Ilirët Dhe Iliria Te Autorët Antikë: Libër historik shqip

Ilirët dhe Iliria te autorët antikë (anglisht: The Illyrians and Illyria in ancient authors; frëngjisht: Les Illyriens et l'Illyrie chez les auteurs antiques) është një libër i botuar në vitin 1965 në Tiranë nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë i Universitetit të Tiranës.

Libri është ribotuar edhe në vitin 1979 nga Shtëpia Botuese Rilindja në Prishtinë si dhe në vitin 2002 nga Shtëpia Botuese Toena në Tiranë.

Ilirët Dhe Iliria Te Autorët Antikë: Përmbledhje, Shih edhe, Referime
Ilirët dhe Iliria te autorët antikë

Përmbledhje

Libri Ilirët dhe Iliria, te autorët antikë është botuar në kuadër të serisë Burime të Zgjedhura për Historinë e Shqipërisë dhe paraqet një përmbledhje të burimeve të autorëve antikë grekë, latinë dhe bizantinë të hershëm që bëjnë fjalë për ilirët dhe Ilirinë, duke filluar prej kohëve të lashta homerike e deri në shek. VII të e.r. Në këto burime, që i trashëgojmë të fragmentuara, janë pasqyruar kryesisht ngjarje të historisë politike të ilirëve, por edhe të dhëna tjera që ndriçojnë aspekte të jetës së tyre ekonomike e shoqërore, apo të atilla të karakterit gjeografik, etnografik, gjuhësor e kulturor, etj. Autorët antikë janë dhënë në renditjen kronologjike. Vëllimi është pajisur edhe me tregues emrash dhe me dy harta.

Autorët antikë të përfshirë në këtë përmbledhje janë: Homeri, Hesiodi, Herodoti, Thukididi, Isokrati, Demosteni, Skylaksi, Aristoteli, Polibi, Skymni, Apollodori, Varroni, Ciceroni, Cezari, Kornel Nepoti, Vergjili, Tit Livi, Diodori, Straboni, Dionisi i Halikarnasit, Nikolla i Damaskut, Lukani, Paterkuli, Valer Maksimi, Kurt Rufi, Mela, Plini, Frontini, Taciti, Flori, Suetoni, Plutarhu, Lukiani, Arriani, Pausania, Apiani, Ptolemeu, Dion Kasi, Eliani, Atheneu, Herodiani, M. Justini, Historia Augusta (Historia e Perandorëve), Expositio totius mundi et gentium (Përshkrimi i gjithë botës dhe popujve), Eutropi, Aurel Viktori, Panegjyrikët latinë, Amian Marcelini, Ambrozi, Euseb Hieronymi (Shën Jeronimi), Ruf Festi, Klaudiani, Orosi, Sozomeni, Theodoreti, Olympidori, Vegeti, Notitia Dignitatum (Lista e rangjeve), Prisku, Kodeksi i Theodosit, Malhu, Zosimi, Prokopi i Gazës, Stefan Bizantini, Kodeksi i Justinianit, Prokopi i Çezaresë, Jon Malala, Marcelin Komesi, Hierokli, Agathia i Myrinës, Menandri, Euagri, Anonimi Valesian, Isidori i Sevilës (Isidori i Hispalës), Theofilakt Simokata, Anonimi i Ravenës, Paul Diakoni dhe Zonara.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Ilirët Dhe Iliria Te Autorët Antikë: Përmbledhje, Shih edhe, Referime 
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Tags:

Ilirët Dhe Iliria Te Autorët Antikë PërmbledhjeIlirët Dhe Iliria Te Autorët Antikë Shih edheIlirët Dhe Iliria Te Autorët Antikë ReferimeIlirët Dhe Iliria Te Autorët Antikë Lidhje të jashtmeIlirët Dhe Iliria Te Autorët AntikëGjuha anglezeGjuha frëngjisht

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Enver HoxhaÇZana e malitRrezet infra të kuqeShkretëtiraPeshkaqeniRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëEgjiptiAdem JashariRrotullimi i TokësMatjaAristoteliFormimi i yjeveHistoriku i gjuhes letrare shqipeMuzeu Kombëtar i KosovësNumrat e telefonit në KosovëSëmundjet e zemrësEmiratet e Bashkuara ArabeRevolucioni industrialLista e viteveRrjeti kompjuterikAdoleshencaTeuta e IlirisëBashkimi SovjetikDritëro AgolliDemografia e KosovësDeti AdriatikEkologjiaHimni i FlamuritPrizreniLekë DukagjiniForcaNatriumiTeoria e probabilitetitHebrenjtëAkiliQarku elektrikQeniShqiptarëtËndrraBurimet natyroreVendkalimet kufitare të ShqipërisëShpyllëzimiMëlçiaPula (shpend)TuberkuloziKara Mahmud pashë BushatiDibraPetro MarkoPashallëku i JaninësIsmail QemaliKukësiLionel MessiViti i RiMagnetiLogopediaBashkimi EvropianKubi (gjeometri)Bifurkacioni i lumit të NerodimësTurizmi në ShqipëriHristijan MickoskiMitologjia grekeGjakuQarqet e ShqipërisëKlitoriLiqeni i OhritRepublika Popullore e ShqipërisëRobin HoodHasan PrishtinaLindja e parakohshmeEritrocitiPlisi (lashtësi)TruriMartin CamajGratë e MuhameditAlpet ShqiptarePeshku28 Nëntori - Dita e Flamurit🡆 More