës elektrik i paraqet rrymës elektrike alternative (AC).

Rezistenca e plotë elektrike zgjeron konceptin e rezistencës elektrike për qarqet me rrymë alternative (AC), duke përshkruar jo vetëm amplitudën relative midis tensionit dhe rrymës elektrike në një çast të caktuar, por gjithashtu ajo jep edhe fazën relative. Kur në qarkun elektrik kalon rryma e vazhduar (DC), nuk kemi dallime mes rezistencës së plotë (impedancës) dhe rezistenca elektrike, kjo e fundit mund të mendohet si rezistencë me kënd fazë zero.

Impedanca Elektrike
Një paraqitje grafike e planit të impedancës komplekse.

Simboli për rezistencën e plotë është dhe kjo paraqitet duke shkruar madhësinë dhe fazën e saj në formën . Nga ana tjetër, paraqitja me anë të numrave kompleksë është më e fuqishme kur marrim në ananlizë qarkun. Termi (impedanca) rezistencë e plotë u vendos nga Oliver Heaviside në korrik të 1886. Arthur Kennelly ishte i pari që e paraqiti madhësinë e impedancës elektrike me anë të numrave kompleks më 1893.

Rezistencë e plotë është e përcaktuar si raporti në fushën e frekuencave i tensionit (voltazhit) me rrymën elektrike. Me fjalë të tjera, ajo përcaktohet si raporti tension-rrymë për një eksponencial kompleks të vetëm në një frekuencë të veçantë ω. Në përgjithësi, rezistencë e plotë do të jetë një numër kompleks, me të njëjtat njësi si rezistenca elektrike, për të cilat njësia SI është Ohm. Për një valë sinusoidale korrenti hyrëse ose tensioni, forma polare e impedancës elektrike komplekse (rezistencë së plotë) jep lidhjen midis amplitudës dhe fazës së tensionit (voltazhit) dhe rrymës elektrike. Në veçanti,

  • Madhësia e rezistencës së plotë komplekse është raporti i amplitudës së tensionit me amplitudën e rrymës elektrike.
  • Faza e rezistencës së plotë komplekse është zhvendosja fazore nga e cila rryma elektrike është para tensionit.

E anasjellta e rezistencës së plotë është pranueshmëria (dmth, pranueshmëria është raporti i rrymës elektrike me tensionin, dhe kjo zakonisht merr njësin; siemens , dikur e quajtur mho).

Impedanca komplekse

Impedanca paraqitet si një madhësi komplekse Impedanca Elektrike  kështu që termi impedanca komplekse përdoret zakonisht në vend të termit rezistenca e plotë. Një formë tjetër është forma polare e cila tregon si madhësinë (modulin) ashtu edhe fazën e rezistencës.

    Impedanca Elektrike 

ku pjesa reale e impedancës është rezistenca Impedanca Elektrike  dhe pjesa imagjinare është reaktanca Impedanca Elektrike .

Kur impedancat kërkohet të mblidhen ose të zbriten forma karteziane është më e përdorshme, kurse kur këto madhësi duhet të shumëzohen ose pjesëtohen llogaritjet bëhen më të lehta kur përdorim formën polare. Llogaritjet që bëhen në qarqe, siç është gjetja e impedancës së përgjithshme të dy impedancave që janë në paralel, kërkon që ne të konvertojmë midis të dyja formave disa herë përgjatë llogaritjes. Konvertimi midis të dyja formave ndjek rregullat e konvertimit për numrat kompleks.

Ligji i Omit

Impedanca Elektrike 
Një burim i rrymës alternative AC jep një tension Impedanca Elektrike , përgjatë një rezistence Impedanca Elektrike , me një rrymë Impedanca Elektrike .


Koncepti i impedancës elektrike mund të kuptohet duke e zëvendësuar atë tek Ligji i Omit.

    Impedanca Elektrike 

Madhësia e impedancës elektrike Impedanca Elektrike  vepron si rezistencë, duke dhënë një rënie në amplitudën e tensionit përgjatë një Impedanca Elektrike  për një rrymë elektrike të caktuar Impedanca Elektrike . Faktori i fazës tregon se rryma elektrike është prapa tensionit me një fazë Impedanca Elektrike  (dmth. në fushën kohore, sinjal i korrentit është i zhvendosur Impedanca Elektrike  në të djathtë në lidhje me sinjalin e tensionit).

Ashtu si impedanca elektrike e zgjat ligjin e omit tek qarqet me rrymvë alternative (AC), rezultate të tjera nga analiza eqarqeve me rrymë të vazhduar (DC) si ndarja e tensionit, ndarja e rrymës, Teorema e Theveninit, dhe Teorema e Nortonit, mund të zbatohen për qarqet AC duke zëvendësuar rezistencën elektrike me impedancën elektrike.

Tensioni dhe rryma komplekse

Impedanca Elektrike 
Impedanca e përgjithshme në një qark mjepet me të njëjtin simbol si një rezistor (notacionet US ANSI ose DIN Euro) ose jepet me një kuti.

Në mënyrë që të thjeshtojmë llogaritjet ,valët sinusoidale të voltazhit dhe korrentit zakonisht jepen si funksione me vlera komplekse me varësi kohore të dhëna nga Impedanca Elektrike  dhe Impedanca Elektrike .

    Impedanca Elektrike 
    Impedanca Elektrike 

Impedanca përcaktohet si raporti i këtyre dy madhësive.

    Impedanca Elektrike 

Duke zëvendësuar ligjin e Omit marrim

    Impedanca Elektrike 

Duke vënë re se kjo duhet të jetë e vërtetë për të gjitha Impedanca Elektrike , barazojmë madhësitë dhe fazat për të marrë

    Impedanca Elektrike 
    Impedanca Elektrike 

Ekuacioni i parë është ekuacioni i ligjit të Omit i zbatuar tek amplitudat e tensionit dhe rrymës elektrike, kurse ekuacioni i dytë përcakton lidhjen midis fazave të këtyre madhësive.

Validiteti i paraqitjes komplekse

Paraqitja me anë të eksponencialeve kompleksë bëhet e mundur nga Formula e Ojlerit):

    Impedanca Elektrike 

pra. një funksion sinusoidal me vlerë reale (i cili mund të paraqesë një formëvalore tensioni ose korrenti) mund të paraqitet si shuma e dy funksioneve komplekse. Nga parimi i mbivendosjes,ne mund të analizojmë sjelljen en një sinusoidi në anën e djathtë duke vënë re se ai jepet nga shuma e dy termave komplekse në anën e djathtë. Me anë të simetrisë, ne duhet të bëjmë vetëm analizën e anës së djathtë ; rezultatet do jenë identike për anën tjetër. Në fund të llogaritjeve ne arrimë tek funksioni sinusoidal me vlerë reale duke vënë re se

    Impedanca Elektrike 

Me fjalë të tjera , duhet të marrim vetë pjesën reale të rezultatit të mësipërm.

Fazorët


Një fazor është një numër kompleks konstant, zakonisht i dhënë në formë eksponenciale, i cili paraqet amplitudën komplekse (madhësinë dhe fazën) e funksionit sinusoidal në kohë. Fazorët përdoren nga inxhinierët elektrikë për thjeshtësimin e llogaritjeve që përdorin funksione sinudoidale, për shkak se këto mjete matematike mund të reduktojnë një ekuacion diferencial në një ekuacion algjebrik.

Referime

Tags:

Impedanca Elektrike Impedanca komplekseImpedanca Elektrike Ligji i OmitImpedanca Elektrike Tensioni dhe rryma komplekseImpedanca Elektrike ReferimeImpedanca ElektrikeRezistenca elektrikeRryma e vazhduarRryma elektrikeRryma elektrike alternativeTensioni elektrik

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KlimaMasturbimiAtmosferaQytetet e ShqipërisëKallëzuesiBakteriGalileo GalileiPlatoniMaltaMbreti LuanEkuatoriTepelenaEkonomiaLidhëzat në gjuhën shqipeNepotizmiMiguel de CervantesPolimeriPirro i EpiritShqipëria OsmaneSistemi nervorSinuzitiShoqëriaNënë TerezaLetërsiaLibrazhdiLlojet e vargjevAhmet KrasniqiMali i DajtitJudaizmiPërcjellësit elektrikDita Botërore e LibritNdryshimet klimatikeJulian DedaProlaktinaVitamina DFjodor DostojevskiArbëreshët në ItaliShpella e GadimësEmpatiaLista e gjeografive të shteteveLeukocitAutobiografiaPianojaAvni RustemiFejaGjarpriTargat e automjeteve të KosovësEnergjia e ripërtëritshmeKalaja e PrezësLista e festave në ShqipëriPankreasiForca e rëndesësFolkloriFoljaKorçaLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoMeningjitiGjermaniaDevejaDhëmbët e njeriutFormimi i yjeveEdi RamaSinonimiSamir ManeDemokraciaLidhëzaNjerëz dhe FateShkëlzen DoliEnergjia kinetikeLahutaAnesteziaReal Madrid C.F.TulipaniBarokuDardanëtShkollaLazeriLista e shteteve sipas popullsisë🡆 More