Ilo Mitkë Qafëzëzi: Shkrimtar shqiptar

Ilo Mitkë Qafëzëzi (Korçë, 1889 - 1955) ka qenë një studjues tejet prodhimtar në lëmën e historisë.

Biografia

U lind në Korçë më 1889, në një familje me prejardhjen nga Qafëzezi i Kolonjës me prejardhje të përzier shqiptaro-vllehe. Shkoi në Rumani që kur ishte 13 vjeç, pastaj emigroi në Amerikë si punëtor i një fabrike deri në vitin 1924, kur u kthye përfundimisht në Korçë dhe punoi si mësues e drejtor shkolle. Më 1924 u kthye në Shqipëri dhe nisi punë në fillim si mësues dhe më pas si drejtor i shkollës vllehe në Korçë. Pas pushtimit italian qe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Deri në Luftën e Dytë Botërore ishte biografisti më i mirënjohur shqiptar.

Vepra

Si autodidakt, Qafëzezi qe shumë prodhimtar me shkrimet e tij historike ndër të përkohshmet historike dhe buletinet. Botoi gjithashtu punime të rëndësishme historike mbi Voskopojën, Vithkuqin dhe Beratin; zbuloi dorëshkrimin e veprës së Theodor Kavaliotit dhe gjithashtu botimin e parë të Εισαγωγική Διδασκαλία të Daniel Voskopojarit, botuar në Venedik më 1794. Më tej zbuloi dorëshkrime të Kostandin Beratit dhe "Evëtarin" e Naum Veqilharxhit, datuar më 1844. Qafëzezi rizbuloi dhe përktheu në gjuhën shqipe Alipashiaden, një poemë për Ali pashë Tepelenën shkruar nga Haxhi Shehreti. Pas hyrjes së regjimit komunist, Sigurimi i Shtetit i sekuestroi 30 dorëshkrime Qafëzezit.

Tjetërsim i veprës intelektuale

Në vitet e para të regjimit komunist, dorëshkrimet e Qafëzezit u tjetërsuan nga redaksia e gazetës "Bashkimi" nëpërmjet Shefqet Musarait dhe Nako Spirus që i kish marrë 13 dorëshkrime për t'ia shpënë jugosllavëve në Beograd. Qafëzezi ndihmoi Dhimitër Shuteriqin për studimet e letërsisë së vjetër shqipe, gjithashtu i akuzuar për tjetërsim edhe Shuteriqi si Musaraj nga studjuesi paleograf korçar për shfrytëzimin pa kriter dhe pa leje të dorëshkrimeve të tij që gjendeshin në Institutin e Historisë që në kohën e luftës pa ia cituar "pronjërinë intelektuale". Shuteriqi nuk e paraqiste me akribinë shkencore dhe të së drejtës ndihmën e Qafëzezit, pikë së pari, për studimet me karakter peigrafik të shkrimtarëve të vjetë shqiptarë, sidomos të shkollës së Voskopojës (Kavalioti, Dhanili, Berati).

Referime

Tags:

Ilo Mitkë Qafëzëzi BiografiaIlo Mitkë Qafëzëzi VepraIlo Mitkë Qafëzëzi ReferimeIlo Mitkë Qafëzëzi18891955Korçë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

IntervistaKultura e ShqipërisëFizikaFusha magnetikeEritrocitiNamazi i SabahutNumrat e telefonit në KosovëLidhja e PrizrenitAriu polarPrishtinaLuiz EjlliOsmani IKarnavaletShkollaNoizyPunime artizanaleLojërat OlimpikeZemraHistoria e gjeometrisëTërmetiShiuSeladiniLufta e ÇanakalasëMehmet FatihuMikroorganizmatKostandin KristoforidhiMitologjiaHidrografia e ShqipërisëPaneli diellorPsikologjiaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianGjenerali i ushtrisë së vdekurTargat e automjeteve të ShqipërisëBasketbolliKalaja e GjirokastrësRomeo dhe ZhuljetaDhëmbët e njeriutHebrenjtëPulsi i zemrësSemaforiRomaMarsiDëbimi i shqiptarëve çamëSteve JobsLidhëzat në gjuhën shqipeNaim FrashëriTiroidetMargarita TutulaniTingulliKarizmaKlima e ShqipërisëAcidet dhe BazatDrogaFrancaLiqeni i OhritBletaPrincesha ArgjiroEnergjia potencialeVeshkaPikësimiPrincess ArgjiroSëmundja e LeukemisëDrini i BardhëZënia e Diellit (Eklipsi)Mali i DajtitSyriIbrahim RugovaAlfabeti shqipTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriArbëreshët në ItaliTurizmi në ShqipëriFoshnjaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriTumori i truritPjetër BudiJustiniani I🡆 More